Adoleshentja shqiptare rrëmbehet dhe përdhunohet për 4 ditë

Një minorene shqiptare 17 vjeçare, e cila gjendej prej disa ditësh me pushime në Itali për festat e Krishtlindjes është rrëmbyer e përdhunuar për 4 ditë rresht me qëllim prostitucioni.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën Villarica të Napolit, ku 17 vjeçarja shqiptare ishte e ftuar tek të afërmit.

Më 21 dhjetor, minorenia shqiptare del për një shëtitje e nuk kthehet më. Familjarët denoncojnë zhdukjen e saj në policinë e qytezës e cila në koordinim me policinë e Napolit nis operacionin për gjetjen e minorenes. Dokumentohen lëvizjet e saj, të njohurit, miqtë. Por brenda pak orësh një lajm i dytë mbërrin nga familjarët që me anë të disa miqve të përbashkët janë informuar se vajza është mirë e se kërkon pasaportën e saj.

Policia italiane dyshon në këtë lajm të dytë e lejon që familjarët të dërgojnë pasaportën tek vajza. Agjentë të policisë të maskuar civilë ndjekin nga afër çdo lëvizje të familjarëve të 17 vjeçares shqiptare.

Në momentin e dorëzimit të pasaportës i realizuar nga dy gra ndërmjetëse mes familjarëve e “të njohurve” të shqiptares, policia italiane mundi të zbuloj se vajza ishte e rrëmbyer me anë të mashtrimit e mbahej e mbyllur dhe e pangrënë në një shtëpi të braktisur në Kastel Volturno.

Për 4 ditë rresht 17 vjeçarja shqiptare ishte përdhunuar me qëllim trafikimin e saj si prostitutë.

Nën pranga ka përfunduar shqiptari 42 vjeçar Besnik Barashima me akuzën e sekuestrimit të personit, dhunë seksuale e trafik të prostitucionit minorenë.

Lexo me shume nga kjo kategori…

Stalla përfshihet nga zjarri

Në fshatin Llugë të Istogut një person ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri stalla e tij e bagëtive. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës zjarri është shkaktuar nga fëmijët e tij të moshës 3-6 vjet. Vlera e dëmit të shkaktuar...

mehr lesen