Qëndrimi ulur, i rrezikshëm për shëndetin

Nëse çdo ditë kaloni tetë orë ulur, ajo mund të ketë efekt shumë të keq në shëndetin tuaj. Studimet e fundit kanë treguar se ushtrimet e rregullta nuk mund të kompensojnë dëmin e shkaktuar nga qëndrimi ulur për tetë orë.

Në anketën e parë për “National Health and Nutrition Examination” morën pjesë 3626 të rritur, në të cilën hulumtuesit nëpërmjet monitorit kanë ndjekur lëvizjet e tyre gjatë gjithë ditës. Tre vjet pas studimit, hulumtuesit kontrolluan të dhënat e pjesëmarrësve të vdekur. Ata donin për të zbuluar nëse të qëndruarit ulur ka ndikuar në vdekje të parakohshme për pjesëmarrësit e studimit. Për të arritur në përfundim, kanë hulumtuar se si të anketuarit kanë kaluar kohën e tyre të lirë (në mënyrë aktive ose pasive). Dhe sipas tyre ajo çfarë mund të bëni për shëndetin tuaj është që të ecni çdo orë për rreth dy minuta, pasi kjo do të reduktojë në 33% rrezikun e vdekjes së parakohshme se sa tek ata të cilët vetëm rrinë ulur gjithë ditën.

Pasi që studimi ishte një formë vëzhgimi, studiuesit nuk kanë ndikuar në sjelljen e të anketuarve, prandaj nuk mund të pretendojnë me siguri se ecja për çdo orë për disa minuta zvogëlon rrezikun e vdekjes. Për shembull, njerëzit që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe aktive kanë më shumë gjasa që të ngrihen dhe të lëvizin më shumë se bashkëmoshatarët e tyre më pak të shëndetshëm.

Një tjetër studim rekomandon për të shpenzuar një total prej dy orësh në këmbë (nga një total prej tetë orësh të shpenzuara në punë) çdo ditë dhe rekomandon që gjatë pushimit të lëvizni në vend se të qëndroni ulur. Në qoftë se përdorni transportin publik, përpiquni të paktën një herë në ditë të bëni shëtitje deri në stacionin tjetër për të përmbushur kuotën e ecjes për 16 minuta dhe mos harroni se në një trup të shëndetshëm qëndron një shpirt i shëndoshë. /Zëri/

Lexo me shume nga kjo kategori…

Kivi largon nikotinën nga trupi juaj

Secili nga ju tashmë dini për pasojat që i lë duhani shëndetit tonë, por është tejet e vështirë që të merret vendimi për ta lënë atë.Kjo ka një arsye të thjeshtë, ngase organizmi krijon një varësi të fortë ndaj nikotinës. Megjithatë ekziston një mënyrë aleternative,...

mehr lesen