Kombëtarja kthehet në atdhe, pritje nga Rama, Veliaj e Bushati

Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit sot në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare.

Më pas, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës. Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë.

Në agjendë është parashikuar pritje edhe në ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.

Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.

Ja agjenda qe do te ndjeke ekipi kombëtar:

1-Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit

2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës

3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës

4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike

5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë

6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren.

/RTKLive.com

VIDEO – Shqipëria mund Rumaninë, fitore historike

Kombëtarja shqiptare ka shkëlqyer në përballje me Rumaninë, duke fituar me rezultat 1-0, në ndeshjen e tretë të Grupit A të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Facebook. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf die Schaltfläche unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Mehr Informationen

Kuqezinjtë të përkrahur fuqishëm nga rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, kanë bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, duke arkëtuar tre pikëshin e parë në Evropianin “Francë 2016”.

Futbollistët e Kombëtares sonë gjatë terë ndeshjes, dhanë terë potencialin e tyre gjatë terë kësaj super sfidë, duke fituar ndeshjen dhe duke gëzuar gjithë shqiptarët kudo që janë, e duke shpresuar së do të kualifikohen në rundin tjetër të garave të këtij evenimenti të madh sportiv.

Golin e fitores për Shqipërinë e realizoi Armando Sadiku në minutën e 43-të, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë, edhe pse skuadra jonë kishte edhe raste tjera në pjesën e parë, sidomos Lenjani, i cili dështoi nga pozita ideale.

Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria bëri lojë të mirë, edhe pse rumunët u munduan më të gjitha forcat që të gjejnë golin e barazimit, por tentimet e tyre ishin të kota, sepse mbrojtja shqiptare ishte në nivel të detyrës.

Përfundimisht Shqipëria arrin fitoren e parë në pjesëmarrjen e parë në një Evropian, ndërkaq, Sadiku është shqiptari i parë që shënon gol për Shqipërinë në një eveniment të tillë.

Pas kësaj fitore, Shqipëria ngjitët në pozitën e tretë më tri pikë, kurse, tabelën e kryeson Franca më shtatë pikë, dy më shumë së Zvicra. /RTKlive.com

​Ja ndryshimet e fundit në formacionin e Shqipërisë përballë Francës

Sfida e dytë për Shqipërinë, ajo ndaj Francës, pritet të sjellë dhe ndryshime në formacionin që Gianni De Biasi ka menduar të hedhë në fushë që nga minuta e parë.

Trajneri Gianni De Biasi pritet të ndryshojë në mesfushë. Mundësitë janë aktivizimi i Andi Lilës dhe Ledian Memushajt.

Ky i fundit ndihmoi sulmin në miqësoren e para një viti në Elbasan me përfaqësuesen franceze. Arlind Ajeti mendohet të zëvendësojë Lorik Canën e pezulluar, në qendër të mbrojtjes.

Ergys Kaçe, i cili pati një problem në gjurin e majtë duke mos u stërvitur dje paradite, por iu bashkua në seancën e pasdites, mund ta nisë nga stoli. Në sulm, favorit është përsëri Armando Sadiku. Takimi me Francën është tepër i rëndësishëm për ecurinë në finalet e Evropianit, një debutim absolut i Shqipërisë në një turne madhor. Ndeshja luhet nesër në mbrëmje në Marseielle. /RTKlive.com

Gol në minutën e 93-të, Gjermani-Ukrainë 2-0

Me golat e Shkodran Mustafit dhe Bastian Shchweinsteiger, Gjermania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian.

Gjermanët e mposhtën Ukrainën me rezultat të pastër 2:0.

Shqiptari Shkodran Mustafi realizoi në minutën e 19-të ndërsa Bastian Schweinsteiger në të 93-tën.

Në këtë mënyrë, Gjermania dhe Polonia kryesojnë Grupin C me nga tri pikë, duke e lënë pas Ukrainën dhe Irlandën e Veriut pa pikë.

79943-QbXnSxbnxK.jpg

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip