Dardhat janë të mbushura kryesisht me vlera të larta ushqyese. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminave A, B1, B2, C, E, acidit folik. Ato janë të pasura me bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj kanë një ndikim pozitiv në shumë organe vitale. Ja pse nuk duhet injoroni sezonin e dardhave.
– Zemra: Dardhat janë të shëndetshme për zemrën, kurse sëmundjet e zemrës janë shkaku më i madh i vdekjeve në botë. Vetëm një dardhë në ditë mund të ju mbrojë nga sulmi në zemër. Dardhat janë të pasura në fibra të cilat ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq.
– Truri: Dardha ka ndikim pozitiv në tru. Vetëm gjysma e një dardhe përmban 15 për qind të marrjes ditore të bakrit, një mineral që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor dhe gjithashtu nxit fuqinë mendore. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fruktozës dhe glukozës, të cilat ndihmojnë për të ruajtur energjinë gjatë gjithë ditës.
– Sytë: Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me degjenerimin makular.
– Kanceri: Dardha është frutë ideal si preventivë kundër kancerit. Për shkak të përqendrimit të lartë fibrave, dardhat parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e kancerit. / Reporteri.net