Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e Qeverisë së Kosovës, për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Mustafa  tha se Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze ne bazë të një fletarresti te motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. 

Sipas tij Qeveria e Kosovës kundërshton fletëarrestet e Serbisë, duke i quajtur akte plotësisht të paligjshme të padrejta, dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe me gjerë.

Mustafa: Fletarrest i motivuar politikisht

 “Shpreh shqetësimin e Qeverisë, për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen  për  Haradinajn, i cili është ndalur nga autoritetet franceze ne bazë të një flet arresti, të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Me lejoni te theksoj qëndrimin e pa dilemë të Qeverisë së Kosovës,  kundër këtyre flet arresteve të Serbisë, të cilat janë akte plotësisht të paligjshme,  të pa drejta dhe me tendenca të qarta, për të provokuar tensione,  konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe me gjerë. Ne e kemi bërë të qartë që në momentet e para të ndalimit të z. Haradinaj  se të gjitha dikasteret kompetente të Qeverisë,  janë duke u angazhuar me kapacitet të plotë dhe vazhdojnë të punojnë,  për të kontribuuar në çdo formë,  për lirimin sa më të shpejtë te Haradinajn, në mënyrë që të kthehet sa më shpejt ë në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa tha se pret nga qeveria franceze të ketë parasysh që fletarrestet e tilla janë krejtësisht politike, pa asnjë bazë juridike dhe ligjore.

Mustafa: Akte të palejueshme

Lexo edhe këtë: Haradinaj, në paraburgim deri në mbërritjen e kërkesës për ekstradim

“Aktet e ndalimit te Haradinajt dhe personaliteteve tjera në Kosovë i konsiderojmë,  se janë akte të palejueshme, duke pasur parasysh dhe faktin se Haradinaj e ka dëshmuar dhe para drejtësisë ndërkombëtare,  në dy raste pafajësinë e tij. Andaj ne presim që Haradinaj të kthehet shumë shpejtë në Kosovë. E po ashtu presim,  që edhe Qeveria franceze,  t’i ketë parasysh se këto flet arreste,  janë krejtësisht politike dhe nuk kanë asnjë bazë juridike dhe bazë ligjore. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e gjithanshëm që aktakuzat e paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë ndaj personaliteteve kosovare sa më parë të shpallën të pavlefshme”, tha ai.

Mustafa më tej tha se qeveria në konsultim me autoritetet brenda dhe jashtë vendit, do të shqyrtojë masat adekuate të veprimit në rast se Serbia, duke keqpërdor mekanizmat ndërkombëtar që merren me rend dhe ligj, do të vazhdojë aplikimin e këtyre akteve të palejueshme  dhe të pamoralshme politike, ndaj veprimtarëve për liri të Kosovës.

Ndryshe qeveria në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Propozim vendimin për t’i rekomanduar Presidentit të Kosovës dhënien e autorizimit  Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes për financim për projektin për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim.

Gjithashtu u miratuan nismat për lidhjen e marrëveshjes  mbi punën  fitimprurëse të anëtarëve të familjeve  të një misioni diplomatik, apo posti konsullor të karrierës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë. /botasot.info