Cilat janë 10 gjërat që duhet ti bëni para orës 10:00!?

Por ju mund të zgjidhni që ti qaseni ditës me vetëdije të plotë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm do ta ngritë përpjekjen tuaj për tu ndjerë mirë, të jeni më produktiv dhe të jeni të lumtur kur gjithçka përfundon.

Jo patjetër duhet që të jeni person që i do mëngjeset në mënyrë që të përfitoni nga ritualet e mëngjesit. Sumë njerëz gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është shtyrja e alarmit për më vonë, rrotullohen për disa minuta në shtrat derisa më në fund vrapojnë për të filluar ditën pa ndonjë plan.

Por ju mund të zgjidhni që ti qaseni ditës me vetëdije të plotë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm do ta ngritë përpjekjen tuaj për tu ndjerë mirë, të jeni më produktiv dhe të jeni të lumtur kur gjithçka përfundon.

1. Meditoni
Meditimi apo thjeshtë pak frymëmarrje e relaksuar mund të ju ndihmojë ta filloni ditën tuaj me qetësi. Në vend se të vraponi tek telefoni apo kontrollimi i e-mailit, menjëherë pasi jeni zgjuar. Ndaluni, shfrytëzoni disa minuta të uleni dhe ta përjetoni qetësinë.

2. Reflektoni duke qenë falënderues
Filloni ditën tuaj duke reflektuar për gjërat që jeni falënderues. Praktikimi konsistent i të qenunit vlerësues që kur zgjoheni në mëngjes do ta rritë vetëdijen tuaj që të jeni falënderues gjatë gjithë ditës.

3. Vendoseni qëllimin e ditës tuaj
Në qetësinë e mëngjesit, para se të ‘ndizen zjarret’ planifikojeni ditën duke u fokusuar në tri qëllime që doni ti arrini gjatë ditës.

4. Rregullojeni orarin
Përderisa i keni përcaktuar qëllimet e ditës, vazhdoni duke e vendosur në letër orarin i cili do të jua bëjë më të lehtë përballjen me ‘zjarret’ e ditës (mendoni edhe për kohë të lirë). Planifikimi i orarit me kohë të lirv do të ju japë mundësi më të mira që ti arrini qëllimet që i keni vendosur për atë ditë dhe gjithashtu do t’ju lejojë kohë edhe për pushim.

5. Hidratohuni (pini lëngje)
Kur zgjoheni nga gjumi trupi është i dehidruar, kështuqë është shumë e rëndësishme që të pini lëngje në mëngjes. Shumë këshillues për shëndetin sugjerojnë që gjysmën e ujit që e pijmë gjatë ditës duhet të pihet në mëngjes. Në këtë mënyrë ai pastron sistemin e organeve nga helmet, ju lë ndjenjën se nuk jeni të uritur dhe redukton kokëdhimbjen gjatë ditës.

6. Ndëgjoni muzikë
Fillimi i ditës me ritëm të muzikës që ju jep ndjenjën e qejfit jo vetëm që ju zgjon por edhe do t’ua mbushë ditën me energji pozitive.

7. Tërhiqni muskujt
Të gjithë ne kur zgjohemi në mëngjes jemi të tendosur. Jo çdoherë e kemi ‘luksin’ edhe të aspektit kohorë për të bërë ushtrime në mëngjes. Kështuqe mjektët sportivë këshillojnë që së paku sapo të zgjohemi nëse asgjë tjetër, atëherë duhet ti bëjmë disa tërheqje të vogla të muskujve.

8. Buzëqeshni
Fillimi i ditës duke buzëqeshur edhe me veten tuaj në pasqyrën e banjos. Buzëqeshja do të ketë efekt pozitiv në disponimin dhe të ndjehurit mirë gjatë gjithë ditës, madje edhe nëse dita ka filluar me pak tension. Buzëqeshja ju bën më lehtë të qas’shëm nga të tjerët dhe më të besueshëm.

9. Pastrohuni
Të gjithë jemi duke jetuar jetë të stër-ngarkuar, dhe rutina e mëngjesit është gjithnjë e ngutshme, dhe do të jetë shumë tunduese të vraponi që të bëni dush, përderisa rrobat të pa-lara, enë në kuzhinë mund ti leni prapa në mënyrë që të merreni me to më vonë kur të ktheheni. Por, mundohuni që të zgjoheni më herët dhe të planifikoni edhe kohën për të pastruar gjithçka.

10. Në fillim përfundoni detyrat e vështira
Mund të jetë më e ‘dëshirueshme’ që punët e lehta ti kryeni më herët, por është vërtetur në shumë mënyra dhe nga shumë njerëz se përfundimi i detyrave të vështira në fillim do t’ju ndihmojë që të keni një vazhdim të ditës më produktive dhe më të lumtur. /lajmi.net

Lexo me shume nga kjo kategori…

Si ndikon çokollata në performancën tuaj?

Këto janë lajme të mira për të dashuruarit me çokollatat: ngrënia e tyre ka ndikim pozitiv në performancën konjiktive sipas studimit të ri. Performanca konjiktive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve...

mehr lesen