Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi në duelin e 46 profesionist kishte për t´i mbrojtur dy titujt e tij të kategorisë gjysmë të rëndë: WBO International e WBA Continental dhe këtë e bëri me plot sukses. Krasniqi e mposhti rivalin e tij polak Dariusz Sek me poena mbi 12 raunde me një epërsi të kjartë para 3.000 shikuesve në Mynih të Gjermanisë.
Dariusz Sek me 20 Dhjetor e dëshmoi cilësinë e tij, boksieri 28 vjeqar nga Polonia u tregua, siq ishte pritur, teknik shumë i mirë dhe poashtu boksier shumë i qendrueshëm. Ai e donte fitoren sikur edhe boksieri shqiptar me vëndbanim në Mynih të Gjermanisë Haxhi Krasniqi, por boksieri më i mirë në këtë mbrëmje ishte Krasniqi i cili ishte shumë më aktiv dhe arriti të qëllon kundërshtarin e tij në 12 raunde shumë më shumë se anasjelltas, gjithashtu goditjet e Krasniqit qëlluan më shpesh koken e kundërshtarit, ndërsa kundërshtari shumë shpesh u ndalte në mbrojtjen e Krasniqit e cila ishte shumë e sigurt.
Rreth 3.000 shikues (80% shqiptar) në Ballhaus Forum „Hotel Dolce“ München-Unterschleißheim u ndan shumë të lumtur sepse e kishin parë një ndeshje shumë të bukur 12 raundshe dhe një fitues të merituar. Haxhi Krasniqi i gëzoj zemrat e shqiptarëve duke i rrespektuar vëndasit gjerman dhe duke u krenuar me rrënjet shqiptare, gjatë duelit të Krasniqit në publik valonin dhjetra flamuj shqiptar dhe këndohej e festohej shqip, edhe të pranishmit gjerman, ndër ta shumë pjestar të Ushtrisë Gjermane ishin shumë mirënjohës për atë atmosfer shqiptare me plot dinjitet. Rrespekt për boksierin shqiptar dhe poashtu rrespekt shumë të madhë për shikuesit dhe mbështetësit shqiptar.
Cilët janë hapat e radhës për Krasniqin ?
Luan Dreshaj: „Pas kësaj lufte të madhe Haxhiu padyshim se e ka merituar poziten e parë në ranglistat botërore dhe shansat janë shumë të mira që në Pranverë të vitit 2015 të lufton sërish për titullin e botës, eventualisht kundër gjermanit Jürgen Brähmer. Në Janar do të mësojmë më shumë rreth këti dueli të mundshëm, Promotori i Haxhiut ULF STEINFORTH do të bën çmos për të mundësuar luften Krasniqi vs. Brähmer„.
Familja e Haxhi Krasniqit me 20 Dhjetor nuk e kishte vetëm një festë. Rreth 1.500 km larg Mynhenit, në Pejë të Kosovës u ngjit në ring vëllai më i ri i Haxhiut, Qendrim Krasniqi, ai është akoma në moshë shumë të re por ka filluar vitin e kaluar që të zhvillon duele amatore. Në një turne të boksit amator në Pejë Qendrimi arriti të shenon fitore që në raundin e parë me KnockOut teknik, dueli i tij u mbajt brenda ditës, pra disa orë para vëllait të madhë Haxhiut i cili ndërkohë e mësoj rezultatin dhe ishte shumë krenar për fitoren e Qendrimit. 20 Dhjetori ishte pra një ditë shumë e suksesshme për familjen e Tafë Krasniqi (i Ati i Haxhiut dhe i Qendrimit) nga Juniku. Shpresojmë se me suksese të tilla do të vazhdojnë gjithmonë.
/AlbanianBoxing.com/