Polica e Kosovës mund t’ju dënojë nëse publikoni vozitjen jashtë rregullave
Vozitësit në Kosovë jo rrallë herë thyejnë rregullat e komunikacionit. Një ndër to është edhe mos respektimi i shpejtësisë së lëvizjes
Aktualisht në Kosovë në bazë të ligjit shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km në orë, por qe kjo nuk respektohet nga shoferët e veturave.
E këtë e dëshmojnë edhe vet ata, madje duke xhiruar me telefonat e tyre shpejtësi edhe deri në 200 km në orë, e më pas duke i publikuar edhe në rrjetet sociale.
Këto veprime nga vozitësit kryesisht bëhen gjatë orëve të mbrëmjes,atëherë kur edhe kontrollet e policisë në komunikacion janë më të vogla.
Por, Policia e Kosovës thotë se ky institucion në vazhdimësi ka marr masa për ngritjen e sigurisë në komunikacion dhe ka shqiptuar edhe gjoba për përdoruesit e telefonit gjatë vozitjes.
“ Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor”.
“Shoferit të mjetit motorik gjatë kohës së ngasjes nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës (mobil) e as pajime të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësin e reagimit dhe ngasjes së sigurt të mjetit”, prandaj një perqindje e tiketave janë shqiptuar edhe për këto shkelje”, thuhet në një përgjigjej të zyrës për informim, për lajmi.net.
Sipas policisë numri i aksidenteve me fatalitet gjatë periudhës janar-qershor 2015, ka shënuar rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014, për 12 më pakë.
Po ashtu edhe numri i personave të vdekur në aksidente të komunikacionit për të njëjtën periudhë kohore është më i vogël.
Në periudhën janar-qershor 2014, kanë vdekur në 63 persona, kurse për periudhën janar-qershor 2015, sipas policisë kanë vdekur 46 persona.
Bashkë për protesta, por jo edhe për dhunë
Opozita tashmë ka ndarë mendjen për organizimin e protestave masive deri në ndalimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, siç po e quajnë ata ‚Zajednicës‘.
Por, ajo që nuk po i bashkon është forma se si do të organizohen protestat, nëse do të jenë të dhunshme apo jo. Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se do të përdoren të gjitha format për të ndaluar themelimin e ‘Zajednicës’, duke mos mohuar as dhunën, dy partitë tjera, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë shprehur kategorikisht kundër protestave të dhunshme.
Frashër Krasniqi nga “Vetëvendosje” thotë për KosovaPress se ata janë duke organizuar tribuna, aksione simbolike të cilat janë në funksion të mobilizimit të qytetarëve në kundërshtim të ‘Zajednicës’. Ai tha se janë edhe duke u koordinuar me partitë opozitare dhe pjesëtarët e shoqërisë civile dhe gjithë ata që duan ta ndalojnë ‘Zajednicën’, që të bashkohen dhe të gjitha aktivitetet të kulmojnë me protesta masive.
Mirëpo, edhe pse opozita është p ajtuar që të organizojnë protesta në kundërshtim të Asociacionit të komunave serbe, ato nuk po pajtohen që të ketë dhunë. VV-ja nuk përjashton asnjë formë, madje as dhunën vetëm që të parandalohet themelimi i Asociacionit, derisa AAK e Nisma janë shprehur hapur se nuk duan protesta të dhunshme.
“Dy gjëra janë të sigurta, ne do të vazhdojmë me aktivitete, me aksione me protesta, demonstrata të pandalshme derisa të ndalet ‘Zajednica’, dhe e dyta është që ne do ta ndalim patjetër ‘Zajednicën’. Pra do të bëjmë çmos që ‘Zajednica’ të ndalet. Kjo nënkupton që po organizojmë aksione të ndryshme, do të organizojmë peticione, dhe do të kulmojmë me protesta e demonstrata. Saktësisht se kur do të ndodh kjo, jemi në diskutim e sipër, por ajo që dihet sigurt është se ne jemi të pakompromis në betejën për ta parandaluar ndarjen dhe defunksionalizimin e Kosovës”, tha Krasniqi.
Krasniqi theksoi se nuk është kryesore nëse ata do të përdorin dhunë, por vendosja e ‘Zajednicës’ në territorin e Kosovës përmes së cilës do të ndahen resurset e Kosovës, ekonomia dhe territori i Kosovës, është dhuna më e madhe që po i ndodh Kosovës.
Kundër dhunës në protesta ka dalë sot edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk do t’i mbajnë sytë mbyllur nëse protestat keqpërdoren dhe marrin drejtim të gabuar dhe shndërrohen të dhunshme. Sipas tij AAK është që protesta të shërbejë për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve kundër degradimit të vendit.
“Ne kur po flasim kundër dhunës po tregojmë se nuk do t’i mbajmë sytë mbyllur, që të keqpërdoret protesta, të marrë drejtim të gabuar, por protesta me qenë vërtet zëri qytetar që e pengon degradimin e gjendjes në vend…Sot ka ndodh protesta, vendimi i Aleancës është protestë, është vendim politik, kanë ndodhur diskutime shumë..ka filluar protesta”, tha Haradinaj.
Për protesta, por jo të dhunshme janë edhe partia më e vogël opozitare ajo e Fatmir Limajt, e cila do t’i bashkohet organizimit të protestave në kundërshtim të Asociacionit.
Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën tha për KosovaPress se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të ndaluar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sepse përmes tij do të bëhet ndarja territoriale e Kosovës, do të pranohet sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën
“Opozita, natyrisht parlamentare dhe jo parlamentare, partitë tjera që nuk janë në parlament do t’i prijnë këtij procesi, por presim që qytetarët të jenë më aktiv në përgjithësi dhe të dëshmojmë se ndarjet pozitë opozitë janë në shoqëri demokratike normale, por këtu nuk kemi të bëjmë me kundërshtimin e një qeverie, por kemi të bëjmë me dëmtimin e të ardhmes së këtij vendi…Mendoj që askush nuk ka të drejt që për të kundërshtuar një dëm që i bëhet Kosovës të bëjë një dëm me të madh. Prandaj mënyra dhe rruga që do të ndiqet për të kundërshtuar këtë sigurisht do të jenë demokratike”, tha Sherifi.
Megjithatë, pavarësisht paralajmërimit të protestave, asnjëra nga partitë opozitare nuk ka mundur të thotë se kur do të fillojnë protestat në kundërshtim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /RTKLive.com
Shqipëria s’mposhtët as në Kopenhagë
Kombëtarja shqiptare ka bërë hapin e madh në garën për tu kualifikuar në Evropianin “Francë 2016”, duke marrë një pikë të madhe kundër Danimarkës midis Kopenhagës.
Danimarka dhe Shqipëria sonte kanë ndarë pikët, duke luajtur pa gola, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy përfaqësueset.
Kuqezinjtë në pjesën e parë treguan performancë mjaft të mirë, madje, dy herë rrezikuan seriozisht portën e danezëve përmes Cikalleshit e Lenjanit.
Ndërkaq, në fraksionin e dytë, ishin danezët ata që e kontrolluan vazhdimisht lojë, duke krijuar disa raste të rrezikshme drejt portës së skuadrës shqiptare, por ishte portieri Etrit Berisha, i cili me disa intervenime fenomale shpëtoi portën e tij.
Ndërsa, Odise Roshi në minutën e 90-të ishte afër golit, goditjen e të cilët e pret “gardiani” i danezëve.
Skuadra e Gianni De Basit ia doli që t’i bëj ballë presionit të madh të nikoqirëve, duke mos pësuar gol dhe duke shkëputur një pikë të madhe nga ky udhëtim i vështirë.
Shqipëria tani arrin në kuotën e 11-të pikë ve, aq sa ka Danimarka në pozitën e dytë, kurse Portugalia kryeson renditjen tabelorë në Grupin I më 12 pikë të tubuara.
Shqipëria të hënën mbrëma në “Elbasan Arena” sfidon Portugalinë e Cristiano Ronaldos, një tjetër ndeshje e rëndësishme për kualifikim në EURO 2016. / RTKLive.com
BANESA NË SHITJE – Prishtinë








