Çka thuhet për ata që bëjnë shumë postime në Facebook

Zakonisht të gjithë acarohen apo irritohen kur shohin në Facebook statuse pafund të çifteve të vetëkënaqura të ekzaltuar nga marrëdhëniet e tyre të mrekullueshme.

Por edhe më keq janë ata njerëz që ndjejnë nevojën për tu treguar të gjithëve seancat e tyre muskuloze në palestër apo që postojnë foto të drekave të tyre super të shëndetshme.

Një studimi i ri ka zbuluar se njerëzit që postojnë përditësime të statuseve në Facebook lidhur me partnerët e tyre romantike, kanë vetëbesim të ulët ndërsa ata që hedhin foto nga palestra besojnë se janë të rëndësishëm.

Psikologët në Universitetin Brunel në Londër kanë bërë një anketë me përdoruesit e Facebook për të parë se çfarë thonë për ta, përditësimet e tyre të statusve në Facebook.

Në studim u përfshin 555 njerëz.

Në përfundim doli se njerëzit, të cilët mburrem për jetën e tyre në çift janë më të pasigurt, ndërsa të varurit pas palestrës janë dhe të varurit pas një jete sa më të shëndetshme janë zakonisht narcist.

Ky studim zbuloi se:

-Njerëzit me vetëbesim të ulët shumë shpesh postojnë përditësime të statuseve në lidhje me partnerin e tyre aktual

-Shpesh narcistët postojnë arritjet e tyre, gjë e cila motivohet nga nevoja e tyre “për vëmendje dhe për tu dukur të vlefshëm nga komuniteti i Facebook”

-Këto përditësime gjithashtu marrin edhe një numër më të madh të pëlqimeve dhe komente, duke forcuar edhe më shumë ndjenjën e të gjithëpushtetshmit tek narcistët.

-Narcistët shkruajnë gjtihashtu më shumë statuse për dietën dhe ushtrimet e tyre rutinore. / Reporteri

Lexo me shume nga kjo kategori…

A lejohet seksi gjatë muajit të Ramazanit?

Marrëdhënia seksuale gjatë ditëve në Ramazan është haram për burrat dhe gratë të cilët janë të detyruar të agjërojnë gjatë ditës. Të bësh seks është një mëkat për të cilin shpagim (kafaarah) duhet të ofrohet. Kafaarah është për të liruar një rob, e nëse kjo nuk është...

mehr lesen