[borlabs-cookie id="google-adsense" type="cookie"][/borlabs-cookie]

Vjehrri rreh dhe bën seks me nusen e djalin, por djali i tij nuk reagon prej 15 vitesh

Zbulohet dosja për 67-vjeçarin abuzues Margarit Ç., i cili është arrestuar para tri javësh. Pak ditë pas martesës, bashkëshorti i të dëmtuarës ishte larguar për në Greqi, ndërsa babai i tij e kishte dhunuar seksualisht. Nëna e tre fëmijëve ka pohuar para hetuesve se vjehrri e detyronte të kryenin seks, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike

Denoncimi i një krimi seksual 15-vjeçar ka tronditur opinionin publik të një fshati të Rrethit të Fierit. Bëhet fjalë për një ngjarje te ndodhur në vitin 2013. Edhe më skeptikët kundrejt traditave të familjes shqiptare janë shokuar kur një 35-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhunën seksuale dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj nga vjehrri monstër për një dekadë e gjysmë dhe heshtjen e mosreagimin e bashkëshortit edhe pas vënies në dijeni të këtij fakti. Është një histori rrëqethëse, ku personazhet për 15 vjet me radhë kanë përjetuar një situatë, e cila pas perdes së dhunës fizike e psikologjike, tradhtive brenda familjes, dyshimeve dhe epsheve seksuale, ka sjellë në jetë edhe tre fëmijë, një prej të cilëve prej pak vitesh. Një histori, e cila nxjerr në pah anën më të errët të medaljes së realitetit të sotëm social-ekonomik në vend, ku vetëm vitet e fundit femra ka nisur të marrë guximin të denoncojë dhunën e gjithanshme të ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, pas kallëzimit në polici, të kryer nga 37-vjeçarja, hetuesit kanë provuar se pretendimet e saj ishin të vërteta dhe kanë prangosur rreth tri javë më parë 67-vjeçarin Margarit Ç. nga fshati Topojë i Fierit.

Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore në ngarkim të të dyshuarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit në Rrogozhinë.

Historia

Nga burime të besueshme të gazetës mësohet se gjithçka ka nisur 15 vjet më parë, pak ditë pas martesës së djalit të të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, me bashkëshorten Lindita Ç., 35 vjeçe. Sipas denoncimit, Arbeni, pasi ka kaluar pak ditë të lumtura me bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte 20 vjeçe, është larguar për të emigruar i vetëm në Greqi, ku ka punuar për vite me radhë për të siguruar të ardhurat financiare për familjen. Burimet e sipërcituara pohojnë se në kallëzimin e saj, e dëmtuara ka pohuar se menjëherë pasi bashkëshorti i saj është larguar për në Greqi, vjehrri i të dëmtuarës, Margarit Ç., e ka dhunuar seksualisht dhe ka vazhduar ta bëjë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Ajo ka shtuar se gjatë muajve të parë, 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike. Gjithashtu, ajo ka shtuar se vjehrri i ka thënë që të mos tregojë për lidhjen e tyre, pasi ishte ajo që dilte e humbur nga kjo histori. Në këto kushte, marrëdhënia seksuale mes denoncueses dhe babait të bashkëshortit të saj ka vazhduar për vite me radhë. Duke qenë se bashkëshorti jetonte më shumë në Greqi sesa në familjen e tyre, e dëmtuara ka qenë e ekspozuar direkt ndaj dhunës seksuale të vjehrrit dhe autoritetit të tij. Ndërkohë, gjatë kalimit të viteve, ajo ka lindur fillimisht dy fëmijë, e më pas edhe një të tretë, por për këtë çështje, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse janë pjesë e abuzimit seksual, apo kanë ardhur në jetën nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj.

Denoncimi

Për shkak se e dëmtuara nuk ka pasur përkrahje nga bashkëshorti i saj, ka vendosur që rreth një muaj më parë ta denoncojë në polici dhunën seksuale e psikologjike të ushtruar ndaj saj. Pas marrjes së dëshmisë rrëqethëse, hetuesit kanë dashur të sigurojnë prova para se të kryenin ndalimin e 67-vjeçarit, pasi ka pasur dyshime se 35-vjeçarja mund ta kishte trilluar historinë. Në këto kushte, policia ka kryer përgjime ambientale, ku nga bashkëbisedimet e kryera mes të prangosurit, të dëmtuarës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duket qartë se denoncuesja ka treguar të vërtetën. Pas sigurimit të këtyre provave, prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 67-vjeçarit, i cili po hetohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Sipas të dëmtuarës, ka qenë frika e përballjes me opinionin e të afërmve dhe personave që e njohin, që e ka ndrydhur dhe e ka detyruar ta mbajë sekret për 15 vite këtë krim të ushtruar ndaj saj, në mënyrë të përsëritur dhe me dhjetëra herë në çdo vit.

Kallëzimi

E dëmtuara i tregoi të shoqit, por ai nuk reagoi

Pasi kanë kaluar vite me radhë nën peshën e sekretit të saj dhe vjehrrit, ku ky i fundit e dhunonte seksualisht në mënyrë sistematike, 35-vjeçarja ka vendosur t’ia tregojë këtë fakt bashkëshortit të saj. Nga burimet e gazetës mësohet se denoncuesja ka pretenduar në kallëzimin e saj se rreth dy vite më parë e ka vënë në dijeni bashkëshortin për atë çfarë kishte bërë babai i tij me të. Por bashkëshorti nuk ka reaguar, duke mos i kërkuar të atit të dinte versionin e tij. Ai ka vazhduar të jetojë edhe dy vitet e fundit me barrën e kësaj historie, ku bashkëshortja akuzonte vjehrrin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Mosreagimi i tij për qartësimin e situatës së krijuar, ka bërë që 37-vjeçarja të marrë guximin e ta denoncojë këtë fakt, me qëllim vënien para përgjegjësisë së monstrës që i kishte devijuar qëllimin e martesës së saj, duke e bërë objekt të epsheve të tij seksuale. /Botasot.info

Adoleshentja shqiptare rrëmbehet dhe përdhunohet për 4 ditë

Një minorene shqiptare 17 vjeçare, e cila gjendej prej disa ditësh me pushime në Itali për festat e Krishtlindjes është rrëmbyer e përdhunuar për 4 ditë rresht me qëllim prostitucioni.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën Villarica të Napolit, ku 17 vjeçarja shqiptare ishte e ftuar tek të afërmit.

Më 21 dhjetor, minorenia shqiptare del për një shëtitje e nuk kthehet më. Familjarët denoncojnë zhdukjen e saj në policinë e qytezës e cila në koordinim me policinë e Napolit nis operacionin për gjetjen e minorenes. Dokumentohen lëvizjet e saj, të njohurit, miqtë. Por brenda pak orësh një lajm i dytë mbërrin nga familjarët që me anë të disa miqve të përbashkët janë informuar se vajza është mirë e se kërkon pasaportën e saj.

Policia italiane dyshon në këtë lajm të dytë e lejon që familjarët të dërgojnë pasaportën tek vajza. Agjentë të policisë të maskuar civilë ndjekin nga afër çdo lëvizje të familjarëve të 17 vjeçares shqiptare.

Në momentin e dorëzimit të pasaportës i realizuar nga dy gra ndërmjetëse mes familjarëve e “të njohurve” të shqiptares, policia italiane mundi të zbuloj se vajza ishte e rrëmbyer me anë të mashtrimit e mbahej e mbyllur dhe e pangrënë në një shtëpi të braktisur në Kastel Volturno.

Për 4 ditë rresht 17 vjeçarja shqiptare ishte përdhunuar me qëllim trafikimin e saj si prostitutë.

Nën pranga ka përfunduar shqiptari 42 vjeçar Besnik Barashima me akuzën e sekuestrimit të personit, dhunë seksuale e trafik të prostitucionit minorenë.

Ekstradohet në Itali shqiptar i akuzuar për terrorizëm

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë shtetasin Alban Elezi, banues në Kavajë. Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhërin e arrestit për 38-vjeçarin për vepra penale të lidhura me terrorizmin. Procedimi penal në Itali ka filluar në lidhje me një organizatë kriminale terroriste e cila rekrutonte luftëtarë. Ndërkohë, është kryer ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë i shtetasit Artur Beqo, banues në Fier, pasi gjykata e këtij rrethi, në maj të vitit 2013, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të mashtrimit. Në muajin nëntor të vitit 2008, 49-vjeçari i ka marrë borxh 100.000 dollarë shtetasit me iniciale L.R. duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më. / Top Channel

Stalla përfshihet nga zjarri

Në fshatin Llugë të Istogut një person ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri stalla e tij e bagëtive.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës zjarri është shkaktuar nga fëmijët e tij të moshës 3-6 vjet.

Vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar. (RTKLive)

E tmerrshme: Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve

E tmerrshme: Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve

“Ju lutem më ndihmoni. Bashkëshorti im më thotë se do të më vrasë dhe do të më marrë fëmijët”.

Këto janë fjalët që ka thënë 33-vjeçarja para se të vdiste nga plagët e marra nga sulmi me thikë nga bashkëshorti i saj.

Shqiptarja kishte frikë të bënte denoncim në polici, për shkak se ajo dhe fëmijët nuk kishin leje qëndrimi në Greqi.

Banorët e fshatit në Gemini Argolidas e përshkruajnë atë si një njeri të drejtë dhe punëtore.

“E kuptoni se sa njeri i mirë ishte, asaj të gjithë në fshat i besonin çelësin e shtëpisë. Ajo nuk e meritonte atë”, shprehet një prej banorëve.

Shqiptarja, e cila punonte si ndihmëse u vra me thikë nga bashkëshorti i saj në sy të fëmijëve rreth orës pesë të mëngjesit.

“Ajo kishte frikë. I thash të shkonte në polici, por më tha se i druhej asaj që mund të bënte ai. Po ta dija se ishte i rrezikshëm do ta kisha denoncuar”, thotë një i moshuar.

Vajza 10 vjeçe dhe djali 8, kërkuan ndihmë tek fqinjët ndërsa nëna e tyre ishte e mbytur në gjak. /shekulli/

Gjendet një granatë dore e prodhimit jugosllav në Vushtrri

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Maxhunaj, të Vushtrrisë është gjendur një mjet i pashpërthyer.

Një person ka njoftuar në polici se në afërsi të ish qumështores për skaj rrugës kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer.

Në ora 16:25 njësiti i FSK-ës së bashku me njësitin e KFOR-it Amerikan kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë mjetin e pa shpërthye me vete, granatë dore të prodhimit jugosllav M 75 e cila ishte e paketuar në paketim plastik me ngjyre të gjelbër.

[borlabs-cookie id="google-analytics" type="cookie"] [/borlabs-cookie]