Meshkujt mund të jenë miq dhe partner shumë të mirë, por nganjëherë mund të bëjnë edhe më shumë.

Disa fjali që femrave u vijnë gjithmonë ndër mend janë: ‘’Nuk ka bërë asnjë sakrificë’’ ose ‘’Është gjithmonë me miqtë’’ ose ose ‘’Nuk më kushton rëndësi’’.

Ja pra djem për të mos dëgjuar këto frazat e zakonshme, më poshtë keni disa këshilla për atë se çfarë ka nevojë vërtetë një femër.

Detajet kanë rëndësi

Disa meshkuj mendojnë se gjërat e mëdha bëjnë të lumtur një femër, por çdo ditë e më shumë tregon se çdo gjest i vogël është shumë i rëndësishëem.

Arrogant-jo, të sigurt në vetvete – gjithmonë

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa meshkuj që nuk janë të bukur ose të pasur kanë pas vetes shumë femra? Kjo quhet siguri: femrat preferojnë një  mashkull që është me këmbë në tokë në çdo situatë. E bënë të ndihet e mbrojtur dhe kjo është diçka e rëndësishme.

Mos jini burra-fëmijë

Po, është e vërtetë na pëlqen të përkdhelemi. Femrat dëshirojnë të kujdesen për mashkullin që kanë në krah, por kujdes mos e ktheni në marrëdhënien mama-bir. Pranojeni: jeni burra me shpirt djaloshar, por kjo nuk ju lejon të kërkoni kujdesin si të një nënë të shqetësuar.

Mësoni të thoni ‘’ Më fal’’

Boll me të qenit kokëfortë. Nëse gaboni pranojeni gabimin pa drama dhe thoni atë fjalën e vogël magjike që fshin çdo problem. Të thanit ‘’më fal’’ shpesh ndihmon lidhjen për të bërë përpara, kështu praktikojeni para pasqyrës dhe thuajeni më shpesh.

Respektoni

Disa meshkuj nuk e trajtojnë partneren e tyre ashtu siç duhet. Duajeni si në ditën e parë dhe vlerësojeni gjithmonë për atë që ju jep dhe bën çdo ditë për ju.

Pranojeni: Ju s’mund të jetoni pa femrat!

Meshkujt ndonjëherë nuk i vlerësojnë vërtetë femrat, por çfarë do të bënit ju pa to ? Në rregull do të luanit Playstation, po pastaj? / Reporteri