De Biasi: E kemi në dorë fatin e kualifikimit

Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi sot pasdite në konferencën për shtyp përpara sfidës me Armeninë në Jerevan u shpreh optimist për një sukses që do t’i siguronte kualifikimin skuadrës kuqezi për në Euro 2016.
Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.
“Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë”.
De Biasi vuri theksin në ecurinë fantastike të Kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve. “Nëse ditën e shortit do t’i kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi me një fitore mund të kualifikohemi në Europian, do të më merrnin për budalla. Ne jemi një vend i vogël dhe me Armeninë nuk kemi të përbashkët vetëm këtë fakt por edhe faktin që si ju kemi shumë emigrantë në mbarë botën. Do të ishte bukur të festonim në vendin tuaj, për të tregu ar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë”, tha ai.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme në orën18:00. Në stërvitjen e fundit përpara sfidës, Andi Lila nuk ia ka dalë mbanë të jetë në dispozicion të trajnerit duke konfirmuar mungesën në 90 minutëshin e Jerevanit.
Trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan, deklaroi para ndeshjes se te dielës me Shqipërinë se do të jetë i lumtur nëse skuadra e tij do të zhvillojë një lojë të bukur, e cila jo domosdoshmërisht mund të reflektojë rezultat pozitiv.
“Ne duhet të gjejmë lojën tonë të bukur, dhe jo domosdoshmërisht kjo përkthehet me fitore. Do të jem i lumtur nëse luajmë një futboll tërheqës, edhe nëse nuk do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Futbolli i tillë është, mund të luash bukur, por në fund nuk merr asnjë pikë. Nuk ka skuadra të pamposhtura dhe nuk mund t’u kërkojmë futbollistëve të fitojmë me cdo kusht. Është ndeshje e fundit eleminatore dhe sigurisht që dëshirojmë ta mbyllim këtë fushatë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha trajneri i Armenisë.
Duke folur për situatën ne grupin I, ku Danimarka shpreson per nje fitore ose barazim te Armenisë ndaj Shqipërisë për të vijuar me tej, trajneri armen tha se, “Në futboll nuk luhet për nder apo për t’i bërë favor një skuadre tjetër. Këto fjalë janë të papërshtatshme. Nëse humbasim kjo nuk do të thotë se luajtëm pa nder. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por në një ndeshje futbolli ndikojnë faktorë të ndryshëm”.
Trajneri i Armenisë tha gjithashtu se, ka mungesa të rëndësishme për arsye dëmtimesh, ndërsa lojtarë të veçantë janë jashtë formë, duke paralajmëruar ndryshime të shumta në formacionin bazë.

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë

Kampionia e Botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në „European Judo Open“, duke mundur garuesen e klubit të saj, Distria Kransiqin.

Sporti shpeshherë di të jetë i çuditshëm, e kësaj radhe ishte përballja e dy garueseve të vendit tonë, Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në një finale të një eveniment të tillë. 

Majlinda mundi Distrian dhe fitoj medaljen e artë, kurse Distria duhet të kënaqet me medaljen e argjendte.

Ndërkohë, medalje të artë ka fituar edhe Nora Gjakova, një tjetër xhudiste e klubit pejanë Ippon. Nora e mundi xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, duke e dominuar gjatë terë duelit.

Serbia fiton në “Elbasan Arena”

Serbia ka arritur të fitojë 0:2 në lojën me Shqipërinë në Elbasan Arena, me dy gola të shënuar pas minutës së 90’, nga Kolarov dhe Lajic.

Fillimisht Kolarov në minutën e 90-të zhbllokoi rezultatin, ndërsa, goditjen e fundit skuadrës sonë ua dha Lajiq në minutën e 90+3, duke shënuar golin e dytë.

Shqipëria tani duhet patjetër ta fitojë ndeshjen në udhëtim tek Armenia, takim ky që luhet të dielën.

Pjesa e parë Shqipëri-Serbi 0-0

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. 

Pjesa e parë e lojës nuk ka dhënë lojë të kënaqshme, sidomos nga kuqezinjtë, të cilët nuk ia dolën që asnjë herë të rrezikojnë seriozisht portën e skuadrës serbe.

Ndërkohë, Serbia shënoi një gol në minutën e 35-të, por që u anulua nga gjyqtari për shkak të ndërhyrjes se palejuar në portierin e kombëtares sonë Etrit Berishës. Pas pak nis pjesa e dytë

Në ‚Elbasan Arena‘ nis ndeshja Shqipëri-Serbi

Në “Elbasan Arena”, ka nisur super përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që po zhvillohet në kuadër të eliminatorëve për Evropianin “Francë 2016”.Kjo sfidë me peshë të madh, është jashtëzakonisht e rëndësishme për kuqezinjtë të cilët synojnë fitore, dhe trepikëshi i mundshëm nga kjo ndeshje do të ishte trepikësh i artë për Kombëtaren tonë për kualifikim në EURO 2016.

Futbollistët e skuadrës shqiptare të përkrahur fuqishëm nga tifozët tonë,sfidës kundër skuadrës serbe i kanë hyrë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për fitore.

Madje, edhe vetë përzgjedhësi Gianni De Biasi dhe disa nga lojtarët e Kombëtares sonë janë shprehur optimist se do ta mposhtin Serbinë.

Është për tu shënuar se para fillimit të ndeshjes, gjatë intonimit të himneve sjellja e publikut ishte korrekte. / RTKLive.com

Përfundoi xhirimi i filmit ‚Muhammad‘, qe flet per femijerine e profetit

Filmi më i ri i regjisorit të jashtëzakonshëm iranian, Majid Majidi, autor i filmit të nominuar për çmimin Oscar „Children of Heaven“, 1997, për fëmijërinë e Profetit Muhamed me të cilin, sipas regjisorit, do të tentohet të përmirësohet imazhi i Islamit në botën Perëndimore, është projekti më i shtrenjtë filmik i Iranit deri më sot.

Filmi i cili zgjatë 171 minuta , pak më pak se tre orë, ka kushtuar plot 40 milionë dollarë dhe xhirimi i tij ka zgjatë afër shtatë vjet. Në një intervistë për AFP, regjisori 56 vjeçar, Majid Majidi u shpreh se ekstremistët dhe xhihadistët poashtu edhe grupet e Shtetit Islamik „e kanë vjedhur emrin e Islamit“, ndërkohë që në botën Perëndimore „ka një interpretim jokorrekt të Islamit i cili na e shfaq një imazh të dhunshëm të tij, dhe botëkuptimi i tillë, ne besojmë, nuk ka lidhje me këtë religjion“, tha ai./KultPlus.com

 

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von YouTube. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf die Schaltfläche unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Mehr Informationen

Kërkohet bashkëpunimi i bizneseve në luftimin e korrupsionit

Ekonomia kosovare ka kohë që është në gjendje të vështirë dhe kryesisht kjo ka ardhur si pasojë e vakumit institucional të vitit 2014.

Kështu tha kryetari i Odës gjermano-kosovare në debat me temë „Implementimi i Pakos së re Fiskale, efektet një muaj pas“.

Ndërsa, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga bizneset bashkëpunim në luftimin e evazionit fiskal dhe korrupsionit. Ajo po ashtu tha se politikat e reja fiskale kanë ndikuar në rritjen e të hyrave të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Bajrami po ashtu tha që qeveria nuk hap vende të reja të punës por krijon kushte për bizneset që këta të fundit të hapin vende të reja të punës. / RTKLive.com

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip