Kosova
Ahmeti: Reduktimi i buxhetit për 5 milion euro, i papranueshëm

Ahmeti: Reduktimi i buxhetit për 5 milion euro, i papranueshëm

Komuna e Prishtinës për vitin 2015 do ta ketë buxhetin e reduktuar për rreth 5 milionë euro, si pasojë e regjistrimit të fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë – ku për Prishtinën nxjerri shifrën prej 197 mijë banorë.

Por, kjo shifër, sipas Shpend Ahmetit, Kryetarit të Prishtinës, bie ndesh me numrin aktual të banorëve që jetojnë në Prishtinë.

Sipas tij, shifrat e banorëve nuk përkojnë me numrin e nxënësve nëpër shkolla e as me numrin e orëve të rrymës dhe të ujësjellësit të cilat tregojnë sa njësi banesore janë.

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

BIK-u, e pranon se duhet të ketë reforma, po jo vetëm kur ka “sherre apo konflikte”. Imamë dhe politikanë kosovarë kritikojnë tolerimin e hoxhallarëve kontroversë.

Arrestimet e ditëve të fundit të mbi 40 personave, që dyshohet se kanë lidhje me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra, si dhe prangosja e një imami në Gjilan, i ka rikthyer debatet për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe miratimin e Ligjit për Bashkësitë fetare.

Në përgjigjet e Zyrës për Informim të BIK-ut dërguar gazetës “Kosova Sot”, pohohet se si çdo institucion tjetër, qoftë fetar apo laik kudo në botë që ka nevojë për reforma, ashtu edhe BIK-u ka nevojë për reforma të sofistikuara.

Identifikohen 16 persona, nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë

Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ka bërë identifikimin edhe të 16 personave, viktima të luftës së viteve 1998 -’99, në Kosovë. Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, është njoftuar përmes Kryesueses së Grupit Punues për Persona të Zhdukur, nga Komisioni Qeveritar i Serbisë, mbi identifikimin edhe të 16 personave, nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës. 

Dy të rinj të therur me thikë në Prishtinë

Një përleshje mes të rinjsh ka sjellë deri tek therja me thikë të dy prej tyre në lagjen ‘Santea’ në Prishtinë. Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. “Rreth orës 22:00...

CIA: Serbia ka probleme me Kosovën

Të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Inteligjencës Amerikane thuhet se Maqedonia nuk ka problem të tjera të hapura përveç refuzimit të Greqisë për pranimin e emrit të vendit. “Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të ty re...

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip