Pjesëtari i FSK-së, Naim Hakiqi, i vetëvrarë dje, është varrosur sot me nderime të larta ushtarake në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Ai kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri në shtëpinë e tij në fshatin Llapashticë. Isak Ejupi, komandant i Policisë në Podujevë, ka bërë të ditur se i ndjeri Naim Hakiqi, i lindur më 1988, kishte bërë vetëvrasje rreth orës 12.00.

Në varrimin e të ndjerit ka marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, oficer dhe ushtarë të FSK-së. Në mesin e të pranishmeve ishte edhe deputeti, Latif Gashi, transmeton indeksonline.