Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 52 bashki. Në 38 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 13 fitues janë kandidatët e së djathtës dhe 1 i partisë së minoritetit grek „Mega“.
Pas Korçës dhe Lushnjes koalicioni i majtë ka marrë 3 nga bashkitë e mëdha të vendit. Fitorja e ASHE-së konfirmohet në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa është çështje kohe zyrtarizimi i fitores në Vlorë.
 Në Elbasan, Qazim Sejdini ka siguruar rreth 15 mijë vota më shumë se rivali i tij, Ardjan Turku. Në Gjirokastër, Zamira Rami, ka një avantazh prej 1800 votash.
 Me mbi 10 mijë vota avantazh, Armand Subashi shpallet fitues i Bashkisë së Fierit, ndërsa në Vlorë, Dritan Leli i ASHE-së ka një avantazh prej 18400 mijë votash ndaj rivalit të tij, Genc Deromemajt, kur ka mbetur vetëm kutia e fundit për t’u numëruar.
 Në Shkodër, ku janë numëruar 124 nga 245 kuti, Voltana Ademi udhëheq me rreth 6280 mijë vota avantazh ndaj Keti Bazhdarit. Suprizë mund të konsiderohet rezultati i Malësisë së Madhe, ku udhëheq me rreth 320 vota kandidati i së majtës.
 Edhe në Lezhë, kandidati i Partisë Demokratike udhëheq me rreth 4100 vota ndaj kandidatit të së majtës, Viktor Tushaj, kur kanë mbetur edhe 2 kuti nga fundi.
 Ndërkohë, sa i përket Durrësit, kur kanë mbetur edhe 66 kuti për t’u numëruar nga 310 në total, Dako prin me 7150 vota ndaj Grida Dumas.
 Në Berat, kur kanë mbetur edhe 16 kuti për t’u numëruar, kandidati i ASHE-së, Petrit Sinaj kryeson me 1600 ndaj Kasëm Mahmutaj.
 Në Kukës, me mbi 3 mijë vota avantazh, Bashkim Shehu u APPD u shpall fitues ndaj Hasan Halilajt të ASHE-së.
 Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Shukri Xhelili ka arritur të fitojë në Bashkinë e Dibrës me një avantazh rreth 290 vota ndaj kundërshtarit të tij.
 Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:
 1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
 2. Skrapar, Nesim Spahiu
 3. Pukë, Gjon Gjonaj
 4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
 5. Has, Adem Lala
 6. Delvinë, Rigles Balili
 7. Kolonjë, Arben Malo
 8. Libohovë, Luiza Mandi
 9. Belsh, Arif Tafani
 10. Himarë, Jorgo Goro
 11. Cërrik, Altin Toska
 12. Konispol, Shuaip Beqiri
 13. Pustec, Edmond Themelko
 14. Mirditë, Ndrec Dedaj
 15. Roskovec, Majlinda Bufi
 16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
 17. Gramsh, Luljeta Dollani
 18. Sarandë, Floriana Koka
 19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
 20. Korçë, Sotiraq Filo
 21. Peqin, Saimir Hasalla
 22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
 23. Kurbin, Artur Bardhi
 24. Lushnje, Fatos Tushe
 25. Këlcyrë, Klement Ndoni
 26. Shijak, Ardian Kokomani
 27. Memaliaj, Durim Rroshi
 28. Fier, Armando Subashi
 29. Gjirokastër, Zamira Rami
 30. Elbasan, Qazim Sejdini
 31. Librazhd, Kastriot Gurra
 32. Patos, Rajmonda Balilaj
 33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
 34. Maliq, Gëzim Topçiu
 35. Vlorë, Dritan Leli
 36. Bulqizë, Melaim Damzi
 37. Kuçovë, Selfo Kapllani
 38. Dibër, Shukri Xhelili
 Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:
 1. Klos, Basir Çupa 
 2. Tropojë, Besnik Dushaj
 3. Përmet, Niko Shupuli
 4. Mat, Nezir Rizvani
 5. Selenicë, Përparim Shametaj
 6. Vorë, Fiqiri Ismaili
 7. Pogradeci, Eduart Kapri
 8. Vau i Dejës, Zef Hila
 9. Kukës, Bashkim Shehu
 10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
 11. Dropull, Arqile Deçka
 12. Devoll, Bledjon Nallbati
 13. Lezhë, Fran Frrokaj
Bashkia e Finiqit fitohet nga Mega, me Leonidha Kristo.
 Në bashkitë e mbetura vijon numërimi i votave. / RTKLive.com
