Ymeri: “Kosova e Re” do ta ngrit çmimin e rrymës

Norma e kthimit të interesit kapital prej 21 përqind për kompaninë „ContourGlobal“ e cila do bëjë ndërtimin e Termocentralit të ri Kosova A është shumë e lartë dhe një gjë e tillë nuk ekziston askund.

Kështu ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë një konference për media ku akuzoi Qeverinë e Kosovës se nuk është aspak transparente sa i përket detajeve më të hollësishme rreth kësaj kompanie dhe rreth marrëveshjes që është bërë me të.

Sipas tij, kjo normë kaq e madhe dhe pastaj shuma e kthimit të kredive për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” do të ngrisë çmimin e energjisë elektrike në Kosovë për 50 përqind.
Po ashtu premtimet se do të hapen 10 mijë vende të punës me ndërtimin e këtij termocentrali, sipas Ymerit nuk do të realizohen, ashtu sic nuk janë realizuar edhe premtimet për punësim gjatë fushatës elektorale.

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip