Një video amatore tregon momentet e ndërhyrjes së policisë në ambjentet e grevës së urisë për të nxjerrë studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike që qendronin prej dy ditësh të ngujuar.
Pamjet e filmuara nga një celular tregojnë se studentët janë gjendur të papërgatitur.
Edhe pse pamjet nuk janë të qarta, dëgjohen zërat e oficerëve të policisë por edhe studentëve.
“Çohu, çohu.. Shpejt shpejt.. vishni vishni”. Ka dhe disa britma vajzash.
Thuhet se ndërhyrja është bërë rreth orës 02:00.
Pas shpërndarjes së grevistëve, punonjësit e policisë kanë larguar xhamat e thyera të hyrjes së fakultetit.