Kushtetuta – përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Kushtetuta – përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
Ai në urimin e tij për 9 Prillin, Ditën e Kushtetutës, në rrjetin social Facebook,  ka shkruar  se Kushtetuta  e Kosovës garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, që ka mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në mirëqenien e qytetarëve”.

“Ky dokument është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie. Një shtet që respekton diversitetin kulturor dhe fetar, si vlera të shoqërisë sonë, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO”.

“Gëzuar 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Thaçi.

/Reporteri.net

Trinjake edhe ne diten e dasmes – cila eshte cila?

Trinjake edhe ne diten e dasmes – cila eshte cila?

Trinjaket identike nga Brazili, Rafaela, Rochele dhe Tagiane Bini vendosën që ashtu si datën e lindjes, të kenë në të njëjtën ditë edhe martesën.

Dita e dasmës cilësohet si një ndër ditët më të rëndësishme për femrat dhe motrat binjake nga Brazili i dhanë kësaj dite një vlerë të shtuar kur vendosën të martohen në të njëjtën ditë.

29-vjeçaret nga qyteti Passo Fundo, në jug të Brazilit kishin zgjedhur të vishnin të njëjtin fustan, të bënin të njëjtin make up dhe model flokësh.

Një gjë që i dallonte ishte ngjyra e ndryshme e buqetave me lule që mbanin në duar, një ‘çelës’ ky që ishte zgjedhur posaçërisht për të mos krijuar konfuzion tek dasmorët. 

18 fakte per mjekrren

Rritja e mjekrës është ndoshta gjëja më e mirë që një mashkull mund ta bëjë për fytyrën e tij, por përveç pamjes seksi që ajo i jep një mashkulli, ajo ka edhe përgjegjësi të madhe. Keni për të mësuar shumë për qimet e fytyrës më poshtë!
Më poshtë janë faktet të cilat nuk i keni dëgjuar ndoshta më parë për mjekrën:

1. Meshkujt me mjekër janë 38% më pak bujar, 36% më pak të dashur dhe 51% më pak gazmor se meshkujt pa mjekër.

2. Mjekra rritet më shpejtë gjatë stinës së verës.

3. Meshkujt më shumë e rrisin mjekrën për shkak që iu duket më e lehtë për të gjetur grua. Shkencëtarët thonë se meshkujt filluan të rruheshin në mënyrë që t’i bëjnë femrat të ndihen më të sigurta.

4. Shkencëtarët besojnë se mjekra ka këto efekte në fytyrën e mashkullit: e mbron fytyrën nga shumë elemente dhe krijon një linjë më të mirë të nofullës.

5. 98% e listës së 100 meshkujve më të pasur në botë janë pa mjekër.

6. 33% e meshkujve në SHBA mbajnë mjekër, kurse 55% në mbarë botën.

7. Mjekra rritet më shpejtë kur një mashkull nuk ka bërë seks për një kohë të gjatë.

8. Mes viteve 2008 dhe 2013, operacionet e “transplantit të mjekrës” janë rritur për 600% për shkak të rritjes së popullaritetit të mjekrës në botë.

9. Mbajtja e mjekrës quhet ndryshe “pogonotrofi”.

10. Në mesjetë, ta prekësh mjekrën e një mashkulli konsiderohej ofenduese dhe nxiste një duel.

11. Meshkujt me mjekër u duken të tjerëve: më të vjetër, më të respektuar, më të fuqishëm dhe të një statusi më të lartë se sa ata pa mjekër.

12. Studimet tregojnë se në një mesatare, femrave iu duket një mashkull 2 herë më shumë tërheqës se sa kur është i rruar.

13. Koha mesatare që një mashkull shpenzon gjatë jetës së tij duke e rruar mjekrën është 3,350 orë.

14. Në vitin 345, Aleksandri i Madh ua ndaloi ushtarëve që të mbajnë mjekër. (Kjo për arsye që të parandalonte që armiqtë gjatë betejave t’i kapnin ushtarët e tij për mjekre)

15. Mjekrën më të gjatë në botë e kishte një norvegjez në vitin 1927. Mjekra e tij ishte 17.4 metra e gjatë.

16. Abraham Lincoln e rriti mjekrën e tij të famshme pasi një vajzë e vogël i shkroi atij një letër ku i thoshte se ai do të dukej më mirë nëse do të kishte mjekër.

17. Mjekra mund të ju ndihmojë që të mbani pluhurin larg fytyrës dhe të ju mbrojë nga alergjitë.

18. Në Egjiptin e lashtë, mjekrat metalike ishin një shenjë e besimit dhe statusit. Madje edhe disa gra i kishin ato. /lajmi.net/

Deklarimi i pasurisë, më keq se vjet!

Deklarimi i pasurisë, më keq se vjet!

Shtatëdhjetenjë zyrtarë të lartë publik nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK). Për mosdeklarim të pasurisë, kreu i AKK-së, Hasan Preteni, fajëson gjykatat.
Krahasuar me vitet paraprake, në këtë vit ka rritje të mosdeklarimit të pasurisë, shkruan Epoka e Re.

Këta zyrtarë nuk kanë dhënë ndonjë arsye se pse nuk kanë deklaruar pasrinë e tyre, kurse katër zyrtarë kanë dhënë disa arsye objektive, se janë jashtë vendit apo dhe se janë në paraburgim.

Por, sipas Ligjit për Deklarim të Preajrdhjes dhe Kontrollit të Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë cit deklarim të rrjellt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4 mijë e 200, kurse deklarimin e kanë bërë 4 mijë e 125 zyrtarë, apo 98.3 për qind.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni ka thënë se kjo rritje mund të jetë rezultat i mossanksionimit nga ana e gjykatave.

“Vitin e kaluar kemi qenë shumë të kënaqur me përqindjen e deklarimit, mirëpo sivjet ka një trend tjetër që tingëllon më negativ. Mendoj se arsyeja që sivjet kemi 71 zyrtarë në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, krahasuar me vetëm dy që ishin vitin e kaluar, është fakti i mossanksionimit nga ana e gjykatave”, ka thënë ai.

Ashtu siç e obligon dhe ligji, Agjecia tashmë do të ngrish kallëzime penale nmëpër gjykatat kompetente kundrejt këtyre zyrtarëve, të cilët nuk i janë përgjigjur obligimit të tyre ligjor për të deklaruar pasurinë e tyre. /reporteri.net

Nuk e njohin as vendës e as ndërkombëtar

Prej çlirimit e deri tash asnjë autoritet vendës apo ndërkombëtar nuk ia ka njohur legalitetin kishës ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës gjatë kohës sa Kosova ishte nën okupim. Kisha “Krishti i Shpëtimit” ishte ndërtuar me lejen e administratës së “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Milosheviq.
Leja ishte dhënë më 15 shkurt të vitit 1999 nga ai që quhej Sekretariat për urbanizëm, ndërtimtari dhe mbrojtje të mjedisit jetësor i Kuvendit të Prishtinës, e që udhëhiqej nga masat e dhunshme që Serbia i kishte vendosur në Kosovë menjëherë pasi ia kishte suprimuar autonominë, shkruan “Koha Ditore”.
Bashkë me këtë ishte dhënë edhe një ngastër me sipërfaqe prej 4.27 hektarësh në qendër të Prishtinës, e që aktualisht është e regjistruar sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme numër 19-1289 në emër të Kishës Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” Prishtinë. Ndonëse ndërtimi i vrazhdë i kishës kishte përfunduar para lufte, pas çlirimit nuk është bërë ndonjë punë në të. /reporteri.net

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip