Kampionati Evropian i zhvilluar në Francë dha spektakël të madh si nga ana e tifozëve, po ashtu edhe të lojtarëve në fushë, të cilët treguan aftësitë e tyre në këtë muaj të futbollit.
UEFA ka publikuar edhe listën përfundimtare të golave më të bukur të Evropianit, e cila do të shpallet nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të UEFA-s.
Një nga kandidatët dhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur kundër Polonisë në minutën e 82.
Aktualisht mesfushori shqiptar i Zvicrës është duke i prirë listës për golin më të mirë, duke lënë prapa rivalët e tij në këtë garë, Gera i Hungarisë me golin e shënuar në minutën e 19 ndaj Portugalisë, Robson-Kanu i Uellsit me golin e shënuar ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me golin e shënuar ndaj Uellsit në gjysmëfinale në minutën e 50, si dhe goli i finales i Eder në minutën e 109 ndaj Francës.
Klikoni këtu për të votuar dhe më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se është goli më i mirë i Evropianit, ndërsa më pas hapet një dritare tjetër në të cilën mund të votoni.
Futbolliti Eder është trim fitores së Portugalisë, i cili në minutën e 109-të heshti francezët. Antoine Griezmann fitoi
(E plotësuar) – Kombëtarja e Portugalisë fitoi titullin e kampionit të Evropës. Pas plotë 120 minutave Portugalia e mposhti me rezultat 1:0 Francën, në finalen që u zhvillua në stadiumin „Stade de France“ në Saint-Denis në Paris. Ky është titulli i parë në histori për Portugalinë, ndërsa francezët janë të zhgënjyer, duke mbetur duarbosh. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola, por vazhdimet përcaktuan fituesin. Futbollisti Eder është trim fitores së Portugalisë, i cili në minutën e 109-të heshti francezët.
Portugalia luajti pa kapitenin Cristiano Ronaldon kur shkaku i lëndimit në minutën e 25-të u largua nga fusha, por kjo fare nuk e pengoi kombëtaren e tij që ta fitoi titullin e parë në histori. Portugezët luajtën me vetëmohim të pashoq dhe pa dyshim meritat më të mëdha për këtë trofe ka edhe portieri Rui Patricio që mbrojti për mrekulli. Nga ana tjetër, Antoine Griezmann fitoi „Këpucën e Artë“, i cili ka realizuar gjithsej 6 gola, tri me tepër se Ronaldo e Nani të Portugalisë, Giroud e Payet të Francës dhe Morata i Spanjës. „Këpuca e Argjendtë“ i takon Cristiano Ronaldos dhe e bronzta Oliveir Giroudit. Renato Sanches shpallet lojtar më i mirë i ri i Kampionatit Evropian. Mbrojtësi Pepe është shpallur lojtar i ndeshjes.
113′ Portugalia shumë afër titullit të parë në histori të tyre, që do të ishte dhurata më e mirë edhe për Ronaldon e lënduar.
109′ Zëvendësuesi Eder merr një top dhe nga rreth 22-23 metra me një gjuajtje të fortë e përtokë e e befason portierin Lloris, 1:0. Filloi pjesa e dytë e vazhdimeve. 108′ Guerreiro i Portugalisë nga gjuajtja e lirë rreth 22 metra, godet me të majtën dhe aleti i portieri Lloris ka qenë tërthorësja.
Përfundoi pjesa e parë e vazhdimeve. 104′ Franca ishte me fat. Portieri Hugo Lloris ka ndërhyrë për mrekulli, duke e ndalë gjuajtjen me kokë të Ederit. 100′ Nuk ka gola, Portugalia lufton me mish e më shpirt në repartin e mbrojtjes. 97′ Vazhdon ndeshja pa gola, pesë kartona të verdhë deri më tash. 94′ Atmosferë po, lojw me rivalitet, por pa gola.
Filloi pjesa e parë e vazhdimeve, 0:0. Finalja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
90+2′ Fat i madh për Portugalinë. Gignac i pafat, goditja e tij u ndalë nga shtylla pingule dhe ia mohoi golin. Tre minuta lojë shtesë, gjasat janë ndeshja të shkoi në vazhdime. 89′ Rezultati 0:0. 84′ Moussa Sissoko nga rreth 30 metra dërgoi një projektil të vërtetë, megjithatë Patricio edhe një herë u tregua në nivelin më të lartë.
82′ Ndeshja po shkon drejt vazhdimeve, por mbetet të shihet se do të ketë ndryshim rezultati deri në fund të kohës së rregullt. 80′ Nani gati vë në befasi portierin Lloris i cili e grushton topin duke e shpëtuar portën e tij. 75′ Portieri Rui Patricio është trim i kësaj mbrëmjeje. Giroud nga afërisa godet fortë por Patricio tregoi klasin e lart të tij. 73′ Franca kërkon golin e fitores së madhe, që do t’i sjell trofeun e tretë në histrori të tyre. 66′ Zëvendësuesi Coman për mrekulli harkoi dhe kur pritej gol, Griezmann nga afërsia rreth 7-8 metra gjuajti me kokë mbi portë.
64′ Pa ndryshim rezultati, dy kartona të verdhë deri më tash, Cenrid dhe Mario të Portugalisë. 58′ Një fakt nuk duhet harruar se Portugalia është pothuajse e specializuar për barazime, e cila nga gjashtë gjashtë ndeshje vetëm një e ka fituar në kohën e rregullt. Griezmann rrezikoi, por gjuajtja e tij qe e lehtë për portierin portugez.
54′ Një tifoz futet në fushë, por sigurimi e kap mënjeherë dhe e largon nga fusha. 50′ Portugali luan me shumë kujdes në repartin e mbrojtjes, duke mbuluar çdo vrimë të kundërshtarit.
47′ Një është pothuajse e sigurt, Antoine Griezmann është shumë afër trofeut të „Këpucës së Artë“.
Fillon pjesa e dytë. Raportohet se 100 mijë shikues janë jashtë stadiumit në shesh duke e ndjekur në Paris, plus 75 mijë në stadium dhe me qindra miliona në ekranet televizive. 43′ Po afrohet fundi i pjesës së parë, pa gola. 39′ Edhe Quaresma paksa ankohet nga lëndimi, i cili u fut në vend të Ronaldos. 34′ Sissoko ka pasur rast të mirë, gjuajti fortë edhe më bukur reagon portieri Patricio dhe shpëtoi portën e tij. Cedric i Portugalisë ndëshkohet me karton të verdhë.
33′ Nuk ka ndryshim rezultati, pa Ronaldon finalja nuk e ka shijen ashtu si e duan të gjithë. Megjithatë, lëndimi ishte i papritur i tij në këmbë. 28′ Luis Nani ka marr shiritin e kapitenit, derisa e barte Ronaldo deri në minutën e 25-të, kohën kur u lëndua dhe u largua nga fusha.
25′ Ronaldo me barelë largohet nga fusha. Lajm i keq për Portugalinë. Ai nuk mundi ta vazhdojë finalen.
22′ Tentimi i dytë i Francës, Sissoko nga rreth 22 metra gjuajti mbi portën e Patricios.
20′ Rikthehet Ronaldo në fushë.
17′ Cristiano Ronaldo është lënduar një lajm i keq për Portugalinë. A do të vazhdojë apo jo lojën mbetet të shihet. 16′ Iniciativën në fushë e ka Franca, ndërsa Portugalia tenton të organizojë ndonjë kundërsulm. 12′ Franca është më energjike, më e rrezikshme, sulmon vazhdimisht.
9′ Rast ideal për Francën. Griezmann nga një pozitë e bukur tentoi me kokë ta parabolloi portierin Patricio, ky i fundit me majet të gishtërinjve e dëboi topin në korrne. 4′ Nani nuk e shfrytëzoi si duhet një mundësi të mirë, duke gjuajtur mbi portë.
2′ Taktizojnë ekipet në minutat e parë, ndonëse Franca mundohet të rrezikoi e para. Filloi ndeshja, finalja e madhe e Kampionatit Evropian.
Portugalisë iu është kthyer nga lëndimi Pepe dhe janë më të kompletuar për në finalen e madhe. Portugalia ka pasur një ecuri interesante, të gjitha barazime në grupin F, në hapje 1:1 me Islandën, 1:1 me Austrinë dhe 3:3 me Hungarinë, duke e zënë vendin e tretë me 3 pikë. Në të tetën e finales e mundi me 1:0 Kroacinë pas 120 minutave, në çerekfinale me 5:4 pas penalltive e mposhti Poloninë, pasi ndeshja përfundoi 1:1 dhe në gjysmëfinale e ka eliminuar me 2:0 Uellsin.
Franca për të ardhur deri në finale, në grupin A mundi me 2:1 Rumaninë, pastaj me 2:0 Shqipërinë dhe në fund barazoi 0:0 me Zvicrën, duke e zënë vendin e parë me 7 pikë. Në të tetën e finales e mundi me 2:1 Republikën e Irlandës, kurse në çerekfinale e demoloi me 5:2 Islandën dhe në gjysmëfinale me 2:0 Gjermaninë. 51 kamera janë duke e përcjellë këtë finale, duke mos lejuar asgjë që të iu ikë.
Franca pas 16 viteve është në finale, kurse Portugalia pas 12.
Antoine Griezmann është shumë afër që ta fitojë „Këpucën e Artë“. Ai udhëheq listën e shënuesve me 6 gola, ka tri me tepër se Cristiano Ronaldo, Oliveir Girouid, Dimitri Payet, Luis Nani etj.
Portugalia apo Franca, cila do të fitojë Kampionatin Evropian. Finalja e madhe po afrohet, fiks në orën 21.00 do të rrokulliset topi dhe do të shihet se kush do të jetë më i mirë apo ndoshta edhe më fat do të triumfojë Portugalia apo Franca. Cristiano Ronaldo i Portugalisë apo Antoine Griezmann i Francës, do të gëzohen në fund. Në stadiumin „Stade de France“ në Saint-Denis në Paris, është atmosferë drithëruese. Portugalia synon trofeun e parë e Franca të tretin në histori të tyre.
Portugalia-Franca 1:0 Stadiumi „Stade de France“ në Saint-Denis në Paris. Shikues 75.000. Gjyqtar: Mark Clattenburg (Anglia). Shënues: Eder (109′). Kartonat e verdhë: Cedric, Mario, Guerreiro, Carvalho, Fonte, Patricio -Umtiti, Matuidi. Portu, Pogba. Portugalia: Rui Patricio, Cedric, José Fonte, Pepe, Guerreiro, William Carvalho, Renato Sanches (Eder 79′), Adrien Silva (Moutinho 66′), Joao Mario, Nani dhe Cristiano Ronaldo (Quaresma 25′). Franca: Lloris, Sagna, Koscielny, Umtiti, Evra, Pogba, Matuidi, Sissoko (Martial 110′), Payet (Coman 58′), Griezmann dhe Giroud (Gignac 78′).
Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit sot në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare.
Më pas, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës. Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë.
Në agjendë është parashikuar pritje edhe në ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.
Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.
Ja agjenda qe do te ndjeke ekipi kombëtar:
1-Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit
2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës
3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës
4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike
5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë
6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren.
Kombëtarja shqiptare ka shkëlqyer në përballje me Rumaninë, duke fituar me rezultat 1-0, në ndeshjen e tretë të Grupit A të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.
Mit dem Laden des Beitrags akzeptieren Sie die Datenschutzerklärung von Facebook. Mehr erfahren
Kuqezinjtë të përkrahur fuqishëm nga rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, kanë bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, duke arkëtuar tre pikëshin e parë në Evropianin “Francë 2016”.
Futbollistët e Kombëtares sonë gjatë terë ndeshjes, dhanë terë potencialin e tyre gjatë terë kësaj super sfidë, duke fituar ndeshjen dhe duke gëzuar gjithë shqiptarët kudo që janë, e duke shpresuar së do të kualifikohen në rundin tjetër të garave të këtij evenimenti të madh sportiv.
Golin e fitores për Shqipërinë e realizoi Armando Sadiku në minutën e 43-të, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë, edhe pse skuadra jonë kishte edhe raste tjera në pjesën e parë, sidomos Lenjani, i cili dështoi nga pozita ideale.
Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria bëri lojë të mirë, edhe pse rumunët u munduan më të gjitha forcat që të gjejnë golin e barazimit, por tentimet e tyre ishin të kota, sepse mbrojtja shqiptare ishte në nivel të detyrës.
Përfundimisht Shqipëria arrin fitoren e parë në pjesëmarrjen e parë në një Evropian, ndërkaq, Sadiku është shqiptari i parë që shënon gol për Shqipërinë në një eveniment të tillë.
Pas kësaj fitore, Shqipëria ngjitët në pozitën e tretë më tri pikë, kurse, tabelën e kryeson Franca më shtatë pikë, dy më shumë së Zvicra. /RTKlive.com
Sfida e dytë për Shqipërinë, ajo ndaj Francës, pritet të sjellë dhe ndryshime në formacionin që Gianni De Biasi ka menduar të hedhë në fushë që nga minuta e parë.
Trajneri Gianni De Biasi pritet të ndryshojë në mesfushë. Mundësitë janë aktivizimi i Andi Lilës dhe Ledian Memushajt.
Ky i fundit ndihmoi sulmin në miqësoren e para një viti në Elbasan me përfaqësuesen franceze. Arlind Ajeti mendohet të zëvendësojë Lorik Canën e pezulluar, në qendër të mbrojtjes.
Ergys Kaçe, i cili pati një problem në gjurin e majtë duke mos u stërvitur dje paradite, por iu bashkua në seancën e pasdites, mund ta nisë nga stoli. Në sulm, favorit është përsëri Armando Sadiku. Takimi me Francën është tepër i rëndësishëm për ecurinë në finalet e Evropianit, një debutim absolut i Shqipërisë në një turne madhor. Ndeshja luhet nesër në mbrëmje në Marseielle. /RTKlive.com