von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Shëndetësia
Shalqiri është një nga ato pemë që domosdo duhet konsumuar, sepse është përgjegjës për lloje të ndryshme të përfitimeve shëndetësore! Prandaj, konsumoni shalqi gjatë kësaj stine në qoftë se dëshironi të keni përfitime të mahnitshme shëndetësore.
– Përmban më shumë likopenë sesa domatja e freskët: Likopeni, i cili gjendet edhe në domate, është një super antioksidantë, i cili parandalon radikalet e lira të dëmtojnë qelizat dhe imunitetin tuaj, si dhe ndikon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe të kockave. Për të ruajtur sa më shumë likopenë në këtë superushqim, ruajeni atë në temperaturë dhome para se ta preni.
– Lëngu i shalqirit redukton dhimbjet në muskuj: Shalqiri përmban nivele të larta të argininës, e cila është e lidhur me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve dhe madje mund të reduktojë dhimbjet e muskujve.
– Përmban vitamina: A e keni ditur se në çdo fetë të shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C? Përfitimet e vitaminës C janë të shumta, ndër të tjera ajo ndikon në rritjen e sistemit imunitar. Shalqiri përmban edhe vitaminë A, e cila ndër të tjera ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe të flokëve. /zeri
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Shëndetësia
Përveç vitaminave të shumta të ka fruta e bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruajtja dhe enjtja largohen me banane.
Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes.
Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor.
Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Po ashtu, studime të ndryshme kanë dëshmuar se ngrënia e bananeve, ndihmon shumë edhe sistemin nervor, më saktësisht e ndihmon inteligjencën, ndërsa gjithashtu është ideal edhe për ata që duan të humbin peshë. /Zëri/
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Shëndetësia
Nëse çdo ditë kaloni tetë orë ulur, ajo mund të ketë efekt shumë të keq në shëndetin tuaj. Studimet e fundit kanë treguar se ushtrimet e rregullta nuk mund të kompensojnë dëmin e shkaktuar nga qëndrimi ulur për tetë orë.
Në anketën e parë për “National Health and Nutrition Examination” morën pjesë 3626 të rritur, në të cilën hulumtuesit nëpërmjet monitorit kanë ndjekur lëvizjet e tyre gjatë gjithë ditës. Tre vjet pas studimit, hulumtuesit kontrolluan të dhënat e pjesëmarrësve të vdekur. Ata donin për të zbuluar nëse të qëndruarit ulur ka ndikuar në vdekje të parakohshme për pjesëmarrësit e studimit. Për të arritur në përfundim, kanë hulumtuar se si të anketuarit kanë kaluar kohën e tyre të lirë (në mënyrë aktive ose pasive). Dhe sipas tyre ajo çfarë mund të bëni për shëndetin tuaj është që të ecni çdo orë për rreth dy minuta, pasi kjo do të reduktojë në 33% rrezikun e vdekjes së parakohshme se sa tek ata të cilët vetëm rrinë ulur gjithë ditën.
Pasi që studimi ishte një formë vëzhgimi, studiuesit nuk kanë ndikuar në sjelljen e të anketuarve, prandaj nuk mund të pretendojnë me siguri se ecja për çdo orë për disa minuta zvogëlon rrezikun e vdekjes. Për shembull, njerëzit që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe aktive kanë më shumë gjasa që të ngrihen dhe të lëvizin më shumë se bashkëmoshatarët e tyre më pak të shëndetshëm.
Një tjetër studim rekomandon për të shpenzuar një total prej dy orësh në këmbë (nga një total prej tetë orësh të shpenzuara në punë) çdo ditë dhe rekomandon që gjatë pushimit të lëvizni në vend se të qëndroni ulur. Në qoftë se përdorni transportin publik, përpiquni të paktën një herë në ditë të bëni shëtitje deri në stacionin tjetër për të përmbushur kuotën e ecjes për 16 minuta dhe mos harroni se në një trup të shëndetshëm qëndron një shpirt i shëndoshë. /Zëri/
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Kosova
Në kuadër të shënimit të Ditës së paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancë festive por pa praninë e opozitës. Seanca po vazhdon me ekzekutimin e veprave muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë nga Filarmonia e Kosovës.
Opozita ka bojkotuar seancën me arsyetimin se në të do të flas vetëm Kadri Veseli. Ky i fundit tha vetëm dy fjalë.
“12 qershori është ditë sublime për popullin e Kosovës dhe këto vlerë sublime më së miri flet arti”, ka ai. / RTKLive
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Kosova
Për dallim nga Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Jahir e Zeqir Demaku e Isni Thaçi që u dërguan në burgun e Dubravës, Nexhat e Fadil Demaku dhe katër të tjerëve nuk u është marrë pasaporta dhe kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë shtetit.
Lëvizjet brenda dhe jashtë Kosovës, ushtrimi i funksioneve publike, por edhe komunikimi me media nuk janë të kufizuara për gjashtë nga njëmbëdhjetë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që njihen si “Grupi i Drenicës”, të cilëve ditë më parë Gjykata Themelore në Mitrovicë ua shqiptoi dënimin me mbi gjysmë shekulli burg.
Menjëherë sapo gjyqtari ka marrë vendim për dënimin me 65 vjet burg për 11 pjesëtarët e UÇK-së, nën masa të rrepta të sigurisë është bërë arrestimi i tyre, të cilët aktualisht bartin pozita të larta në vend, duke i dërguar për vuajtjen e dënimit në Burgun e Dubravës.
Por, nga masa e arrestit kanë shpëtuar vetëm ata që janë dënuar nën 5 vjet, përshirë këtu: Nexhat Demakun, kryetar i Komunës së Drenasit i dënuar me 3 vjet burg, vëllai i tij që është deputet i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku po ashtu me 3 vjet, Bashkim, Selman, Driton e Agim Demaj me nga 3 vjet burgim.
Për dallim nga pesë të akuzuarit e tjerë të “Grupit të Drenicës”, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Sylejman Selimi, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, Jahir e Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi që janë dërguar në vuajtjen e dënimit ende pa e marrë aktvendimin në formë të shkruar, gjashtë të tjerëve nuk u është mohuar lëvizja e lirë. (Zëri)