
Falja e Namazit
RĂ«ndĂ«sia e kĂ«tij obligimi islam nĂ« veçanti theksohet nĂ« mĂ« se njĂ«qind ajete kur’anore, sepse namazi Ă«shtĂ« vĂ«rtetim dhe manifestim i besimit tĂ« vĂ«rtetĂ« – imanit.
Përgatitja për namaz
Për namaz nevoiten disa përgatitje, të cilat përbëhen nga këto kushte:
1.trupi, petku dhe vendi ku do të falet të jetë i pastër,
2.të merret abdest (sipas nevojës të lahet, ose nëse kjo nuk është e mundhsme, të merret tejmmum),
3.të vishet sipas rregullit,
4.të falet në kohë,
5.të kthehet kah kibla,
6.të bëhet nijet.
Përbërja e namazit
Namazi përbëhet nga këto pjesë apo rukne:
1. iftitah – tekbir, tekbiri fillestar (All-llahu ekber),
2. kijam, qëndrimi në këmbë,
3. kiraet, lĂ«ximi i Kur’anit nĂ« namaz,
4. ruku, përkulja në namaz,
5. suxhud, lëshimi i fëtyrës përtoke në namaz,
6. teshehhud, ulja në namaz.
Falja e namazit
Me të hyrë në namaz, bëjmë nijetin dhe duke i ngritur duart lart, shqiptojmë:
All-llahu ekber ( All-llahu është më i Madhi),
(Që do të thotë: i ngre duart nga kjo botë dhe i kthehemi All-llahut, të Vërtetës dhe Madhërisë më të madhe).
Lidhja e duarve në kijam do të thotë: e lidh zemrën dhe mendimet e mia vetëm për All-llahun xh.sh.
Në rekatin e parë lexojmë:
Subhanekell-llahumme ve bi hamdike ve tebarekesmuke ve te’ala xheddukem ve la ilahe gajruke.
(QĂ« do tĂ« thotĂ«: LavdĂ«rimi tĂ« qoftĂ« Ty, o Zoti im. Ty tĂ« takon çdo falĂ«nderim. I lartĂ«suar Ă«shtĂ« emri Yt, e paarritshme Ă«shtĂ« madhĂ«ria Jote. Pos Teje s’ka zot tjetĂ«r).
Pastaj lexojmë:
E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
(Që do të thotë: Kërkoj mbështetje te Zoti kundër djallit të mallkuar. Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit).
El-hamdu lil-lahi rabbil-alemin
Er-rahmanir-rahim
Maliki jevmiddin
Ijjake na’budu ve ijjake neste’in
Ihdinessiratal-mustekim
Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim veleddal – lin
Që do të thotë:
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Sunduesit të ditës së Gjykimit
Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
Udhëzona në rrugën e drejtë,
Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!Amin
Pas Fatihasë ( e cila lexohet në secilin rekat), në dy rekatet e para të namazeve farz, e të atyre sunnet në secilin rekat, lexohet nga një sure apo disa ajete.
Pastaj duke shprehur tekbirin – All-llahu ekber, shkohet nĂ« ruku‘, ku tri herĂ« thuhet:
Subhane rabbijel-adhim,
(Lavdërimi të takon Ty, o Zoti im i madh) e pastaj duke u drejtuar thuhet:
Semi’all-llahu limen hemideh , (E dĂ«gjon All-llahu atĂ« qĂ« e falĂ«nderon),
Rabbena lekel-hamd , (Falënderimi të qoftë Ty, o Zoti ynë!).
Pastaj me tekbir – All-llahu ekber, lĂ«shohet nĂ« sexhde, ku nĂ« dy sexhde tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme, tĂ« ndara me tekbir, tri herĂ« lexohet:
Besmelja,
Fatihaja dhe
Një sure, një ajet i gjatë ose disa të shkurtër,
E pastaj nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ« kryhet edhe ruku’i dhe sexhdeja.
Pas sexhdes sĂ« rekatit tĂ« dytĂ«, nĂ« ulje lexojmĂ« Ettehijjatu…
Nëse namazi është dyrekatësh (sunneti dhe farzi i sabahut, sunneti i akshamit, sunneti i fundit i drekës dhe i jacisë, farzi i xhumasë dhe namazi i bajramit), atëherë pas ettehijjatu lexohen salavatet dhe duatë.
Pastaj jepet selam, së pari në anën e djathtë, e pastaj në të majtën.
Nëse namazi është trerekatësh (farzi i akshamit dhe namazi i vitrit), ose prej katër rekatëve (sunneti dhe farzi i drekës, sunneti dhe farzi i ikindisë dhe sunneti dhe farzi i jacisë), atëherë (te farzet e drekës dhe sunneti i xhumasë) pas ettehijjatit, e te sunnetet e (tjera), pas salavateve e duave, falet edhe një rekat, gjegjësisht dy, në të cilët, nëse është farz, lexohet vetëm besmeleja dhe Fatihaja, e nëse është sunnet lexohet besmeleja, Fatihaja dhe një sure, gjegjësisht ca ajete, e pastaj në uljen e fundit (kadil-ahiren) lexohen ettehijjatu, salavatet e duatë dhe jepet selam.
DHIKRI PAS NAMAZIT
Pasi të jetë falur namazi, është e lavdërueshme të lexohet: salavat, ajetul-kursiji, tesbihët dhe duaja.
Edhe pse duaja është më mirë të lexohet arabisht, ajo mund të lexohet edhe në gjuhën tonë).
VAXHIBET – OBLIGIMET NĂ‹ NAMAZ
Në çdo rekat të lexohet Fatiha,
Në dy rekatet e para të namazeve farz, e në të gjitha rekatet e namazeve tjera, të lexohet një sure ose ca ajete,
Në sexhde përveç ballit duhet vënë edhe hundën, në mënyrë që të ndjehet fortësia e tokës,
NĂ« dy rekatet e para tĂ« namazeve tĂ« natĂ«s, tĂ« xhumasĂ« e tĂ« Bajramit, imami tĂ« lexojĂ« Kur’anin nĂ« zĂ«, ndĂ«rkaq muktediu ta ndjekĂ« duke heshtur,
Të lexohet ettehijjatu në të dyja uljet,
Në uljen e parë të namazeve farz si dhe në sunnetet e drekës e të xhumasë pas ettehijjatu të mos lexohen salavatet.
NĂ« farzin e drekĂ«s e tĂ« ikindisĂ« imami tĂ« lexojĂ« Kur’an nĂ« vete, ndĂ«rsa muktediu ta ndjekĂ« duke heshtur,
Në namazin e vitrit, në rekatin e tretë, (pas sures) të merret tekbir dhe të lexohet duaja e kunutit,
Në namazet e bajramit, në rekatin e parë pas subhanekes, ndërsa në të dytin pas sures, të merren nga tri tekbire (duke i ngritur duart deri te veshët),
Në fund të namazit të jepet selam.
KUPTIMI I RUKNEVE TĂ‹ NAMAZIT
TĂ« gjitha ruknet e namazit – iftitah tekbiri , kijami , kiraeti , ruku’i , suxhudi dhe tesheh – hudi kanĂ« kuptimin dhe arsyen e thellĂ« tĂ« tyre . Kijami – qĂ«ndrimi dhe kiraeti – leximi nĂ« namaz nĂ«nkuptojnĂ« qĂ«ndrimin para All-llahut , bisedĂ«n dhe kontaktin shpirtĂ«ror me Krijuesin dhe falĂ«nderimin nĂ« begatin e Tij tĂ« panumĂ«ruar . Kijami njĂ«kohĂ«sisht na pĂ«rkujton DitĂ«n e Gjykimit kur njerĂ«zit , duke qĂ«ndruar para All-llahut, do tĂ« japin llogari pĂ«r veprat e tyre .
Ruku’ja – pĂ«rkulja , nĂ«nkupton falenderimin ndaj Krijuesit , pĂ«r tĂ« mirat qĂ« i gĂ«zojmĂ« dhe pĂ«rulshmĂ«rin para MadhĂ«ris sĂ« Tij . Sexhdeja – lĂ«shimi i fytyrĂ«s nĂ« tokĂ« , Ă«shtĂ« shprehje e thellĂ« e pĂ«rulshmĂ«risĂ« dhe e nĂ«nshtrimit ndaj All-llahut xh.sh. NĂ« sexhde njeriu Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r All-llahut xh.sh.
Namazet farz , vaxhib dhe sunnet
Muslimani e ka për detyrë të domosdoshme farz, që gjatë ditës e natës të falë pesë namaze, e që janë : 1. Sabuhu- katër rekate: dy sunnet dhe dy farz,
2. Dreka – dhjetĂ« rekate : katĂ«r sunnet , katĂ«r farz dhe dy sunnet tĂ« fundit , 3. Ikindia – tetĂ« rekate : katĂ«r sunnet dhe katĂ«r farz,
4. Akshami – pesĂ« rekate : tre farz dhe dy sunnet dhe,
5. Jacija – trembĂ«dhjetĂ« rekate : katĂ«r sunnet, katĂ«r farz , dy sunnet tĂ« fundit dhe tre tĂ« vitĂ«r namazit .
Kompensimi dhe shkurtimi i namazit
Farzet e namazeve tĂ« lĂ«shuara jemi tĂ« detyruar t’i kompensojmĂ« , duke i falur ato . Sunneti i ikindisĂ« dhe i jacisĂ« ndonjĂ«herĂ« mund tĂ« mos falet , pra tĂ« lihet NĂ«se jemi udhĂ«tarĂ« – mysafirrĂ« nĂ« largĂ«si prej mĂ« se 86 km., farzet prej katĂ«r rekateve mund t’i shkurtojmĂ« nĂ« dy rekate .
Kuptimi i namazit
Namazi , si edhe çdo dispozitë tjetër islame , ka kuptimin e tij të dyfishtë: ta nxisë njeriun në falënderimin e All-llahut xh.sh dhe në kryerjen e veprave të mira fisnike dhe ta ndalojë nga veprat dhe mendimet e këqija.
All-llahu xh.sh thotë:
„Ti lexo atĂ« qĂ« po tĂ« shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vĂ«rtet namazi largon nga tĂ« shĂ«mtuarat dhe tĂ« irituarat, e pĂ«rmendja e All-llahut Ă«shtĂ« mĂ« e madhja (e adhurimeve);
All-llahu e di ç’punoni ju.“ (El – Ankebut, 45)
„(Ai ndihmon) Ata tĂ« cilĂ«t kur Ne u mundĂ«sojmĂ« vendosjen nĂ« tokĂ«, e falin namazin, japin zeqatin, urdhĂ«rojnĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ« dhe largojnĂ« prej tĂ« keqes. All-llahut i takon pĂ«rfundimi i çështjeve.“ (El – Haxhxh, 41)
Muhammedi alejhisselam namazin e ka krahasuar me lumin andaj ka thĂ«nĂ«: „Ç’mendoni, sikur ndokush prej jush tĂ« kishte njĂ« lum para dyerve, e tĂ« lahej nĂ« tĂ« pĂ«r çdo ditĂ« nga pesĂ« herĂ«…? KĂ«shtu ndodh edhe me pesĂ« namazet gjatĂ« ditĂ«s e natĂ«s. All-llahu me to i shlyen mĂ«katet e mu’minit“.
Njeriu që rregullisht e fal namazin, duke qenë i vetëdijshëm për qëllimin dhe përmbajtjen e tij, patjetër të jetë i pastër shpirtërisht dhe moralisht. Ai që vazhdimisht mendon në Zotin, mendon edhe në veprat e mira e të ndershme. Një njeri i tillë është më tepër qenie shpirtërore sesa fizike. Ai është i zbukuruar me virtytet më të mira. Për të tillët All-llahu xh.sh. thotë:
„O ti shpirt i bindur plotĂ«sisht!
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
Hyn në turmën e robërve të Mi!
Dhe hyn nĂ« Xhennetin Tim!“ (El FexhĂ«r, 27-30)
Namazi Ă«shtĂ« qetĂ«si shpirtĂ«rore. NdĂ«rkaq shpirtĂ«risht i qetĂ« mund tĂ« jetĂ« vetĂ«m mu’mini i cili nuk mburret e nuk krenohet me tĂ« mirat e kĂ«saj bote, duke e ditur se ato janĂ« mĂ«shirĂ« dhe provĂ« e Zotit.
Namazi pĂ«r mu’minin Ă«shtĂ« dritĂ« e cila ia shĂ«ndrit rrugĂ«t e sĂ« vĂ«rtetĂ«s dhe e shpie nĂ« lumturi nĂ« tĂ« dyja botĂ«rat. Ai Ă«shtĂ« dĂ«shmi e besimit tĂ« sinqertĂ« dhe e cilĂ«sive tĂ« larta morale tĂ« besimtarit.
Muhammedi alejhisselam thotë:
„GĂ«zimi im mĂ« i madh Ă«shtĂ« nĂ« namaz“.
„AtĂ« qĂ« namazi nuk e largon nga punĂ«t e kĂ«qija, ai edhe mĂ« tepĂ«r e largon nga mĂ«shira e Zotit“.
Mospërfillja e namazit
Namazi i disave vetĂ«m nga pamja e jashtme Ă«shtĂ« namaz. Mendimet e tyre rĂ«ndom janĂ« tĂ« drejtuara nĂ« gjĂ«ra dhe sende tĂ« tjera. Ata konsiderojnĂ« se namazi Ă«shtĂ« vetĂ«m „borxh ndaj All-llahut“, tĂ« cilin gjithsesi duhet ta paguajnĂ«. Falja e kĂ«tillĂ« e namazit Ă«shtĂ« e paqĂ«llimtĂ« dhe e pakuptimtĂ«. NĂ« Kur’an pĂ«r kĂ«tĂ« thuhet:
„Pra shkatĂ«rrim Ă«shtĂ« pĂ«r ata qĂ« falen, tĂ« cilĂ«t ndaj namazit tĂ« tyre janĂ« tĂ« pakujdesshĂ«m.“ (E-Ma’un, 4-5)
Ndërsa Pejgamberi i All-llahut na e tërheq vërejtjen duke na thënë se prej namazit do të pranohet, aq sa kemi qenë të pranishëm me mend në të
Lëshimi i namazit
LĂ«shimi – mosfalja e namazit paraqet mĂ«kat tĂ« rĂ«ndĂ« dhe mospĂ«rkulje ndaj All-llahut xh.sh. Kur’ani kĂ«tĂ« e pĂ«rshkruan me kĂ«to fjalĂ«:
„E pas tyre (tĂ« mirĂ«ve) erdhĂ«n pasardhĂ«s tĂ« kĂ«qij, qĂ« e lanĂ« namazin e u dhanĂ« pas kĂ«naqĂ«sive (trupore), e mĂ« vonĂ« do tĂ« hidhen nĂ« çdo gjĂ« tĂ« keqe (ose nĂ« Gaja).“ (Merjem, 59)
Duke folur pĂ«r kĂ«tĂ« Pejgamberi alejhisselam ka thĂ«nĂ«: „GjĂ«ja e parĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n njeriu do tĂ« pĂ«rgjigjet nĂ« ditĂ«n e Gjykimit Ă«shtĂ« namazi, e nĂ«se ai Ă«shtĂ« i mirĂ«, tĂ« mira do tĂ« jenĂ« edhe veprat e tjera, e nĂ«se ai Ă«shtĂ« iI keq, tĂ« kĂ«qija do tĂ« jenĂ« edhe veprat tjera“.
I DĂ«rguari i Zotit po ashtu ka thĂ«nĂ«: „Nuk ka fe ai qĂ« s’Ă«shtĂ« i besĂ«s, as namaz pa pastĂ«rti, as fe pa namaz. Namazi pĂ«r fenĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« pĂ«r trupin Ă«shtĂ« koka“.
„NdĂ«rmjet njeriut dhe idhujtarisĂ« – shirkut dhe mosbesimit Ă«shtĂ« lĂ«shimi i namazit“.
NAMAZI DHE TĂ‹ RINJTĂ‹
PĂ«r fadiletet – vlerat e mĂ«dha tĂ« namazit, Muhammedi alejhisselam i ka urdhĂ«ruar tĂ« gjitha gjeneratat e muslimanĂ«ve, deri nĂ« DitĂ«n e Gjykimit, qĂ« namazin ta konsiderojnĂ« detyrĂ« tĂ« vetĂ«n parĂ«sore dhe t’i mĂ«sojnĂ« fĂ«mijĂ«t e tyre qĂ« nga mosha shtatĂ« vjeqare ta kryejnĂ« rregullisht kĂ«tĂ« detyrĂ« tĂ« madhe islame, ndaj ka thĂ«nĂ«:
„UrdhĂ«roni fĂ«mijĂ«t tuaj tĂ« falin namazin kur t’i mbushin shtatĂ« vjet, e kur t’i mbushin dhjetĂ«, atĂ«herĂ« nĂ«se kĂ«tĂ« e refuzojnĂ«, bĂ«huni edhe tĂ« ashpĂ«r“.
Namazi i përbashkët dhe vetëm
PĂ«r namazin me xhemat Muhammedi alejhisselam thotĂ«: „se Ă«shtĂ« mĂ« i mirĂ« tek All-llahu xh.sh pĂ«r njĂ«zet e pesĂ« shkallĂ« nga namazi i falur vetmas“.
Namazi në xhemat e zhvillon ndenjën e vëllazërisë, dashurisë dhe afrimit të ndërsjellë.
Muslimanët duhet të ndjehen si anëtarë të një familje, gjë që më së miri arrihet nëpërmjet namazit të përbashkët. Namazi i përbashkët mund të falet edhe në rrethin familjar, e mund të falin edhe vetëm dy anëtarë, p.sh. burri dhe gruaja etj.
Namazi i xhumasë është namaz i domosdoshëm javor, i cili falet bashkërisht të premteve në kohën e drekës. Namazin e xhumasë, në vend të drekës mund ta falin edhe gratë. Kjo në veqanti është e preferueshme për shkak të dëgjimit të hutbes dhe përcjelljes së porosive të saj te anëtarët e tjerë të familjes.
Namazi i xhumasë ka dhjetë rekate: Katër sunnet, dy farz dhe katër sunnet.
Namazi i xhenazes , i falet muslimanit dhe muslimanes së vdekur. Ai është farzi kifaje, do të thotë, detyrë e përbashkët e të gjithë muslimanëve të xhematit përkatës.
Namazi Bajramit është vaxhib për meshkujt. Falet dy herë në vit, në Bajramin e Ramazanit dhe në Bajramin e Kurbanit. Ka dy rekate.
Namazin e xhumasë, të xhumasë dhe të bajramit për borxh e kanë ta falin vetëm, meshkujt.
Gratë dhe xhemati
Parimisht, tĂ« gjitha detyrat islame janĂ« tĂ« obliguar t’i kryejnĂ« edhe meshkujt edhe femrat. KĂ«shtu edhe gratĂ« mund tĂ« shkojnĂ« nĂ« xhemat dhe meshkujt nuk kanĂ« tĂ« drejtĂ« t’i ndalojnĂ«. Muhammedi alejhisselam thotĂ«:
„Mos i ndaloni robĂ«reshat e All-llahut tĂ« mos shkojnĂ« nĂ« xhami“.
Ato nuk mund të hyjnë në xhami dhe të falen vetëm gjatë kohës së hajdit dhe nifasit (menstruacionit dhe lehonisë).
Higjena e namazit
Higjena e namazit ndahet nĂ« fizike dhe shpirtĂ«rore. Higjena fizike pĂ«rbĂ«het nga larja dhe pastrami I tĂ«rĂ« trupit , ose vetĂ«m nga marrja e abdestit – larjes sĂ« gojĂ«s, hundĂ«s, fĂ«tyrĂ«s, duarve deri tĂ« bĂ«rrylat, prekjes sĂ« kokĂ«s, qafĂ«s dhe veshĂ«ve (mes’h), larjes sĂ« kĂ«mbĂ«ve deri mbi nyjet. Po nuk ruhet abdesti i mĂ«parshĂ«m, duhet tĂ« merret abdest pĂ«r çdo namaz.
ABDESI
Nje nga obligimet e Faljes, per besimtarin eshte abdesi, apo pastrimi i pjesshem.
Si te marrim abdes?
Pasi qe te vendosim per te marre abdes themi Bismilahi-Rrahmani-Rrahim.
Me pas:
Lajme duart rreth shuplakes tre here duke ferkuar mire deri ne kyçe.
shperlajme gojen dhe hundet tre here
pastrojme fytyren gjithashtu tre here (pastrimi te jete i plote, deri poshte gushes)
pastrojme dy duart gjithashtu deri ne pjesen e siperme te berrylit duke filluar prej te djathtes.
Te njejten gje bejme dhe me doren e majte
me dore te lagur lagim pjesen e siperme te kokes .
me duar te lagura i pastrojme veshet.Pastrimin e vesheve e bejme duke prekur me gishtin tregues brendine e tyre e me te madhin pjesen e jashtme te vesheve.
Pastaj pastrojme dy kembet deri mbi kyce duke pasur kujdes qe te mos leme asnje pjese pa lagur (fillojme me te djathten dhe me pas te majten).
Pas larjes themi Elhamdulilah (Falenderimi i qofte Allahut).
——————————————————————————
Uji me te cilin merret abdes (disa sqarime).
– Duhet te jete i paster.
– Nuk lejohet qe te merret abdes me uje te ndotur.
– Nuk lejohet te merret abdes me uje ne te cilin ka pire derri apo kane ndotur kafshet.
– Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve qe uji qarkollon eshte I LEJUAR.
– Uji eshte i lejuar kur nuk vjen ere (ndotjeje), eshte pa ngjyre (dmth nuk ka pisllek ne te).
——————————————————————————–
Cfare e prish Abdesin?
– Abdesi prishet kur njeriu fle nĂ« gjume.
– Kryen nevojave personale .
– Nxjerrja e gazrave.
– Ngrenia e mishit te deves.
Me pastrimin e domosdoshëm për namaz nënkuptohet pastrimi i tërë trupit, rrobave dhe vendit ku do të falemi.
Namazi dhe higjena e pĂ«rgjithshme Ă«shtĂ« detyrĂ« e domosdoshme fetare e urdhĂ«ruar me Kur’an dhe Hadith. All-llahu xh.sh. thotĂ«:
„TĂ« pyesin ty pĂ«r menstruacionin (hajdin). Thuaj: „Ajo Ă«shtĂ« gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatĂ« menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pĂ«r marĂ«dhĂ«nie) derisa tĂ« pastrohen. E kur tĂ« pastrohen, atĂ«herĂ« afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata qĂ« pendohen, dhe ata qĂ« ruhen prej punĂ«ve tĂ« ndyta e tĂ« neveritshme.“ (El Bekare, 222)
Secila dispozitĂ« islame krahas domethĂ«nies sĂ« saj tĂ« jashtme, ka edhe kuptimin dhe pĂ«rmbajtjen e saj tĂ« brendshme. KĂ«shtu edhe abdesti, pĂ«rveq pastĂ«rtisĂ« fizike, ka edhe atĂ« morale – shpirtĂ«rore. Kjo Ă«shtĂ« larja simbolike nga mĂ«katet, nga mendimet dhe qĂ«llimet e irituara. NĂ« kĂ«tĂ« qĂ«ndron kuptimi bazor i tij. All-llahu xh.sh thotĂ«:
„Mos iu qas asaj pĂ«r tĂ« cilĂ«n nuk kĂ« njohuri, pse tĂ« dĂ«gjuarit, tĂ« pamĂ«t dhe zemra, pĂ«r tĂ« gjitha kĂ«to ka pĂ«rgjegjĂ«si.“ (El -Isra‘, 36)
Muhammedi alejhisselam thotĂ«: „SytĂ« bĂ«jnĂ« zina – kurvĂ«ri me tĂ« parĂ«t epshor, veshĂ«t me tĂ« dĂ«gjuarit, duart me tĂ« prekurit, ndĂ«rsa kĂ«mbĂ«t me tĂ« ecurit“.
PĂ«r kĂ«tĂ« shkak Pejgamberi, kur njĂ« ashab i tij e luti t’ia lexojĂ« njĂ« dua qĂ« do tĂ« pĂ«rfshinte çdo gjĂ«, e mori dorĂ«n e tij dhe nĂ« frymĂ«n e ajetit tĂ« mĂ«sipĂ«rm lexoi: „Thuaj: tĂ« lutem, o Zot mĂ« ruaj nga e keqja e tĂ« dĂ«gjuarit tim, nga e keqja e tĂ« pamurit tim, nga e keqja e gjuhĂ«s sime, nga e keqja e zemrĂ«s sime dhe pĂ«rgjithsisht nga e keqja qĂ« rrjedh nga unĂ«“.
Abdesti Ă«shtĂ« akt devotshmĂ«rie nĂ«pĂ«rmjet tĂ« cilit muslimani pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« akt tjetĂ«r mĂ« tĂ« lartĂ« – namazin, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« dĂ«lirĂ« shpirtin e tij nga tĂ« kĂ«qijat, dhe kĂ«shtu i pastruar, me anĂ« tĂ« ekstazĂ«s shpirtĂ«rore, t’i afrohet Krijuesit tĂ« vet – All-llahut xh.sh.
Kuptimi shëndetësor i namazit
Qëllimi parësor i namazit është që ta zhvillojë fuqinë shpirtërore të njeriut. Megjithatë në namaz as trupi nuk është lënë pasdore. Disa lëvizje të namazit, krahas domethënies së tyre shpirtërore, kanë edhe kuptimin e vet fizik. Këto lëvizje, edhe pse simbolike, shpiejnë në forcimit e trupit dhe në krijimin e baraspeshës psiko-fizike.
Vendet e faljes
Namazi nuk është i lidhur ekzkluzivisht për xhaminë. Muslimani mund të falet kudo: në shtëpi, në livadh, në auto, në aeroplan, në tren, në anije etj. Ndaj, shtëpia e muslimanit njëkohësisht është edhe xhami.
Qëndrimi ndaj namazit
QĂ«ndrimi I sotĂ«m I muslimanĂ«ve ndaj namazit Ă«shtĂ« gati I mjerueshĂ«m. Shumica nuk e pĂ«rfillin kĂ«tĂ« detyrĂ« islame nga pĂ«rtacia djhe moskujdesi. NjĂ« numĂ«r falet shumĂ« rralĂ« – vetĂ«m gjatĂ« muajit tĂ« Ramazanit dhe bajrameve, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ«t mendojnĂ« se mund t’I afrohen Zotit edhe nĂ« mĂ«nyra tĂ« tjera.
Shqetësues është edhe fakti se shumë prindër, të cilët përkohësisht ose rregullisht I çojnë fëmijët e tyre në mësim-besimin fetar, vetë ata nuk e falin namazin, po as që I praktikojnë obligimet e tjera islame dhe kështu me shembullin e tyre personal ndikojnë negativisht në familjet e veta, në edukimin dhe sjelljen e tyre.
Porosia e All-llahut në këtë drejtim është shumë e qartë:
„Zoti juaj ka thĂ«nĂ«: „MĂ« thirrni Mua, UnĂ« ju pĂ«rgjigjem, e ata qĂ« nga mendjemadhĂ«sia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tĂ« hyjnĂ« tĂ« nĂ«nçmuar nĂ« Xhehennem“. (Gafir, 60)
Dhe me tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ«se njeriu nuk Ă«shtĂ« i gatshĂ«m qĂ« gjatĂ« natĂ«s dhe ditĂ«s t’i sakrifikojĂ« disa çaste nĂ« emĂ«r tĂ« All-llahut xh.sh., kjo atĂ«herĂ« pra Ă«shtĂ« shenjĂ« e sigurtĂ« e mosbesimit – kufrit.
Muhammedi alejhisselam thotĂ«: „NdĂ«rmjet njeriut dhe idhujtarisĂ« – mosbesimit Ă«shtĂ« lĂ«shimi i namazit“.
Namazi në esencë është metodë e edukimit islam, i cili në zemrën e besimtarit mbjell të vërtetën dhe formon ndenjën e kontrollit dhe të pranisë së All-llahut xh.sh.