Kompania jonë Pikëllimi bënë bartjen e kufomave nga e gjithë Evropa për në vendlindje (në të gjitha viset e banuara shqiptare).
Moto jonë është: sigurt, shpejt dhe afër jush!
Kompania Pikëllimi kryen shërbimet nga vendndodhja e të ndjerit, deri tek vendi ku do të bëhet varrimi për në banesën e fundit.
Në kompaninë Pikëllimi kryhen këto shërbime:
-
Rregullimin e dokumentacionit të duhur për transport
-
Ç’lajmërimin e personit në Bashkinë përkatëse
-
Lejekalimet e duhura nga ministritë përkatëse dhe lejekalimin (fletëhyrjen) në shtetin ku edhe do të prehet trupi i të ndjerit
-
Organizimin e riteve fetare
-
Organizimin e transportit deri në familje
Që këto shërbime t’ju ofrohen në kohën kur ju keni nevojë, kompania jonë Pikëllimi ka menduar që këto momente t’i kaloni më lehtë duke u siguruar ju dhe familja juaj në Pikëllimi Sigurim, www.pikellimi.info.
Kompania jonë Pikëllimi është e licencuar nga Gjermania, Franca dhe Kosova për këto shërbime:
Kompania jonë Pikëllimi bënë bartjen e kufomave nga të gjitha këto vende:
Austri, Angli, Belgjikë, Gjermani, Danimarkë, Spanjë, Itali, Maqedoni, Norvegji, Rumani, Finlandë, Francë, Holandë, Zvicër dhe Suedi.
Kompania jonë do të jetë gjithmonë afër jush për t’ju këshilluar dhe ndihmuar, për të menaxhuar ditët tuaja pikëlluese që sa do pak të ju ulë dhimbjen tuaj familjare!
Pagesën mund ta bëni edhe përmes sigurimeve jetësore apo në raste sociale edhe përmes entit social (Socialamt).
Ekipi ynë do të kujdeset për transportin e më të dashurit tuaj nga vendi përkatës deri në vendlindjen dhe familjen e tyre.