Opozita pret shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Partitë opozitare u bënë sërish bashkë dhe në këtë formë duan ta sfidojnë pushtetin duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ato besojnë se kishte shkelje gjatë votimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, dhe këtë duan t’ia vërtetojnë edhe organit më të lartë juridik. Tri deputete që përfaqësojnë tri subjekte politike, dërguan faktet që dëshmojnë ato që opozita i quan shkelje kushtetuese.

Opozita e bashkuar dërgoi në Gjykatën Kushtetuese amendamentin 24, i cili i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale..
Sipas Albulenë Haxhiut nga „Vetëvendosje“, ky amendament, pos që krijon sistem paralel të drejtësisë, cenon edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe është në kundërshtim me 6 kapituj të Kushtetutës.
“Ajo se çfarë kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese është që ky amendament të shfuqizohet për shkak se përmbajtja e tij është në shpërputhje me Kushtetutën, por të shfuqizohet edhe për shkak të aspektit procedural, sepse nuk janë përfillur dispozitat kushtetuese, dhe po ashtu kemi kërkuar që i njëjti amendament të mos krijojë pasoja juridike” ka thënë Albulena Haxhiu deputete e VV-së

Ndonëse me dyshime në besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, Teutë Haxhiu nga AAK-ja tha se po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre si ligjvënës për t’i vërtetuar pretendimet e tyre, se në riprocedim të amendamentit 24 ka pasur shkelje procedurale.
“Edhe ne si grup parlamentar jemi të bashkuar në këtë kërkesë dërguar në gjykatën kushtetuese, edhe pse të ju them të drejtën kjo gjykatë e ka humbur kredibilitetin për vet faktin që themelimi i Gjykatës Speciale në Kuvend, tregon që edhe komuniteti ndërkombëtar nuk po i beso n kësaj gjykate, por megjithatë ne si deputet kemi shfrytëzuar të drejtën tonë, të drejtë e cila na është lejuar në bazë të rregullores së kuvendit por edhe në bazë te Kushtetutës së Kosovës që janë shkelur procedurat, duke treguar edhe njëherë se Kuvendi i Kosovës po shkelet çdo e drejtë e tij” ka thënë Teuta Haxhiu deputete nga radhët e AAK-së

E Valdete Bajrami duke vlerësuar se në seancën e 3 gushtit është shkelur vullneti i deputetëve, shprehu besimin që kjo gjykatë do ta respektojë kushtetutshmërinë në vend.
“Është shkelur vullneti i deputetëve në atë ditë dhe kjo na sjell sot këtu, pikërisht para Gjykatës Kushtetuese, që të kërkojmë nga kjo Gjykatë që së paku kjo ta respektoj Kushtetutën dhe gjyqtarët që janë brenda të mos e shkelin vetë ata betimin t tyre, dhe mos ta shkelin gjykatën, dhe presim nga ky vendim të reflektojë Gjykata Kushtetuese dhe që konform ligjit ta jep një përgjigje pozitive” ka thënë Valdete Bajrami deputete e NISMA-së

Ndryshe, sot ishte dita e fundit për të iniciuar kundërshti rreth miratimit të amendamentit 24. Haxhiu kërkoi nga Presidentja që mos ta dekretojë këtë amendament përderisa ata kanë kërkuar nga Kushtetuesja mendim rreth ligjshmërisë procedurale të miratimit të këtij amendamenti.
Gjykata Kushtetuese ka afat 60 ditë për të kthyer një përgjigje lidhur me lëndën e opozitës. / RTKLive.com

Lexo me shume nga kjo kategori…

Votimi Përmes Postës nga Diaspora

Votimi Përmes Postës nga Diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë përmes postës në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që mbahen në Kosovë. Për të votuar përmes postës, ju duhet të përmbushni kriteret e zotësisë juridike, të cilat...

mehr lesen
Muri në  Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

Muri në Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënjë e më shumë është duke patur implikime dhe ndërlidhshmëri me realitetin në Luginë të Preshevës. U dëgjuan edhe opsione politike, por të cilat nuk kishin qëndrueshmëri në asnjë aspekt tjetër, si ajo për shkëmbim...

mehr lesen
Haradinaj falenderon të gjithë ata që e mbështetën

Haradinaj falenderon të gjithë ata që e mbështetën

Lideri i AAK-së dhe ish- komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij në këto ditë sa ishte në arrest e kanë mbështetur atë. Haradinaj tha se me këtë çka ka parë këto ditë e kanë bërë që të ndihet...

mehr lesen