Ja çfarë ndodh kur i kërcitni gishtat (Video)

Ja çfarë ndodh kur i kërcitni gishtat (Video)

Ju kanë thënë se s’bën t’i kërcitni gishtat gjatë gjithë kësaj kohe, duke iu thënë se është e dëmshme për ju? Siç duket ata nuk e kanë ditur. Siç edhe zbulohet në videon e fundit nga Vox, ajo “kërcitje” që e dëgjoni kur bëni presion në nyjet tuaja është në të vërtetë një lirim i gazit që e krijon atë tingull të veçantë. Por cilat janë efektet?

Shumica e studimeve shkencore mbi këtë temë kanë zbuluar pak apo aspak lidhje reciproke të artritit, por siç duket në fakt kërcitja e gishtave nuk është aspak e dëmshme – në të kundërtën, është e mirë për ju. Vox e shpjegon gjithë këtë në videon më poshtë, por tani është e sigurt të ju themi: kërcitni gishtat!

YouTube

Mit dem Laden des Videos akzeptieren Sie die Datenschutzerklärung von YouTube.
Mehr erfahren

Video laden

 

Pjeshka, ky frut magjik

Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.

Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.

Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to. / Reporteri

7 Këshilla për mposhtjen e etjes gjatë agjërimit

Lloji i ushqimit që konsumon agjëruesi është themeli i çështjes në përballimin sa më mirë të etjes gjatë agjërimit.

Ja disa këshilla të vlefshme për këtë qëllim:

1.Mos konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të madhe erëzash, sidomos në vaktin e syfyrit.

2.Pirja e sasive të vogla dhe të shpeshta të ujit pas ngrënies së Iftarit.

3.Konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në syfyr, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha uji dhe fibrash që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në zorrë, dhe kjo ul ndjesinë e urisë dhe të etjes gjatë ditës.

4.Largimi nga konsumimi i ushqimeve të kripura dhe turshive në kohën e Iftarit, sepse këto e rrisin nevojën e organizmit
për ujë. Në vend të këtyre preferohen perimet e gatuara. Preferohet gjithashtu konsumimi i mishit të zjerë apo të pjekur për lehtësinë e tij në tretje (në Iftar).

5.Shtimi i lëngjeve që ndihmojnë në lagështinë e trupit, si lëngu i Jamballit dhe Hurmes Indiane, sepse këto vrasin disa lloje mikrobesh në aparatin tretës.

6.Shtimi i konsumittë sallatës, sepse ajo përmban një numërtë madh elementesh ushqimorë zbutës dhe të dobishme e të pasura me fibra, minerale dhe vitamina që i sigurojnë organizmit gjallëri, fuqi dhe sasinë e nevojshme të ujit. Sallata me vlerat më të plota ushqyese duhet të përmbajë majdanoz trangull (kastravec), selino, domate, qepë, lulelakër, e lloje të tjera të panumërta perimesh.

7.Ekspertët theksojnë se shalqini është nga frutatverore shumë të dobishme për agjëruesit, madje ai zëvendëson dhjetëra lloje perimesh bashkë me mishin, për efektet e tij të zbutëse për stomakun, plus faktit që ai është i pasur me një sërë elementesh që i plotësojnë njeriut nevojën për ujë, vitamina dhe minerale, gjatë gjithë ditës së agjërimit, e sidomos në ditët e nxehta të verës. / Reporteri.net

Dardha mbron zemrën, trurin e sytë

Dardhat janë të mbushura kryesisht me vlera të larta ushqyese. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminave A, B1, B2, C, E, acidit folik. Ato janë të pasura me bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj kanë një ndikim pozitiv në shumë organe vitale. Ja pse nuk duhet injoroni sezonin e dardhave.

– Zemra: Dardhat janë të shëndetshme për zemrën, kurse sëmundjet e zemrës janë shkaku më i madh i vdekjeve në botë. Vetëm një dardhë në ditë mund të ju mbrojë nga sulmi në zemër. Dardhat janë të pasura në fibra të cilat ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq.

– Truri: Dardha ka ndikim pozitiv në tru. Vetëm gjysma e një dardhe përmban 15 për qind të marrjes ditore të bakrit, një mineral që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor dhe gjithashtu nxit fuqinë mendore. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fruktozës dhe glukozës, të cilat ndihmojnë për të ruajtur energjinë gjatë gjithë ditës.

– Sytë: Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me degjenerimin makular.

– Kanceri: Dardha është frutë ideal si preventivë kundër kancerit. Për shkak të përqendrimit të lartë fibrave, dardhat parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e kancerit. / Reporteri.net

Pija me tranguj zhduk kilogramët

Po ta dinit se sa e fuqishme është kjo pije për të humbur peshë, do ta konsumonit atë për çdo ditë.

Kur hasim në nxehtësinë tropikale, e gjitha që ne duam është të gjejmë një hije dhe të kemi freskim adekuat.

Deri më tani kemi konsumuar limonadë, por tani hit i ri është pija nga trangulli me shije freskuese.

Përveç se do t’ju rifreskojë menjëherë, kjo pije ka një numër të efekteve pozitive, si dhe është gjithashtu një aleat i fuqishëm në luftën kundër celulitit dhe peshës së tepërt, shkruan gazeta “Zëri”.

Është e njohur se uji përmban zero kalori, ndërsa një trangull mesatarisht përmban rreth 50 përqind ujë, e cila e bën këtë pije një variant më të mirë se çdo lëng të blerë apo pije që përmban sheqerna, ëmbëltues dhe shije artificiale.

Për këtë pije do t’ju duhen:

– 1 trangull i freskët

– 2 litra ujë

– Një enë qelqi

Trangulli duhet të pastrohet mirë dhe të copëtohet në feta të holla.

Në enën nga qelqi të mbushur me ujë e shtoni trangullin.

Lëreni pijen të qëndrojë për disa orë para përdorimit, si dhe në qoftë se dëshironi, gjithashtu mund t’i shtoni limon, bli ose disa përbërës të ngjashëm sipas dëshirës. /ZËRI/

Shalqiri përmirëson shëndetin kardiovaskular

Shalqiri është një nga ato pemë që domosdo duhet konsumuar, sepse është përgjegjës për lloje të ndryshme të përfitimeve shëndetësore! Prandaj, konsumoni shalqi gjatë kësaj stine në qoftë se dëshironi të keni përfitime të mahnitshme shëndetësore.

– Përmban më shumë likopenë sesa domatja e freskët: Likopeni, i cili gjendet edhe në domate, është një super antioksidantë, i cili parandalon radikalet e lira të dëmtojnë qelizat dhe imunitetin tuaj, si dhe ndikon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe të kockave. Për të ruajtur sa më shumë likopenë në këtë superushqim, ruajeni atë në temperaturë dhome para se ta preni.
Lëngu i shalqirit redukton dhimbjet në muskuj: Shalqiri përmban nivele të larta të argininës, e cila është e lidhur me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve dhe madje mund të reduktojë dhimbjet e muskujve.

– Përmban vitamina: A e keni ditur se në çdo fetë të shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C? Përfitimet e vitaminës C janë të shumta, ndër të tjera ajo ndikon në rritjen e sistemit imunitar. Shalqiri përmban edhe vitaminë A, e cila ndër të tjera ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe të flokëve. /zeri