Pjeshka, ky frut magjik
Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.
Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.
Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.
Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to. / Reporteri
7 Këshilla për mposhtjen e etjes gjatë agjërimit
Lloji i ushqimit që konsumon agjëruesi është themeli i çështjes në përballimin sa më mirë të etjes gjatë agjërimit.
Ja disa këshilla të vlefshme për këtë qëllim:
1.Mos konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të madhe erëzash, sidomos në vaktin e syfyrit.
2.Pirja e sasive të vogla dhe të shpeshta të ujit pas ngrënies së Iftarit.
3.Konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në syfyr, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha uji dhe fibrash që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në zorrë, dhe kjo ul ndjesinë e urisë dhe të etjes gjatë ditës.
4.Largimi nga konsumimi i ushqimeve të kripura dhe turshive në kohën e Iftarit, sepse këto e rrisin nevojën e organizmit
për ujë. Në vend të këtyre preferohen perimet e gatuara. Preferohet gjithashtu konsumimi i mishit të zjerë apo të pjekur për lehtësinë e tij në tretje (në Iftar).
5.Shtimi i lëngjeve që ndihmojnë në lagështinë e trupit, si lëngu i Jamballit dhe Hurmes Indiane, sepse këto vrasin disa lloje mikrobesh në aparatin tretës.
6.Shtimi i konsumittë sallatës, sepse ajo përmban një numërtë madh elementesh ushqimorë zbutës dhe të dobishme e të pasura me fibra, minerale dhe vitamina që i sigurojnë organizmit gjallëri, fuqi dhe sasinë e nevojshme të ujit. Sallata me vlerat më të plota ushqyese duhet të përmbajë majdanoz trangull (kastravec), selino, domate, qepë, lulelakër, e lloje të tjera të panumërta perimesh.
7.Ekspertët theksojnë se shalqini është nga frutatverore shumë të dobishme për agjëruesit, madje ai zëvendëson dhjetëra lloje perimesh bashkë me mishin, për efektet e tij të zbutëse për stomakun, plus faktit që ai është i pasur me një sërë elementesh që i plotësojnë njeriut nevojën për ujë, vitamina dhe minerale, gjatë gjithë ditës së agjërimit, e sidomos në ditët e nxehta të verës. / Reporteri.net
Dardha mbron zemrën, trurin e sytë
Dardhat janë të mbushura kryesisht me vlera të larta ushqyese. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminave A, B1, B2, C, E, acidit folik. Ato janë të pasura me bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj kanë një ndikim pozitiv në shumë organe vitale. Ja pse nuk duhet injoroni sezonin e dardhave.
– Zemra: Dardhat janë të shëndetshme për zemrën, kurse sëmundjet e zemrës janë shkaku më i madh i vdekjeve në botë. Vetëm një dardhë në ditë mund të ju mbrojë nga sulmi në zemër. Dardhat janë të pasura në fibra të cilat ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq.
– Truri: Dardha ka ndikim pozitiv në tru. Vetëm gjysma e një dardhe përmban 15 për qind të marrjes ditore të bakrit, një mineral që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor dhe gjithashtu nxit fuqinë mendore. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fruktozës dhe glukozës, të cilat ndihmojnë për të ruajtur energjinë gjatë gjithë ditës.
– Sytë: Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me degjenerimin makular.
– Kanceri: Dardha është frutë ideal si preventivë kundër kancerit. Për shkak të përqendrimit të lartë fibrave, dardhat parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e kancerit. / Reporteri.net
Haradinaj: T’i japim shpirt e vlerë Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se qëllimi i partisë që drejton është që “ta bëjë Kosovën”, t’i japë asaj “shpirt dhe vlerë”.
“Të punojmë me shpirt detyrat që marrim. Nëse sot pas këtij Kuvendi vendosim që do të punojmë me shpirt me vlerat tona morale, atëherë nuk ka dilemë që Kosovës, ekonomisë, sistemit politik do t’i japim vlerë”, tha Haradinaj.
Ai thirri anëtarësinë partiake që të punojë “me shpirt për një shtet ligjor të së drejtës”.
“Ju bëj thirrje të punojmë me shpirt në ekonomi, për vende pune”, tha Haradinaj.
AAK sot në Prishtinë është duke zhvilluar punimet e Kuvendi VII Zgjedhor, ndërsa kandidat të vetëm për kryetar partie ka liderin e deritashëm Ramush Haradinaj. / RTKLive.com
