von Zemraadmin | Juli 15, 2015 | Kosova
Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndërtimit, sot u zhvillua ceremonia e hapjes së urës “Bejli” afër manastirit të Deçanit.
Projekti është mbështetur fuqimisht nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo, i cili me këtë rast tha se ndërtimi i urës është një simbol i rolit të KFOR-it në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe atyre të Komunës së Deçanit.
Ura e re, sipas KFOR-it, do të shfrytëzohet edhe nga komuniteti lokal, dhe hapja e saj do të mundësojë një qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në disa zona të komunës, duke mundësuar në të njëjtën kohë zhvillimin e mundshëm të zonës në dobi të gjithë popullit të Kosovës.
„Normalizimi i marrëdhënieve dhe zhvillimi socio-ekonomik janë faktorë themelorë dhe esencialë të stabilitetit dhe mund të kontribuojnë për të parandaluar rritjen e çfarëdo lloji të ekstremizmit“, ka thënë me këtë rast Gjenerali Figliuolo.
Në ceremoninë e sotme kanë marrë pjesë të ftuar nga institucionet në Kosovë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe dhe të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. /RTKLive
von Zemraadmin | Juli 14, 2015 | Kosova
Ministri Hashim Thaçi ka theksuar se nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtëm Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria nuk do t’i procedojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës pa u siguruar se i ka votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.
“Ne jemi duke punuar që një votim i tillë pozitiv të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Sa më tepër që shtyhet, gjërat mund të ndërlikohen. Por jemi në koordinim si spektër politik, në të njëjtën kohë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që votimi i ardhshëm të bëhet në momentin kur të jemi të sigurt që janë votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmë të gabojmë dhe të dështojmë”, ka thënë Thaçi
Thaçi këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin e dy vendeve. / RTKLive
von Zemraadmin | Juli 13, 2015 | Shëndetësia
Gjëja më e mirë që mund të bëjë një duhanpirës, është të lëri duhanin. Gjithsesi, nëse nuk mund ta lejë dot, të paktën të konsumojë ushqime që pastrojnë mushkëritë.
Qepë, hudhër, kurkuma, ginger, lini, janë ushqime që parandalojnë sëmundjet malinje. Kurkuma është e pasur me anti oksidantë, lini është i pasur me omega-3 dhe parandalon kancerin, gingeri është antibakterial, po ashtu edhe hudhra e qepët.
Receta e këtij eliksiri:
1 kg qepë
1 litër ujë
400 gramë sheqer kaf
2 lugë çaji me kurkuma
1 rrënjë e vogël gingeri e qëruar
50 ml vaj lini
Si fillim hidhni sheqerin në ujë dhe vendoseni në zjarr. Shtoni qepët të cilat duhet të jenë të qëruara dhe të ndara në katër pjesë, më pas shtoni gingerin dhe kurkumën. Kur të fillojë të ziejë, ulni shpejtësinë e zjarrit. Ziejeni ngadalë derisa e gjithë masa të përgjysmohet duke e përzier herë pas here.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Pasi të jetë ftohur shtoni sasinë e shkruar të vajit të linit dhe përziejeni mirë.
Ruajeni në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë, në frigorifer.
Konsumoni 2 lugë gjelle nga kjo recetë çdo mëngjes esëll sapo zgjoheni, po ashtu edhe 2 lugë gjelle në mbrëmje para se të flini.
Kjo do të ndihmojë në pastrimin e mushkërive dhe parandalimin e sëmundjeve që shkakton duhanpirja. /tesheshi.com/
von Zemraadmin | Juli 13, 2015 | Kosova
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është përplasur me Murat Mehën, kryetar i Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Derisa Meha ka qenë duke folur për ecurinë e këtij procesi në Komisionin për Politika të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka ndërhyrë Haradinaj, duke i thënë mjaft me gënjeshtra.
“U mbyte duke na rrejt. Kush dreqin të paguan ty. S’po të vjen marre. Kush po ju paguan”, i ka thënë Haradinaj Mehës.
Pas kësaj deklarate në shenjë revolte Haradinaj e ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni./ep
von Zemraadmin | Juli 12, 2015 | Kosova
Seanca dëgjimore në të cilën u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë Speciale, për përcaktimin e paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për terrorizëm, që u arrestuan dje nga Policia e Kosovës, ka përfunduar.
Vendimi për ta pritet të mirret nesër. Mbrojtja ka vlerësuar se nuk ekzistojnë prova të cilat vërtetojnë dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprën penale, atë të përgatitjes së akteve terroriste.
Avokati Bajram Tmava, që mbron të dyshuarin Milazim Haxhijaj, tha se për këto vepra penale duhet të ketë argumente të forta me të cilat vërtetohet qëllimi apo veprimi korrekt i një të pandehurit. E që në këtë rast, sipas tij, prova nuk ka.
“Nga tërë ajo që u dëgjua edhe nga ana e prokurorit special, edhe nga ana e mbrojtjes, është vlerësim i yni se nuk janë ofruar prova, vërtetë nuk është ofruar asnjë provë që vërteton dyshimin e arsyeshëm ashtu siç kërkohet në dispozitë ligjore”, tha ai.
Meqë, pesë të pandehurit dyshohen se po përgatisnin akte terroriste, Tmava, i pyet ur se cili qe caku i tyre, ai e mohoi të kenë pasur ndonjë cak.
“Kurrfarë caku nuk ka. Për me ekzistua caku, duhet të ekzistojnë provat, duhet të ekzistojnë mjetet, përgatitja. Dhe, ato mjete dhe përgatitje duhet të funksionalizohen, të tentohet me u funksionalizu. Janë arrestuar, afër liqenit. Nuk është diskutabile, që këta janë myslimanë të devotshëm, i mbrojturi im është mysliman i devotshëm, dhe deklarata e tij decitive, unë asnjëherë nuk veproj kundër popullit tim e as kundër interesave të popullit të Republikës së Kosovës”, tha Tmava.
Pas seancës dëgjimore, që zgjati rreth tre orë, mbrojta e të gjithë të pandehurve mohuan të ketë ndonjë provë që vërteton dyshimin mbi ta.
“Nuk ka prova, për mo mentin nuk ka prova që këta e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga Prokuroria Speciale. Nesër pritet me u marrë vendimi, e të shohim si po vendosë gjykata”, tha avokatja e Enis Latifit, Sabrie Jashari.
E gjatë ditës, Jashari u citua të iu ketë thënë gazetarëve që në çantën e të pandehurve janë gjetur dorëza, flamuj të ISIS dhe një sprej-helm. Madje, edhe që të dyshuarit nuk u lanë të kryejnë ritet fetare gjatë kohës sa ishin nën mbajtje. E që një gjë të tillë, Policia e Kosovës e ka mohuar menjëherë.
Pas seancës, Jashari mohoi të ketë dhënë deklarata të tilla.
“Nuk është e vërtetë, është një keqkuptim nga ana e gazetarëve, sepse nuk është gjetur helm dhe unë nuk e kam thënë një gjë të tillë”, tha ajo.
Enis Latifi, Besnik Latifi që janë nga komuna e Vushtrrisë, Milazim Haxhijaj nga Istogu, Gazmend Halilaj dhe një tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, janë pesë personat që u arrestuan nga Policia e Kosovës mëngjesin e së shtunës në afërsi të liqenit të Badovcit. Sipas Policisë në veturat që ishin të dyshuarit janë gjetur maska e pajisje që propagandojnë ISIS-in. Menjëherë pas arrestimit me urdhër të organeve të drejtësisë tërë ditën e shtunë është ndalur uji për banorët që furnizohen nga liqeni i Badovcit. Nga analizat që dje ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rezultoi se uji është i pastër dhe nuk ka helm/ / RTKLive