Mungesa e dialogut pozitë-opozitë, thellon krizën politike

Sipas analistëve politikë, mungesa e dialogut, mes dy kampeve politike, ka bërë që shumë çështje emergjente për Kosovën të mbeten pa u zgjidhur, ashtu siç ka ndodhur në rastin e Demarkacionit, i cili është edhe kusht për liberalizimin e vizave.

Mospajtimet ndërmjet pozitës dhe opozitës sa i përket çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e zi, kanë thelluar krizën politike të cilën në Kosovë.   Të ndodhur në pozicione të palëkundura, pozita e opozita, duket se nuk po gjejnë zgjidhje dhe si rrjedhojë, po lindë nevoja për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.  Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ndërkombëtarët janë partner të preferueshëm për Kosovës, mirëpo, zgjidhjen duhet ta jep Kuvendi i Kosovës.  “Unë mendoj se zgjidhja duhet të gjendet sepse është obligim ligjor të cilin e kemi d.m.th si obligim ligjor që këtë cështje ta sjellim në Kuvend dhe të prononcohemi, defakto të shprehim vullnetin në Kuvend për atë cështje. Votohet apo nuk votohet, Kuvendi është ai që duhet ta jap fjalën përfundimtare ndërsa ndërkombëtarët janë partner të preferueshëm dhe pozitiv, por që Kuvendi duhet ta jap fjalën e vet përfundimtare”, ka thënë Ferati për “Bota sot”.

Por, ndryshe mendon analisti Emrush Ujkani, sipas të cilit, ndërhyrja ndërkombëtare po bëhet e domosdoshme në situatën, ku subjektet nuk po pajtohen ndërmjet vete.  “Personalisht, mendoj që institucionet tona por edhe subjektet opozitare, është dashur qysh moti të gjejnë zgjidhje për temën shumë të diskutueshme rreth ratifikimit të marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e zi. Duke vepruar në mënyrën se si kanë vepruar deri më tash, pa përjashtim, kanë sjellë shtetin e Kosovës në një situatë shumë të palakmueshme edhe vet Malin e zi, një partner i yni që e ka njohur Kosovën si shtet, por edhe karshi bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Të ndodhur në këtë situatë është pothuajse gati e pamundur që ne t`i japim një zgjidhje kësaj cështjeje pa një ndërhyrje të faktorit të tretë”, ka thënë Ujkani.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”) /Botasot.info

Lexo me shume nga kjo kategori…