Policia alarmon për vjedhjen e veturave Audi dhe BMW

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka bërë apel te qytetarët që të kenë kujdes se ku po i parkojnë veturat e tyre të shtrenjta, sidomos ato të tipit Audi A5, Audi A6 dhe BMW X5.

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka bërë apel te qytetarët që të kenë kujdes se ku po i parkojnë veturat e tyre të shtrenjta, sidomos ato të tipit Audi A5, Audi A6 dhe BMW X5, për të cilat është raportuar kohëve të fundit se janë cak i vjedhjeve
Sipas policisë, në shënjestër janë veturat e këtyre tipeve me targa të huaja, por nga fenomeni i vjedhjes nuk janë përjashtuar as ato me targa vendore.

“Duke pasur parasysh se fluksi i veturave nëpër rrugë, kryesisht nëpër ato urbane ditëve të fundit është jashtëzakonisht i madh, kapaciteti infrastrukturor nuk përmbush nevojat e mjaftueshme sidomos mundësinë e parkimit të veturave, në këto rrethana drejtuesit e veturave jo rrallëherë ndalojnë dhe parkojnë veturat në vende dhe zona që nuk janë të destinuara për parkim, ku parkimi në rrethana të tilla mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes”, thuhet në një apel të Policisë.

Prandaj Policia u ka bërë apel qytetarëve që me qëllim të parandalimit të vjedhjes së veturave, drejtuesit e tyre të kenë kujdes se ku dhe në të cilat zona t’i parkojnë veturat, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, po ashtu të kenë parasysh zonat ku nuk ka ndriçim, si dhe t’u rikujtohet drejtueseve se parkimi i veturave të bëhet në mënyrë të sigurt, përfshirë mbylljen dhe çelësimin e tyre.

Policia thotë se vetura mund të jetë cak i dëmtimit nëse ajo parkohet në një vend që nuk i destinuar për parkim, nëse është e parkuar në zonë të pandriçuar, nëse brenda saj janë të ekspozuara gjësende të ndryshme si portofol, dokumente tjera personale, përfshirë edhe pasaportën. /kallxo.com

Lëkundje mes partnerëve në koalicionin qeverisës PDK-LDK?

Lëkundje mes partnerëve në koalicionin qeverisës PDK-LDK?

Për më pak se një vit mandat në krye të institucioneve, koalicionit PDK – LDK i kanë shpërthyer pakënaqësitë e para nga militantët partiakë, të cilat rrezikojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga zyrtarët e partnerit të madh të koalicionit, përkatësisht partisë që drejtohet nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, (PDK), të cilët po vlerësojnë se po largohen padrejtësisht nga pozicionet institucionale nga ministrat e partisë së Isa Mustafës, në të cilat pozita po emërohen militantë të LDK-së.
Burime të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer së fundmi në lidhje me menaxhimin e Ministrisë së Financave nga Avdullah Hoti dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga Hykmete Bajrami.

“Të gjithë ministrat e PDK-së që e kanë drejtuar Ministrinë e Financave, Ahmet Shala, Bedri Hamza, Besim Beqaj, nuk e kanë larguar asnjë zyrtar të LDK-së, pavarësisht se në atë kohë kjo e fundit ka qenë në opozitë. Agim Krasniqi, i cili tashmë është emëruar zëvendësministër i Financave, gjatë gjithë periudhës së kaluar sa këtë Ministri e ka drejtuar PDK-ja, ai ka qenë drejtor i buxhetit të Kosovës. Të kundërtën po e bën Avdullah Hoti, pavarësisht se partia e tij është në koalicion me PDK-në”, thotë burimi i gazetës./Zëri.info/

Familja e Mensur Hysenit fal gjakun e djalit të tyre (Video)

Sot në varrimin e Mensur Hysenit, 25-vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq dje në një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës, është shtrirë dora e pajtimit mes familjes së Mensurit dhe familjes së personit përgjegjës për këtë aksident, raporton llapi.info.

Në këtë video shihen momentet kur shtrihet dora e pajtimit mes këtyre dy familjeve.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot në ora 19:00 në varrezat e fshatit Penuhë të Podujevës./Llapi.info

Videoja është huazuar nga Iniciativa Vullnetare “RB”.

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von YouTube. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf die Schaltfläche unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Mehr Informationen

Kivi largon nikotinën nga trupi juaj

Secili nga ju tashmë dini për pasojat që i lë duhani shëndetit tonë, por është tejet e vështirë që të merret vendimi për ta lënë atë.
Kjo ka një arsye të thjeshtë, ngase organizmi krijon një varësi të fortë ndaj nikotinës.

Megjithatë ekziston një mënyrë aleternative, pa efekte anësore, në e cila është natyrale për ta larguar nga trupi nikoninën që organizmi ka pranuar.

Kjo vie nga portali i njohur botëror Shtëpia e Ushqimit dhe Shëndetit, i cili ka listuar disa nga ushqimet që mund të na ndihmojnë për ta realizuar një gjë të tillë:

Brokoli, është i pari në listë pasi ai është i pasur me vitaminën C, dhe B5, ndërsa të pirit duhan redukton vitaminën C nga trupi ndërsa duke u ushqyer me brokoli eliminoni nikotinën nga organizmi.

Portokalli- gjithashtu është i pasur me vitaminën C, e konsumimi i rregullt i portokallit do të përmirësojë ndjeshëm metabolizmin dhe çlirojë stresin.

Lëngu i karrotës- është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me vitaminat A,C,K dhe B, si dhe është provuar se është efecientë në heqjen e nikotinës nga trupi.

Spinaqi- një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina por përmbanë gjithashtu sasi të madhe acidi folik.

Kivi- është frut i mrekullueshëm që do të ju ndihmojë të eliminoni nikotinën, ai përmbanë Vitamina A, C dhe F, ndërsa kur ju tymosni cigare ulni ndjeshëm nivelet e këtyre vitaminave.

Uji- Konsumimi i cigares dehidraton trupin tuaj, ndërkaq sipas shumë kërkimeve nëse do të pini sasi të mjaftueshme uji, ju mund ta ndaloni pirjen e duhanit dhe eliminoni sadopak nikotinën në trupin tënd. / Reporteri.net

Opozita pret shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Partitë opozitare u bënë sërish bashkë dhe në këtë formë duan ta sfidojnë pushtetin duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ato besojnë se kishte shkelje gjatë votimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, dhe këtë duan t’ia vërtetojnë edhe organit më të lartë juridik. Tri deputete që përfaqësojnë tri subjekte politike, dërguan faktet që dëshmojnë ato që opozita i quan shkelje kushtetuese.

Opozita e bashkuar dërgoi në Gjykatën Kushtetuese amendamentin 24, i cili i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale..
Sipas Albulenë Haxhiut nga „Vetëvendosje“, ky amendament, pos që krijon sistem paralel të drejtësisë, cenon edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe është në kundërshtim me 6 kapituj të Kushtetutës.
“Ajo se çfarë kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese është që ky amendament të shfuqizohet për shkak se përmbajtja e tij është në shpërputhje me Kushtetutën, por të shfuqizohet edhe për shkak të aspektit procedural, sepse nuk janë përfillur dispozitat kushtetuese, dhe po ashtu kemi kërkuar që i njëjti amendament të mos krijojë pasoja juridike” ka thënë Albulena Haxhiu deputete e VV-së

Ndonëse me dyshime në besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, Teutë Haxhiu nga AAK-ja tha se po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre si ligjvënës për t’i vërtetuar pretendimet e tyre, se në riprocedim të amendamentit 24 ka pasur shkelje procedurale.
“Edhe ne si grup parlamentar jemi të bashkuar në këtë kërkesë dërguar në gjykatën kushtetuese, edhe pse të ju them të drejtën kjo gjykatë e ka humbur kredibilitetin për vet faktin që themelimi i Gjykatës Speciale në Kuvend, tregon që edhe komuniteti ndërkombëtar nuk po i beso n kësaj gjykate, por megjithatë ne si deputet kemi shfrytëzuar të drejtën tonë, të drejtë e cila na është lejuar në bazë të rregullores së kuvendit por edhe në bazë te Kushtetutës së Kosovës që janë shkelur procedurat, duke treguar edhe njëherë se Kuvendi i Kosovës po shkelet çdo e drejtë e tij” ka thënë Teuta Haxhiu deputete nga radhët e AAK-së

E Valdete Bajrami duke vlerësuar se në seancën e 3 gushtit është shkelur vullneti i deputetëve, shprehu besimin që kjo gjykatë do ta respektojë kushtetutshmërinë në vend.
“Është shkelur vullneti i deputetëve në atë ditë dhe kjo na sjell sot këtu, pikërisht para Gjykatës Kushtetuese, që të kërkojmë nga kjo Gjykatë që së paku kjo ta respektoj Kushtetutën dhe gjyqtarët që janë brenda të mos e shkelin vetë ata betimin t tyre, dhe mos ta shkelin gjykatën, dhe presim nga ky vendim të reflektojë Gjykata Kushtetuese dhe që konform ligjit ta jep një përgjigje pozitive” ka thënë Valdete Bajrami deputete e NISMA-së

Ndryshe, sot ishte dita e fundit për të iniciuar kundërshti rreth miratimit të amendamentit 24. Haxhiu kërkoi nga Presidentja që mos ta dekretojë këtë amendament përderisa ata kanë kërkuar nga Kushtetuesja mendim rreth ligjshmërisë procedurale të miratimit të këtij amendamenti.
Gjykata Kushtetuese ka afat 60 ditë për të kthyer një përgjigje lidhur me lëndën e opozitës. / RTKLive.com

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip