Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi sot pasdite në konferencën për shtyp përpara sfidës me Armeninë në Jerevan u shpreh optimist për një sukses që do t’i siguronte kualifikimin skuadrës kuqezi për në Euro 2016.
Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.
“Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë”.
De Biasi vuri theksin në ecurinë fantastike të Kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve. “Nëse ditën e shortit do t’i kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi me një fitore mund të kualifikohemi në Europian, do të më merrnin për budalla. Ne jemi një vend i vogël dhe me Armeninë nuk kemi të përbashkët vetëm këtë fakt por edhe faktin që si ju kemi shumë emigrantë në mbarë botën. Do të ishte bukur të festonim në vendin tuaj, për të tregu ar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë”, tha ai.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme në orën18:00. Në stërvitjen e fundit përpara sfidës, Andi Lila nuk ia ka dalë mbanë të jetë në dispozicion të trajnerit duke konfirmuar mungesën në 90 minutëshin e Jerevanit.
Trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan, deklaroi para ndeshjes se te dielës me Shqipërinë se do të jetë i lumtur nëse skuadra e tij do të zhvillojë një lojë të bukur, e cila jo domosdoshmërisht mund të reflektojë rezultat pozitiv.
“Ne duhet të gjejmë lojën tonë të bukur, dhe jo domosdoshmërisht kjo përkthehet me fitore. Do të jem i lumtur nëse luajmë një futboll tërheqës, edhe nëse nuk do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Futbolli i tillë është, mund të luash bukur, por në fund nuk merr asnjë pikë. Nuk ka skuadra të pamposhtura dhe nuk mund t’u kërkojmë futbollistëve të fitojmë me cdo kusht. Është ndeshje e fundit eleminatore dhe sigurisht që dëshirojmë ta mbyllim këtë fushatë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha trajneri i Armenisë.
Duke folur për situatën ne grupin I, ku Danimarka shpreson per nje fitore ose barazim te Armenisë ndaj Shqipërisë për të vijuar me tej, trajneri armen tha se, “Në futboll nuk luhet për nder apo për t’i bërë favor një skuadre tjetër. Këto fjalë janë të papërshtatshme. Nëse humbasim kjo nuk do të thotë se luajtëm pa nder. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por në një ndeshje futbolli ndikojnë faktorë të ndryshëm”.
Trajneri i Armenisë tha gjithashtu se, ka mungesa të rëndësishme për arsye dëmtimesh, ndërsa lojtarë të veçantë janë jashtë formë, duke paralajmëruar ndryshime të shumta në formacionin bazë.