​Ja ndryshimet e fundit në formacionin e Shqipërisë përballë Francës

Sfida e dytë për Shqipërinë, ajo ndaj Francës, pritet të sjellë dhe ndryshime në formacionin që Gianni De Biasi ka menduar të hedhë në fushë që nga minuta e parë.

Trajneri Gianni De Biasi pritet të ndryshojë në mesfushë. Mundësitë janë aktivizimi i Andi Lilës dhe Ledian Memushajt.

Ky i fundit ndihmoi sulmin në miqësoren e para një viti në Elbasan me përfaqësuesen franceze. Arlind Ajeti mendohet të zëvendësojë Lorik Canën e pezulluar, në qendër të mbrojtjes.

Ergys Kaçe, i cili pati një problem në gjurin e majtë duke mos u stërvitur dje paradite, por iu bashkua në seancën e pasdites, mund ta nisë nga stoli. Në sulm, favorit është përsëri Armando Sadiku. Takimi me Francën është tepër i rëndësishëm për ecurinë në finalet e Evropianit, një debutim absolut i Shqipërisë në një turne madhor. Ndeshja luhet nesër në mbrëmje në Marseielle. /RTKlive.com

Lexo me shume nga kjo kategori…

Armeni 0-2 Shqipëri

    Kombëtarja shqiptare sonte luan ndeshjen vendimtare me armenin, për kualifikim në EURO 2016, ky takim nisë ne ora 18:00 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt ne RTK1 Pas humbjes nga Serbia, kombëtares shqiptare i duhet patjetër fitorja kundër armenëve ne...

mehr lesen

De Biasi: E kemi në dorë fatin e kualifikimit

Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi sot pasdite në konferencën...

mehr lesen