Pjeshka, ky frut magjik

Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.

Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.

Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to. / Reporteri

Lexo me shume nga kjo kategori…

Kosi ul rrezikun e prekjes nga diabeti

Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Artikulli i publikuar në revistën “Diabetologia”, tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i...

mehr lesen

Antibiotikët bio që nuk skadojnë

Është një realitet i trishtë që muajt e ftohtë bashkohen me të ftohtët e gripin, por është një fakt. Madje edhe më të fiksuarit ndaj higjienës dhe dizinfektantëve të duarve nuk i shpëtojnë dot virozave, duke u palosur në shtrat për ditë të tëra të sëmurë nga gripi....

mehr lesen