Çka thuhet për ata që bëjnë shumë postime në Facebook

Zakonisht të gjithë acarohen apo irritohen kur shohin në Facebook statuse pafund të çifteve të vetëkënaqura të ekzaltuar nga marrëdhëniet e tyre të mrekullueshme.

Por edhe më keq janë ata njerëz që ndjejnë nevojën për tu treguar të gjithëve seancat e tyre muskuloze në palestër apo që postojnë foto të drekave të tyre super të shëndetshme.

Një studimi i ri ka zbuluar se njerëzit që postojnë përditësime të statuseve në Facebook lidhur me partnerët e tyre romantike, kanë vetëbesim të ulët ndërsa ata që hedhin foto nga palestra besojnë se janë të rëndësishëm.

Psikologët në Universitetin Brunel në Londër kanë bërë një anketë me përdoruesit e Facebook për të parë se çfarë thonë për ta, përditësimet e tyre të statusve në Facebook.

Në studim u përfshin 555 njerëz.

Në përfundim doli se njerëzit, të cilët mburrem për jetën e tyre në çift janë më të pasigurt, ndërsa të varurit pas palestrës janë dhe të varurit pas një jete sa më të shëndetshme janë zakonisht narcist.

Ky studim zbuloi se:

-Njerëzit me vetëbesim të ulët shumë shpesh postojnë përditësime të statuseve në lidhje me partnerin e tyre aktual

-Shpesh narcistët postojnë arritjet e tyre, gjë e cila motivohet nga nevoja e tyre “për vëmendje dhe për tu dukur të vlefshëm nga komuniteti i Facebook”

-Këto përditësime gjithashtu marrin edhe një numër më të madh të pëlqimeve dhe komente, duke forcuar edhe më shumë ndjenjën e të gjithëpushtetshmit tek narcistët.

-Narcistët shkruajnë gjtihashtu më shumë statuse për dietën dhe ushtrimet e tyre rutinore. / Reporteri

Lexo me shume nga kjo kategori…

Këshilla për heqjen e erës së keqe të këmbëve

Shkenca sqaron se pse këmbët tuaja mbajnë erë të keqe dhe çfarë të bëjmë rreth kësaj. Së pari, pse. Në kundërshtim me besimin popullor, nuk është e vërtetë që djersa shkakton erën e keqe. Së paku jo në mënyrë direkte. Djersa është në të vërtetë pa erë, por era e keqe...

mehr lesen

Meshkuj mësoni këto gjëra

Meshkujt mund të jenë miq dhe partner shumë të mirë, por nganjëherë mund të bëjnë edhe më shumë. Disa fjali që femrave u vijnë gjithmonë ndër mend janë: ‘’Nuk ka bërë asnjë sakrificë’’ ose ‘’Është gjithmonë me miqtë’’ ose ose ‘’Nuk më kushton rëndësi’’. Ja pra djem...

mehr lesen