Ekonomi

Rrezikon të kthehet kriza e Euros?

Të gjitha shenjat tregojnë shërim: Në prill pas tre vitesh mungesë Portugalia u kthye në tregun e kapitaleve. Në maj vendi doli nga ombrella europiane e shpëtimit dhe në qershor qeveria portugeze bëri të ditur se do të heqë dorë nga kësti i fundit i kredisë ndihmëse të BE dhe FMN. Por tani pati një kthim mbrapa: Banka Espírito Santo (BES), banka private më e madhe në vend, kërcënohet nga kolapsi. Për hapjen e një banke të re dhe daljen nga kriza, qeveria i ka akorduar 4,4 miliard euro ndihmë bankës. Këto janë para nga paketa e ndihmës së BE, FMN dhe Bankes Qendore Europiane. Nga 12 miliard euro, 6,4 kanë mbetur ende pa u përdorur. “Natyrisht që kjo është një goditje për Portugalinë, sepse i duhet të shpëtojë një bankë”, thotë për DW Holger Schmieding, kryeekonomisti i Berenberg Bank. Vendi nuk mund të përballojë këtë goditje: “E rëndësishme është që Portugalia ta zgjidhë shpejt dhe energjitikisht këtë problem. Në mënyrë që të mos ketë ndikim tek ekonomia e vendit.”

Bechtel Enka shtyn nisjen e punimeve Prishtinë-Shkup. Pret Qeverinë e re!

Kompania e njohur turko-amerikane “Bechtel Enka” duket që ka vendosur të mos bie pre e propagandës mediatike që Qeveria në detyrë provoi ta bënte me të duke bërë nënshkrimin e Kontratës pas zgjedhjeve të 8 Qershorit duke i dhënë asaj një kontratë prej më shumë se 600 milion Eurosh për ndërtimin e Autostradës Prishtinë- Shkup.

Siç bën të ditur e përditshmja “Kosova Sot” në botimin e saj të sotëm zyrtarët e Kompanisë “Bechtel Enka” kanë vendosur të mos i nisin punimet për autostradën Prishtinë- Shkup.