von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Lifestyle
Ka një kohë të caktuar në çdo lidhje, kur partneri fillon të tërhiqet pak dhe juve ju duket sikur është duke u distancuar nga ju.
Ky ndryshim mund t’ju bëjë të ndiheni në panik për vazhdimin e lidhjes suaj duke ju bërë të ndiheni e pasigurt dhe duke humbur vetëkënaqësinë. Cila është mënyra më e mirë për të reaguar në një rast të tillë?
Mos bëni asgjë!
Është koha që të keni një pauzë. E vetmja gjë e mirë që mund të bëni është që të merreni me jetën tuaj, duke mos pasur kohë për t’u marrë me këtë çështje. Mos u mundoni ta pyesni atë menjëherë se çfarë është duke ndodhur, sepse kjo do t’ju bëjë të dukeni shumë ‘e ngjitur’ pas tij dhe ai do të mendojë se ju keni nevojë për të për të pasur një jetë të lumtur.
Qëndroni mendjehapur!
Mund të ketë arsye për këtë distancim që nuk kanë të bëjnë me ju. Është më së miri që të jeni mendjehapur dhe të mos nxirrni përfundime shumë herët duke u mërzitur kot.
Flisni më vonë për këtë!
Ju keni të drejtë të zbuloni pse ai është distancuar nga ju. Nëse është në gjendje t’ju tregojë se çfarë është duke ndodhur, biseda mes jush do t’ju afrojë më shumë. Nëse ai refuzon të bisedojë në lidhje me këtë çështje, atëherë është koha që ju të ecni përpara në jetë, pa praninë e tij.
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Lifestyle
Acidi folik nuk është një vitaminë e zakonshme, por është një supervitaminë! Nëse një grua merr çdo ditë acid folik në dozë 400 mikrogram (mcg) përpara se të mbetet shtatzënë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, i parandalon defektet e trurit dhe të palcës kurrizore tek fëmija.
Acidi folik, ndonëse quhet acid është në fakt një vitaminë e cila bën pjesë në familjen e vitaminave B.
Acid folik ka edhe në ushqimet të cilat i konsumojmë, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë që një grua shtatzënë ose që provon të mbetet shtatzënë të merr 400 mcg acid folik në ditë.
Arsyeja se përse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e asaj gruaje duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.
Rekomandohet që acidi folik të merret së paku një muaj përpara shtatzënisë. Ka rekomandime që kjo vitaminë të merret edhe shumë muaj përpara shtatzënisë.
Acidi folik duhet të merret në dozë 400 mikrogram (mcg) ose 0.4 miligram (mg). Doza e acidit folik duhet të jetë më e lartë vetëm në rastet:
1. Kur një grua merr barna për epilepsi, sepse këto barna e pengojnë përthithjen e acidit folik, prandaj doza e acidit folik duhet të jetë më e madhe
2. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 30 (që do thotë se nëse një grua e gjatë 170 cm peshon rreth 90 kilogram e më tepër). Gratë e shëndosha kanë tendencë që të kenë vlera më të ulëta të acidit folik në gjakun e tyre, prandaj doza duhet të jetë më e lartë.
3. Nëse një grua ka diabet (sëmundje të sheqerit).
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Lifestyle
Humbja e flokëve mund të jetë një problem i së shkuarës…nëse besojmë një grup shkencëtarësh të Institutit Kërkimor Mjekësor Sanford Burnham në Kaliforni.
Studiuesit e këtij instituti pretendojnë se kanë gjetur formulën që ‘lind dhe rrit flokët’ duke përdorur qelizat staminale.
Ky nuk është studimi i parë në këtë fushë, por të gjitha përfundimet e mëhershme dështonin në prodhimin dhe qendrueshmërinë e qelizave përgjegjëse për rritjen e flokut.
Shkencëtarët amerikane thonë se tejkaluan këtë problem duke përdorur qelizat staminale të njeriut.
“Metoda jonë e përfitimit të qelizave staminale siguron një burim të pakufi nga pacienti për transplantim dhe nuk kushtëzohet nga pasja ose jo e rrënjëve të flokëve”, thotë Alexey Terskikh, udhëheqës i studimit.
Ai thotë se teknika është zbatuar me sukses tek minjtë dhe është një hap domethënës drejt trajtimit të problemit të humbjes së flokëve me anë të qelizave staminale.
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Lajme
Kryeministri Edi Rama bëri me dije në Kuvend se Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare është njoftuar se Garda Spanjolle ka rrëzuar një helikopter me drogë, në bordin e të cilit ishte pilot një major i Forcave Shqiptare të Armatosura.
„Majori që drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku, ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte graduar në vitin 2009“, u shpreh Rama. Me vone, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se majori qe vdiq si pasoje e rrezimit te helikopterit eshte instruktori i bazes se Farkes, majori Sokol Feka
Ndërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, (Feka) të cilët transportonin rreth 800 kg hashash të ndara në më shumë se 30 pako.
Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës. Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’.
Helikopteri ishte lyer me të zezë, gjë që bëhet për të mos u pikasur gjatë fluturimit natën.
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Kosova
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se protestat për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq dhe për Ligjin e Trepçës, do të vazhdojnë javën e ardhshme.
Ai pas mbledhjes me kryesinë e partisë së tij, ka thënë se protesta e radhës do të organizohet të mërkurën e ardhshme në orën 12.
Protesta, sipas tij, do të nisë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të marshojë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.
Sot në mëngjes, pas një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u vendos që data e protestës së ardhshme të jetë të mërkurën, më 4 shkurt, në ora 12:00, i njoftoi Albin Kurti mediet e mbledhura në konferencën e sotme për shtyp. Ai shpjegoi se protestuesit, po ashtu si të martën, do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës.
“Pra, vazhdon protesta përderisa vazhdon të qëndrojë në Qeveri Jabllanoviqi”, tha Kurti, duke sqaruar se kërkesat e protestës mbesin të njëjta – shkarkimi i Ministrit Jabllanoviq dhe mbrojtja e Trepçës përmes një ligji të veçantë, i cili e definon Trepçën si ndërmarrje publike të veçantë.
Ai po ashtu falënderoi të gjithë qytetarët për ndihmën dhënë protestuesve të martën, ku solidaritet i veçantë është shprehur me të lënduarit, duke i ndihmuar ata pa rezervë me ujë qumësht e qepë.
Ndërkaq, deputetja Aida Dërguti tha se Figurat kryesore të partive politike që tani janë në Qeveri, rrugëtimin e vet në politikë e nisën qoftë me protesta si LDK, qoftë me luftë çlirimtare si PDK, të cilët e braktisën dhe sakrifikuan për pushtet. Nënshtrimi ndaj kushteve të Listës Serbe dhe fyerjeve të Jabllanoviqit për qytetarët e Kosovës, tregon gatishmërinë e këtyre qeveritarëve që të nënshtrohen. Ajo tha se qytetarët janë themeli i Republikës dhe Republika pa qytetarët nuk mund të ekzistojë. Prandaj, çdo qytetar veç e veç dhe të gjithë së bashku, kanë obligim që të mbrojnë dinjitetin e dëshmorëve e viktimave, që u fye nga Jabllanoviqi. Ndërsa, të sotmen si mundësi dhe të ardhmen si zhvillim e mirëqenie, qytetarët mund ta sigurojnë vetëm përmes mbrojtjes së Trepçës.
Në fund, kryetari, Albin Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi dhunën policore tha: “Nuk ka dhunë që na ndal neve. Nuk ka brutalitet policor që na bën neve të mos dalim në protestë apo të mos marshojmë përpara. Sepse nuk mund të bëjmë kompromis me Republikën, me jetën e dinjitetshme, me lirinë, me atë që na bënë subjekt e subjektivitet njerëzor”.
29 janar 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!