Shaqiri favorit për golin më të bukur të Euro 2016, mund të votoni edhe ju (Video)

Kampionati Evropian i zhvilluar në Francë dha spektakël të madh si nga ana e tifozëve, po ashtu edhe të lojtarëve në fushë, të cilët treguan aftësitë e tyre në këtë muaj të futbollit.

UEFA ka publikuar edhe listën përfundimtare të golave më të bukur të Evropianit, e cila do të shpallet nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të UEFA-s.

Një nga kandidatët dhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur kundër Polonisë në minutën e 82.

Aktualisht mesfushori shqiptar i Zvicrës është duke i prirë listës për golin më të mirë, duke lënë prapa rivalët e tij në këtë garë, Gera i Hungarisë me golin e shënuar në minutën e 19 ndaj Portugalisë, Robson-Kanu i Uellsit me golin e shënuar ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me golin e shënuar ndaj Uellsit në gjysmëfinale në minutën e 50, si dhe goli i finales i Eder në minutën e 109 ndaj Francës.

Klikoni këtu për të votuar dhe më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se është goli më i mirë i Evropianit, ndërsa më pas hapet një dritare tjetër në të cilën mund të votoni.

Lexo me shume nga kjo kategori…

VIDEO – Shqipëria mund Rumaninë, fitore historike

VIDEO – Shqipëria mund Rumaninë, fitore historike

Kombëtarja shqiptare ka shkëlqyer në përballje me Rumaninë, duke fituar me rezultat 1-0, në ndeshjen e tretë të Grupit A të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Kuqezinjtë të përkrahur fuqishëm nga rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, kanë bërë një ndeshje jashtëzakonisht...

mehr lesen