Kombëtarja kthehet në atdhe, pritje nga Rama, Veliaj e Bushati

Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit sot në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare.

Më pas, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës. Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë.

Në agjendë është parashikuar pritje edhe në ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.

Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.

Ja agjenda qe do te ndjeke ekipi kombëtar:

1-Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit

2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës

3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës

4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike

5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë

6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren.

/RTKLive.com

Lexo me shume nga kjo kategori…

Gol në minutën e 93-të, Gjermani-Ukrainë 2-0

Me golat e Shkodran Mustafit dhe Bastian Shchweinsteiger, Gjermania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian. Gjermanët e mposhtën Ukrainën me rezultat të pastër 2:0. Shqiptari Shkodran Mustafi realizoi në minutën e 19-të ndërsa Bastian Schweinsteiger në të...

mehr lesen
Majlinda – kampione e Evropës! (Video)

Majlinda – kampione e Evropës! (Video)

Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi, për të dytën herë është kampione e Evropës, në kategorinë deri 53 kilogram! Ajo sot në finalen, në qytetin rus Kazan, ka mundur francezen Prishill Njeto dhe u stolis me medaljen e artë! Edhe një garë, edhe një fitore edhe një...

mehr lesen