Kombëtarja shqiptare ka shkëlqyer në përballje me Rumaninë, duke fituar me rezultat 1-0, në ndeshjen e tretë të Grupit A të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Facebook

Mit dem Laden des Beitrags akzeptieren Sie die Datenschutzerklärung von Facebook.
Mehr erfahren

Beitrag laden

Kuqezinjtë të përkrahur fuqishëm nga rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, kanë bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, duke arkëtuar tre pikëshin e parë në Evropianin “Francë 2016”.

Futbollistët e Kombëtares sonë gjatë terë ndeshjes, dhanë terë potencialin e tyre gjatë terë kësaj super sfidë, duke fituar ndeshjen dhe duke gëzuar gjithë shqiptarët kudo që janë, e duke shpresuar së do të kualifikohen në rundin tjetër të garave të këtij evenimenti të madh sportiv.

Golin e fitores për Shqipërinë e realizoi Armando Sadiku në minutën e 43-të, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë, edhe pse skuadra jonë kishte edhe raste tjera në pjesën e parë, sidomos Lenjani, i cili dështoi nga pozita ideale.

Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria bëri lojë të mirë, edhe pse rumunët u munduan më të gjitha forcat që të gjejnë golin e barazimit, por tentimet e tyre ishin të kota, sepse mbrojtja shqiptare ishte në nivel të detyrës.

Përfundimisht Shqipëria arrin fitoren e parë në pjesëmarrjen e parë në një Evropian, ndërkaq, Sadiku është shqiptari i parë që shënon gol për Shqipërinë në një eveniment të tillë.

Pas kësaj fitore, Shqipëria ngjitët në pozitën e tretë më tri pikë, kurse, tabelën e kryeson Franca më shtatë pikë, dy më shumë së Zvicra. /RTKlive.com