Bananet luftojnë infeksionet

Përveç vitaminave të shumta të ka fruta e bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruajtja dhe enjtja largohen me banane.

Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes.

Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor.

Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Po ashtu, studime të ndryshme kanë dëshmuar se ngrënia e bananeve, ndihmon shumë edhe sistemin nervor, më saktësisht e ndihmon inteligjencën, ndërsa gjithashtu është ideal edhe për ata që duan të humbin peshë. /Zëri/

Qëndrimi ulur, i rrezikshëm për shëndetin

Qëndrimi ulur, i rrezikshëm për shëndetin

Nëse çdo ditë kaloni tetë orë ulur, ajo mund të ketë efekt shumë të keq në shëndetin tuaj. Studimet e fundit kanë treguar se ushtrimet e rregullta nuk mund të kompensojnë dëmin e shkaktuar nga qëndrimi ulur për tetë orë.

Në anketën e parë për “National Health and Nutrition Examination” morën pjesë 3626 të rritur, në të cilën hulumtuesit nëpërmjet monitorit kanë ndjekur lëvizjet e tyre gjatë gjithë ditës. Tre vjet pas studimit, hulumtuesit kontrolluan të dhënat e pjesëmarrësve të vdekur. Ata donin për të zbuluar nëse të qëndruarit ulur ka ndikuar në vdekje të parakohshme për pjesëmarrësit e studimit. Për të arritur në përfundim, kanë hulumtuar se si të anketuarit kanë kaluar kohën e tyre të lirë (në mënyrë aktive ose pasive). Dhe sipas tyre ajo çfarë mund të bëni për shëndetin tuaj është që të ecni çdo orë për rreth dy minuta, pasi kjo do të reduktojë në 33% rrezikun e vdekjes së parakohshme se sa tek ata të cilët vetëm rrinë ulur gjithë ditën.

Pasi që studimi ishte një formë vëzhgimi, studiuesit nuk kanë ndikuar në sjelljen e të anketuarve, prandaj nuk mund të pretendojnë me siguri se ecja për çdo orë për disa minuta zvogëlon rrezikun e vdekjes. Për shembull, njerëzit që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe aktive kanë më shumë gjasa që të ngrihen dhe të lëvizin më shumë se bashkëmoshatarët e tyre më pak të shëndetshëm.

Një tjetër studim rekomandon për të shpenzuar një total prej dy orësh në këmbë (nga një total prej tetë orësh të shpenzuara në punë) çdo ditë dhe rekomandon që gjatë pushimit të lëvizni në vend se të qëndroni ulur. Në qoftë se përdorni transportin publik, përpiquni të paktën një herë në ditë të bëni shëtitje deri në stacionin tjetër për të përmbushur kuotën e ecjes për 16 minuta dhe mos harroni se në një trup të shëndetshëm qëndron një shpirt i shëndoshë. /Zëri/

Ndihma e parë kundër djegies nga dielli

Ënjtje, skuqje, djegie dhe shfaqjet e flluskave të ujit në lëkurë janë shenjat e para të djegies nga dielli. Çfarë duhet të bëni në rast të djegieve nga dielli?

 
Ndiqni këshillat në vazhdim për të qenë të përgatitur për një situatë të tillë:

Copat e akullit ose uji i ftohtë ndihmojnë në qarkullimin e gjakut; mos përdorni produkte me vaj, sepse përkeqësojnë situatën.
Rrethojeni zonën e djegur me copëza kastraveci ose patate që të freskohet.
Aplikoni mbi lëkurë kremra të lëngshëm për ta pasuruar me ekstraktet e mëposhtme: lule zambaku, melisë, lule limoni, balsam, livando, embrion gruri, kamomil, kumak, që hidratojnë lëkurën, ulin ënjtjen dhe luftojnë plakjen nga radikalet e lira.
Përdorni krem me bazë hidrokortizoni vetëm nëse njolla është përhapur në një zonë të caktuar.
Në qoftë se flluskat me ujë çahen, mbajeni zonën të pastër, duke e pastruar me një spërkatës me bazë ujë dhe sapun neutro, si dhe ta mbroni lëkurën me produkte natyrore. / Reporteri

Pija e “mrekullisë” që vdes qelizat e kancerit dhe shëron trupin tonë nga një sërë sëmundjesh të tjera!

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm ditët e fundit!
Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar është shpikje e z. Steo i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo të bllokoj zhvillimin e tyre.
Por, si e zbuloi z. Seto këtë pije?
Seto vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanistë shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije, tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më.
Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikacione.
Është si një pije “mrekulli”! Është e thjeshtë.
Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët./alb-observer.com/
Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:
1. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen.
2. Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerë.
3. Fuqizon mushkrit, parandaluar sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.
4. Forcon sistemin imunitar
5. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden.
6. Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.
7. Desifikton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra, bënë lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
8. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt.
9. Të qetëson nga dhimbjet
10. Ndihmomë të sëmurin nga riniti alergjik.

Çfarë tregon ngjyra e urinës për problemet e trupit tonë

Shumica prej nesh nuk dëshiron të flasë për gjërat si urina apo fekalet, por realiteti është se këto jashtëqitje janë të rëndësishme për shëndetin tonë. Ndoshta nuk flasim për këtë, por të gjithë e dimë se shumë pak ose shumë nga këto jashtëqitje nuk janë mirë për shëndetin tonë.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat janë të dukshme për të gjithë gjatë urinimit. Ndoshta meshkujt e kanë më të lehtë ta vërejnë gjatë urinimit në tualet apo ulëse ndërsa femrat derisa shikojnë letrën higjienike kur e pastrojnë pjesën e mbetur të urinës. Përveç kësaj, në qoftë se ka një ndjesi djegieje ose dhimbje gjatë urinimit, ne mendojmë se duhet të shikoni se çfarë saktësisht po nxirret jashtë. Është e rëndësishme të dihet se çfarë na tregon urina për ne. Ekspertët thonë se urina është mënyra më e lehtë e vetekzaminimit të trupit tonë. Nëse diku në trup ka ndonjë problem, ai do të shfaqet në materiet tona që largohen nga trupi. Ndryshimet në aromë dhe ngjyrë janë tregues të drejtpërdrejtë të funksionimit jo të mirë të sistemeve të trupit tonë.

Urina ndihmon si tregues i shtatzënisë, tek lëndimet e brendshme apo ndonjë problem që nuk mund të zbulohet nga jashtë. Gjithashtu, ajo mund të tregojë për infeksionet e traktit urinar apo dehidratimet përmes ndryshimit në ngjyrën e urinës duke u bërë më e errët dhe më e trashë, gjë që gjithashtu tregon se niveli i kafeinës apo nikotinës në trupin tonë është rritur, sidomos tek femrat.

Për më tepër, në qoftë se urina ka një aromë të çuditshme, atëherë kjo është normale. E dimë që kjo tingëllon e çuditshme, por aroma e çuditshme në urinë është një tregues i mirë. Por karakteristikat e tjera, si ato që tashmë u përmendën, si dhimbja apo ndjesia e djegies, mund të tregojnë që duhet ta bëjmë një vizitë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur.

Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës. Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.

Ngjyrat e urinës zakonisht variojnë kështu:

E verdha e mbyllët: ndërkohë që ngjyra e verdhë e çelët e urinës është normale, ngjyra e mbylltë e verdhë tregon se personi vuan nga dehidrimi pasi që përqendrimi i kripës është më i lartë se normalisht. Më pak ujë do të thotë një nuancë më të mbylltë të së verdhës së urinës, kështu që pini ujë sa më shumë kur shfaqet ky problem.

E kuqe: Kjo ngjyrë varion nga nuanca rozë në të kuqe të errët. Testi mund të specifikojë nëse urina përmban gjak apo gjak të mpiksur, si hemoglobinuria. Sidoqoftë, ky është një problem serioz të cilin duhet ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur. Ai mund të ndodhë për shkak të ndonjë infeksioni të fshikëzës, traktit urinar apo uretrës. Gjithashtu, kanceri i prostatës tek meshkujt apo fshikëzës tek të dy gjinitë, apo edhe ushtrimet e rënda mund të rezultojnë që urina të ketë ngjyrë të kuqe.

Kafe në të zezë: Kjo është gjithashtu një ngjyrë e cila mund të variojë nga kafeja në të zezë. Ajo mund të jetë edhe një nuancë e errët e së kuqes. Por kjo ngjyrë shfaqet për shkak të funksionimit jo të rregullt të mëlçisë dhe tek sëmundjet si hepatiti, bllokimi i kanalit të bilës, tumorit apo edhe cirozës, sepse bilirubina shfaqet në urinë. Gjithashtu, çrregullimet e rënda si anemitë hemolitike apo melanomat mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë kafe në të zezë.

Portokalltë: Shumë ilaçe mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë portokalli. Gjithashtu, konsumi i tepërt i agrumeve ose karotave mund të jetë arsye për urinë ngjyrë portokalli.

Urina është një tregues i ndonjë problemi, kështu që kontrollojeni atë herë pas here. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.  / KOHA.net

Shkencëtarët gjerman dëshmojnë se ka jetë pas vdekjes

 

Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.

Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje klinike- është bërë e mundur kohëve të fundit falë zhvillimit të një makine të re kardiopulmore e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisje është përdorur vitet e fundit për të rikthyer në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave deri në një orë.

Përvojat e pranë-vdekjes janë përmendur edhe në revista të ndryshme mjekësore edhe në të kaluarën, duke marrë për bazë halucinacionet, por se Doktor Ackermann dhe ekipi i tij, përkundrazi, konsiderojnë se pikërisht këto janë dëshmi se ka ekzistencë të jetës së përtejme dhe është një formë e dualizmit në mes mendjes dhe trupit.

Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga doktor Berthold Ackermann, ka monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e subjekteve, transmeton lajmi.net. Edhe pse ka disa ndryshime në këtë eksperiment nga individët e ndryshëm, të gjithë individët kanë pasur disa kujtime gjatë periudhës sa kanë qenë në vdekje klinike. Shumica prej tyre kanë përshkruar disa ndjesi shumë të ngjashme.

Përjetimet më të shpeshta që kanë thënë se kanë përjetuar vullnetarët që kanë marë pjesë në këtë eksperiment kanë përfshirë ndjenjën e shkëputjes nga trupi i tyre, ndjenjën se po ngrihen në ajër, qetësinë totale, sigurinë, ngrohtësinë, përvojën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një drite të madhe.

Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm se shumë prej konkluzioneve që kanë arritur do të shokojnë shumë njerëz edhe pse besimet fetare të subjekteve të përfshira në këtë eksperiment nuk kanë paraqitur asnjë problem. Në të vërtetë, vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment i kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, si besimit të krishterë, atij islam, hebre por ka pasur edhe ateistë.

“Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve”, thotë doktor Ackermann.

“Por, në asnjë mënyrë, ne nuk kemi pasur për qëllim një gjë të tillë. Ne vetëm kemi dhënë përgjigje në pyetjen më të madhe të historisë së njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz që janë prekur të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe kjo duket se vlen për të gjithë ne”, ka thënë doktori.