Majlinda – kampione e Evropës! (Video)

Majlinda – kampione e Evropës! (Video)

Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi, për të dytën herë është kampione e Evropës, në kategorinë deri 53 kilogram! Ajo sot në finalen, në qytetin rus Kazan, ka mundur francezen Prishill Njeto dhe u stolis me medaljen e artë!

Edhe një garë, edhe një fitore edhe një pritshmëri nga xhudistja më e mirë e të gjitha kohëve, Majlinda Kelmendi!
Në Kazan të Rusisë u mblodhë ajka e zhudistëve pretenduese për titull dhe për pikët olimpike, duke e quar skajshëm në vështirësi dhe përgjegjësi të madhe për secilin pjesëmarrës të kësaj ngjarjejej të madhe!
Kosova me katër xhudistë, me katër yje, me katër shpresa, me katër atutë e mëdha edhe për Rio, për të qenë gjithësesi krenaria jonë!
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova u eleminuan herët, por në tatami mbizotëruan dy sorkadhet pejane!
Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, në xhiron e dytë mundi ukrainasen Starkova, kurse në rrethin e tretë izraeliten Shvarc!
Në Gjysmëfinale rivale tejet të paprështatshme kishte francezen, Anabell Euranie, e cila ishte më e gjatë dhe duelit iu qas pa brez të lidhur që për Majlinden duket të ishte një befasi. Pas dy ndëshkimeve që i mori francezja, majlinda qetë e mbylli fitoren e sigurt dhe shumë të merituar!
Në finale, betejë e madhe e nxhetë, e papërshtatshme, emocionuese, didhëruese që të gjithat ishin ngatërruar në kulm!
Francezja Prishill Njeto mori zemër, kishte arritur stabilitetin, ndëshkimet ishin 2 me 1 për Majlindënr, por pejanja atëherë kur pritej me IPPON fiton duelin e krenarisë së përgjithshme të botës shqiptare!
Nora Gjakova u ndal në gjysmëfinale, por ajo për medalje të bronzët, për vend të tretë, për pikët e mëdha olimpike, luftoi si luaneshë dhe mundi britanezen, Smith Dejvis, në konkurrencën e xhudisteve deri 57 kilogram!
Sukses i jashtëzakonshëm i Norës, i Majlindë, i xhudos dhe i sportit të Kosovës, i arritur në Rusi, atje ku u intonua hymni dhe ku u lartësua flamuri ynë shtetëror!
Me germa të arta i shkrua KOSOVA!/ 21 Media

YouTube

Mit dem Laden des Videos akzeptieren Sie die Datenschutzerklärung von YouTube.
Mehr erfahren

Video laden

I erdhi fundi pritjes, ‘Shqiponjat’ fluturojnë për në Francë

Ëndrra e madhe e gjithë shqiptarëve është realizuar, pasi Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, pas fitores së thellë 3-0 në udhëtim te Armeni

Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Pasi fillimisht rrezikuan vendasit nëpërmjet një goditje dënimi, radha ishte që Shqipëria të dalë përpara dhe t’I tregojë dhëmbët.

Pas një aksioni të bukur Basha goditi fort dhe portieri vendas priti, ndërsa në tentim për ta larguar goditjen e Gashit, mbrojtësi Hovhannisyan dërgoi topin në rrjetë në minutën e nentë.

Goli i dytë erdhi pas një ndërprerje, kur Ledian Memushaj harkoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi Berat Xhimshiti realizoi me thembër për 2-0.

Në pjesën e dytë armenët ishin ata që rrezikuan më shumë me disa gjuajtje, por portieri Etrit Berisha ishte në një ditë fantastike.

Shqipëria në pjesën e dytë rrezikoi me Roshin dhe Gashin, por pa arritur të shënojë.

Golin vendimtar në këtë sfidë për Kuqezinjtë, e shënoi i inkuadruari në lojë nga banka e rezervistëve, Armando Sadiku, pas një asistime nga Odise Roshi.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria edhe zyrtarisht është pjesë e Kampionatit Evropian ‘Franca 2016’, pasi këtë gjë e arriti duke shënuar katër fitore, duke barazuar në dy ndeshje dhe duke i humbur dy të tjera.

Shqipëria kualifikohet si skuadra e dytë nga Grupi I me 14 pikë të tubuara, ndërsa si e para kualifikohet Portugalia me 21 pikë, kurse në ‘play-off’, shkon Danimarka. /Telegrafi/

Armeni 0-2 Shqipëri

 

 

Kombëtarja shqiptare sonte luan ndeshjen vendimtare me armenin, për kualifikim në EURO 2016, ky takim nisë ne ora 18:00 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt ne RTK1

Pas humbjes nga Serbia, kombëtares shqiptare i duhet patjetër fitorja kundër armenëve ne mënyrë qe te kualifikohet drejtpërdrejt, ne EURO 2016, ne te kundërtën çdo rezultat tjetër e dërgon Shqipërinë ne barazh.
Futbollistët e Kombëtares sonë janë të bindur se mund ta fitojnë përballjen me Armeninë, fitore e cila do të siguronte biletën për në Francë.
Sfida me Armeninë, e cila është jetike, ka bërë që shqiptarët ku do që janë të mendojnë vetëm për ndeshjen e sontme. Një fitore eventuale nga ky udhëtim i vështirë, do të realizonte ëndrrën shqiptare, kualifikimin në një eveniment të madh siç është kampionati Evropian.
Takimi mes Armenisë dhe Shqipërisë nis në orën 18:00, dhe do te transmetohet drejtpërdrejt ne Radio Televizionin Publik te Kosovës (RTK1). /RTKLive

De Biasi: E kemi në dorë fatin e kualifikimit

Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi sot pasdite në konferencën për shtyp përpara sfidës me Armeninë në Jerevan u shpreh optimist për një sukses që do t’i siguronte kualifikimin skuadrës kuqezi për në Euro 2016.
Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.
“Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë”.
De Biasi vuri theksin në ecurinë fantastike të Kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve. “Nëse ditën e shortit do t’i kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi me një fitore mund të kualifikohemi në Europian, do të më merrnin për budalla. Ne jemi një vend i vogël dhe me Armeninë nuk kemi të përbashkët vetëm këtë fakt por edhe faktin që si ju kemi shumë emigrantë në mbarë botën. Do të ishte bukur të festonim në vendin tuaj, për të tregu ar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë”, tha ai.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme në orën18:00. Në stërvitjen e fundit përpara sfidës, Andi Lila nuk ia ka dalë mbanë të jetë në dispozicion të trajnerit duke konfirmuar mungesën në 90 minutëshin e Jerevanit.
Trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan, deklaroi para ndeshjes se te dielës me Shqipërinë se do të jetë i lumtur nëse skuadra e tij do të zhvillojë një lojë të bukur, e cila jo domosdoshmërisht mund të reflektojë rezultat pozitiv.
“Ne duhet të gjejmë lojën tonë të bukur, dhe jo domosdoshmërisht kjo përkthehet me fitore. Do të jem i lumtur nëse luajmë një futboll tërheqës, edhe nëse nuk do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Futbolli i tillë është, mund të luash bukur, por në fund nuk merr asnjë pikë. Nuk ka skuadra të pamposhtura dhe nuk mund t’u kërkojmë futbollistëve të fitojmë me cdo kusht. Është ndeshje e fundit eleminatore dhe sigurisht që dëshirojmë ta mbyllim këtë fushatë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha trajneri i Armenisë.
Duke folur për situatën ne grupin I, ku Danimarka shpreson per nje fitore ose barazim te Armenisë ndaj Shqipërisë për të vijuar me tej, trajneri armen tha se, “Në futboll nuk luhet për nder apo për t’i bërë favor një skuadre tjetër. Këto fjalë janë të papërshtatshme. Nëse humbasim kjo nuk do të thotë se luajtëm pa nder. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por në një ndeshje futbolli ndikojnë faktorë të ndryshëm”.
Trajneri i Armenisë tha gjithashtu se, ka mungesa të rëndësishme për arsye dëmtimesh, ndërsa lojtarë të veçantë janë jashtë formë, duke paralajmëruar ndryshime të shumta në formacionin bazë.

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë

Kampionia e Botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në „European Judo Open“, duke mundur garuesen e klubit të saj, Distria Kransiqin.

Sporti shpeshherë di të jetë i çuditshëm, e kësaj radhe ishte përballja e dy garueseve të vendit tonë, Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në një finale të një eveniment të tillë. 

Majlinda mundi Distrian dhe fitoj medaljen e artë, kurse Distria duhet të kënaqet me medaljen e argjendte.

Ndërkohë, medalje të artë ka fituar edhe Nora Gjakova, një tjetër xhudiste e klubit pejanë Ippon. Nora e mundi xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, duke e dominuar gjatë terë duelit.

Serbia fiton në “Elbasan Arena”

Serbia ka arritur të fitojë 0:2 në lojën me Shqipërinë në Elbasan Arena, me dy gola të shënuar pas minutës së 90’, nga Kolarov dhe Lajic.

Fillimisht Kolarov në minutën e 90-të zhbllokoi rezultatin, ndërsa, goditjen e fundit skuadrës sonë ua dha Lajiq në minutën e 90+3, duke shënuar golin e dytë.

Shqipëria tani duhet patjetër ta fitojë ndeshjen në udhëtim tek Armenia, takim ky që luhet të dielën.

Pjesa e parë Shqipëri-Serbi 0-0

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. 

Pjesa e parë e lojës nuk ka dhënë lojë të kënaqshme, sidomos nga kuqezinjtë, të cilët nuk ia dolën që asnjë herë të rrezikojnë seriozisht portën e skuadrës serbe.

Ndërkohë, Serbia shënoi një gol në minutën e 35-të, por që u anulua nga gjyqtari për shkak të ndërhyrjes se palejuar në portierin e kombëtares sonë Etrit Berishës. Pas pak nis pjesa e dytë

Në ‚Elbasan Arena‘ nis ndeshja Shqipëri-Serbi

Në “Elbasan Arena”, ka nisur super përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që po zhvillohet në kuadër të eliminatorëve për Evropianin “Francë 2016”.Kjo sfidë me peshë të madh, është jashtëzakonisht e rëndësishme për kuqezinjtë të cilët synojnë fitore, dhe trepikëshi i mundshëm nga kjo ndeshje do të ishte trepikësh i artë për Kombëtaren tonë për kualifikim në EURO 2016.

Futbollistët e skuadrës shqiptare të përkrahur fuqishëm nga tifozët tonë,sfidës kundër skuadrës serbe i kanë hyrë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për fitore.

Madje, edhe vetë përzgjedhësi Gianni De Biasi dhe disa nga lojtarët e Kombëtares sonë janë shprehur optimist se do ta mposhtin Serbinë.

Është për tu shënuar se para fillimit të ndeshjes, gjatë intonimit të himneve sjellja e publikut ishte korrekte. / RTKLive.com