von Zemraadmin | März 11, 2015 | Feja Islame
Aktivistët myslimanë në SHBA shprehën kënaqësinë e tyre pasi Nju Jorku mori vendim për të futur dy festat fetare islame në kalendarin e shkollave publike.
Vendimi do të thotë se Nju Jorku do të jetë metropoli më i madh i Amerikës që mbyllë shkollat publike në shenjë respekti ndaj Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.
Nju Jorku është qyteti ku komuniteti musliman ka ndikim të dukshëm në politikat publike.
“Ne jemi shumë krenarë për komunitetin tonëm, për përfshirjen e festave myslimane në sistemin shkollor publik në Shtetet e Bashkuara,” tha Linda Sarsour, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Amerikano-Arabe të Nju Jorkut.
Muslimanët në New York City ka kohë që janë duke kërkuar shwnimin e festave fetare islame në shkollat publike.
Këshilli i Qytetit kishte miratuar një rezolutë në vitin 2009 për të dhënë pushim në këto ditë, por ish-kryetari i bashkisë Michael Bloomberg kundërshtoi këtë rezolutë.
Përcaktimi i ditëve të para të Bajramit si festë zyrtare ishte një nga premtimet e fushatës së kryebashkiakut aktual Bill de Blasio.
“Fushata në Nju Jork ka vërtetuar se kur komunitetet myslimane janë të bashkuara të organizojnë, ne kemi fuqi dhe ndikim mbi politikën,” tha Sarsour.
Pesë lagjet e Nju Jorkut janë shtëpi për rreth një milion muslimanë dhe studentë myslimanë përbëjnë afërsisht 10% të nxënësve të shkollave publike të qytetit. /mesazhi/
von Zemraadmin | März 1, 2015 | Kosova
Një video amatore tregon momentet e ndërhyrjes së policisë në ambjentet e grevës së urisë për të nxjerrë studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike që qendronin prej dy ditësh të ngujuar.
Pamjet e filmuara nga një celular tregojnë se studentët janë gjendur të papërgatitur.
Edhe pse pamjet nuk janë të qarta, dëgjohen zërat e oficerëve të policisë por edhe studentëve.
“Çohu, çohu.. Shpejt shpejt.. vishni vishni”. Ka dhe disa britma vajzash.
Thuhet se ndërhyrja është bërë rreth orës 02:00.
Pas shpërndarjes së grevistëve, punonjësit e policisë kanë larguar xhamat e thyera të hyrjes së fakultetit.
{media id=1418,layout=blog}
von Zemraadmin | Feb. 20, 2015 | Shëndetësia
Shumica prej nesh nuk dëshiron të flasë për gjërat si urina apo fekalet, por realiteti është se këto jashtëqitje janë të rëndësishme për shëndetin tonë. Ndoshta nuk flasim për këtë, por të gjithë e dimë se shumë pak ose shumë nga këto jashtëqitje nuk janë mirë për shëndetin tonë.
Ekzistojnë disa gjëra të cilat janë të dukshme për të gjithë gjatë urinimit. Ndoshta meshkujt e kanë më të lehtë ta vërejnë gjatë urinimit në tualet apo ulëse ndërsa femrat derisa shikojnë letrën higjienike kur e pastrojnë pjesën e mbetur të urinës. Përveç kësaj, në qoftë se ka një ndjesi djegieje ose dhimbje gjatë urinimit, ne mendojmë se duhet të shikoni se çfarë saktësisht po nxirret jashtë. Është e rëndësishme të dihet se çfarë na tregon urina për ne. Ekspertët thonë se urina është mënyra më e lehtë e vetekzaminimit të trupit tonë. Nëse diku në trup ka ndonjë problem, ai do të shfaqet në materiet tona që largohen nga trupi. Ndryshimet në aromë dhe ngjyrë janë tregues të drejtpërdrejtë të funksionimit jo të mirë të sistemeve të trupit tonë.
Urina ndihmon si tregues i shtatzënisë, tek lëndimet e brendshme apo ndonjë problem që nuk mund të zbulohet nga jashtë. Gjithashtu, ajo mund të tregojë për infeksionet e traktit urinar apo dehidratimet përmes ndryshimit në ngjyrën e urinës duke u bërë më e errët dhe më e trashë, gjë që gjithashtu tregon se niveli i kafeinës apo nikotinës në trupin tonë është rritur, sidomos tek femrat.
Për më tepër, në qoftë se urina ka një aromë të çuditshme, atëherë kjo është normale. E dimë që kjo tingëllon e çuditshme, por aroma e çuditshme në urinë është një tregues i mirë. Por karakteristikat e tjera, si ato që tashmë u përmendën, si dhimbja apo ndjesia e djegies, mund të tregojnë që duhet ta bëjmë një vizitë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur.
Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës. Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.
Ngjyrat e urinës zakonisht variojnë kështu:
E verdha e mbyllët: ndërkohë që ngjyra e verdhë e çelët e urinës është normale, ngjyra e mbylltë e verdhë tregon se personi vuan nga dehidrimi pasi që përqendrimi i kripës është më i lartë se normalisht. Më pak ujë do të thotë një nuancë më të mbylltë të së verdhës së urinës, kështu që pini ujë sa më shumë kur shfaqet ky problem.
E kuqe: Kjo ngjyrë varion nga nuanca rozë në të kuqe të errët. Testi mund të specifikojë nëse urina përmban gjak apo gjak të mpiksur, si hemoglobinuria. Sidoqoftë, ky është një problem serioz të cilin duhet ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur. Ai mund të ndodhë për shkak të ndonjë infeksioni të fshikëzës, traktit urinar apo uretrës. Gjithashtu, kanceri i prostatës tek meshkujt apo fshikëzës tek të dy gjinitë, apo edhe ushtrimet e rënda mund të rezultojnë që urina të ketë ngjyrë të kuqe.
Kafe në të zezë: Kjo është gjithashtu një ngjyrë e cila mund të variojë nga kafeja në të zezë. Ajo mund të jetë edhe një nuancë e errët e së kuqes. Por kjo ngjyrë shfaqet për shkak të funksionimit jo të rregullt të mëlçisë dhe tek sëmundjet si hepatiti, bllokimi i kanalit të bilës, tumorit apo edhe cirozës, sepse bilirubina shfaqet në urinë. Gjithashtu, çrregullimet e rënda si anemitë hemolitike apo melanomat mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë kafe në të zezë.
Portokalltë: Shumë ilaçe mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë portokalli. Gjithashtu, konsumi i tepërt i agrumeve ose karotave mund të jetë arsye për urinë ngjyrë portokalli.
Urina është një tregues i ndonjë problemi, kështu që kontrollojeni atë herë pas here. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda. / KOHA.net
von Zemraadmin | Feb. 8, 2015 | Kosova
Kosova, po ballafaqohet me krizën më të madhe ekonomike dhe sociale prej përfundimit të luftës deri më sot. Akumulimi i problemeve për 15 vite me radhë si papunësia e lartë, varfëria e skajshme, mungesa e perspektivës, janë shkaktarët kryesorë që kanë bërë që mijëra qytetarë të Kosovës të largohen nga vendi. Arsye tjetër e largimit të qytetarëve është humbja e besimit tek qeveria e krijuar me 9 dhjetor.
Lidhur me këtë çështje, Lëvizja VETËVENDOSJE! sot organizoi një aksion simbolik pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku vendosi një autobus brenda të cilit shiheshin politikanët, të cilët duhet të largohen nga vendi, për t’iu kthyer shpresa qytetarëve të Republikës. “Është interesant të përmendet fakti që derisa qytetarët prisnin ndryshimin përmes krijimit të një qeverie pa PDK-në numri i të larguarve nga Kosova ishte shumë i vogël. Të dhënat zyrtare për azil në Austri thonë se në muajin qershor të vitit 2014 në atë shtet kërkuan azil 40 qytetarë nga Kosova, në muajin korrik 41, ndërsa në dhjetor, menjëherë pas themelimit të qeverisë, ky numër u shtua në 784. Vetëm në Gjermani deri më 31 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare gjermane, kanë kërkuar azil 6.908 qytetarë nga Kosova”, tha para mediave deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Faton Topalli, duke shtuar se mosveprimi i Qeverisë përballë kësaj situate lë të nënkuptohet se pushtetarët përmes ikjes së qytetarëve po tentojnë ta sigurojnë paqen sociale në Kosovë.
“Qeveria po harron se në Kosovë janë të gjithë të varfër. Pra, jo vetëm 121.000 qytetarët që jetojnë me nga 63 cent ne ditë, jo vetëm 90% e rinisë që janë të papunë, jo vetëm 90% e grave të papuna, jo vetëm pensionistët me nga 75 euro, por edhe ata 300.000 të punësuar që nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e veta pa u zhytur në kredi. Këta 300.000 të punësuar, i kanë 450.000 kredi. Pra, mesatarisht secili nga ata e ka nga një kredi e gjysmë”, theksoi Topalli.
Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! i patëm propozuar në Kuvend disa ndryshime në projektbuxhet që ndërlidheshin me ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, përfshirë këtu edhe dyfishimin e buxhetit për ndihma sociale, por këto propozime u kundërshtuan ashpër nga partitë në pushtet dhe nuk u miratuan. “Masat emergjente që do duhej t’i merrte Qeveria për këtë çështje, nuk do duhej të ishin kërcënime të ndryshme e aksione policore, as thirrjet për të mos u larguar nga vendi, as shlyerja e borxheve të vjetra që nuk kanë ndikim në zbutjen e varfërisë dhe që as nuk mund t’i inkasojë me ligjet në fuqi, por do duhej të ndaheshin të paktën 30 milionë euro për punësimin e mbi 10 mijë qytetarëve. Meqë këta qeveritarë nuk kanë plan ekonomik, më e mira që do të mund të bënin është t’i hipin autobusit e të dalin jashtë vendit të kërkojën azil. Këta janë të vetmit që i plotësojnë kushtet për azil, sepse kur dalin jashtë vendit mund të thonë se për 15 vite me radhë i kemi bërë keq popullit tonë, e kemi vjedhur, ia kemi shitur pasuritë dhe në fund edhe po e rrahim. Sa më gjatë që të rrijë kjo qeveri, aq më vështirë do të jetë për qytetarët e Kosovës. Andaj, këta duhet të ikin, që populli të mbetet”, tha në fund Topalli.
{gallery}vetevendosje-galeri-autobus{/gallery}
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Sport
Udhëheqësit e Manchester Unitedit kanë shkarkuar punonjësin evropian për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj muslimanëve dhe të huajve në rrjetin social Facebook.
Udhëheqësit e klubit anglez kanë nisur hetimin e gjerë rreth tërë rastit pas pretendimeve se Aakjaer dërgoi mesazhe raciste ndaj muslimanëve. Klubi ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Aakjaerin për shkak, siç thuhet, ofendimeve dhe fyerjeve ndaj muslimanëve, sepse xhaminë e ka përshkruar si „shitore për falje me potencialin për konspiracion“.
Gjithashtu, hetimi tregoi se Aakjaer në rrjetet sociale ka përkrahur idenë që Danimarka të mbyllë kufijtë e saj për të huajt. Në faqen e tij është publikuar edhe fotoja me gjashtë derra dhe mbishkrimin „Është koha për të përdorur armët tona të fshehta kundër islamistëve“. Ndërkohë, Aakjaer, i cili jeton në Kopenhagë, për Manchester United ka punuar nga viti 2011.
Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë rast ku thuhet se klubi nuk do të tolerojë sjellje të tillë të punonjësve të vet. „Klubi ka marrë dëshmi nga gazeta Guardian, ka nisur hetim urgjent mbi këtë çështje dhe kemi ndërprerë me Aakjaerin. Manchester United është organizatë ekskluzive dhe nuk do të tolerojë sjellje të tillë“, thuhet në komunikatë. Aakjaer për mediat britanike ka deklaruar se komentet e tij janë marrë jashtë kontekstit dhe keqinterpretuar, transmeton Anadolu Agency (AA).