Humbja e flokëve mund të jetë një problem i së shkuarës…nëse besojmë një grup shkencëtarësh të Institutit Kërkimor Mjekësor Sanford Burnham në Kaliforni.
Studiuesit e këtij instituti pretendojnë se kanë gjetur formulën që ‘lind dhe rrit flokët’ duke përdorur qelizat staminale.
Ky nuk është studimi i parë në këtë fushë, por të gjitha përfundimet e mëhershme dështonin në prodhimin dhe qendrueshmërinë e qelizave përgjegjëse për rritjen e flokut.
Shkencëtarët amerikane thonë se tejkaluan këtë problem duke përdorur qelizat staminale të njeriut.
“Metoda jonë e përfitimit të qelizave staminale siguron një burim të pakufi nga pacienti për transplantim dhe nuk kushtëzohet nga pasja ose jo e rrënjëve të flokëve”, thotë Alexey Terskikh, udhëheqës i studimit.
Ai thotë se teknika është zbatuar me sukses tek minjtë dhe është një hap domethënës drejt trajtimit të problemit të humbjes së flokëve me anë të qelizave staminale.