YouTube player
s

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar, përmes postës elektronike personale (e-mailit).

Nëse dërgoni aplikacione për persona të tjerë, aplikacionet për regjistrim do të refuzohen!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ju njoftoj për statusin e aplikimit tuaj përmes emailit apo numrit të telefonit. Ju mund të verifikoni se a jeni regjistruar me sukses, duke kontrolluar listën votuese jashtë vendit, e cila publikohet vetëm gjatë një procesi zgjedhor.

Nëse aplikacioni juaj është aprovuar, KQZ do të ju dërgoj fletëvotim përmes emailit. Fletëvotimin apo fletëvotimet mund t’i shkarkoni edhe në ueb faqen e KQZ-së.

Dorëzimi i fletëvotimeve për votim përmes postës

02 Shkurt 2021 - 12 Shkurt 2021

Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

Hapi 1

Fletevotimi-zgjedhje-14-shkurt-2021

Fletevotimi-zgjedhje-14-shkurt-2021

Shkarko fletëvotimin

 

 

Z

Hapi 2

Plotëso fletëvotimin

  1. Në anë të majtë të fletëvotimit, shenjoni vetëm një subjekt politik.

Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Lista e kandidatëve

Hapi 3

Vendos fletëvotimin në zarfin e pashënuar

Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf, i cili nuk duhet të ketë asnjë shënim.

Hapi 4

Vendos zarfin e pashënuar në zarfin që përmbanë adresën e KQZ-së

Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë  adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit.

Zarfat e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numrimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajën fletëvotimin ose fletëvotimet mbrenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfat e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.  

Hapi 5

Dërgoni zarfin me postë brenda afatit

Postë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

VOTIMI PËRMES POSTËS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve www.kqz-ks.org

Informatat kemi mbëledhur nga vebfaqja Zyrtare: 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve www.kqz-ks.org

Cilën parti do ta votoni në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 ?

[yop_poll id=“1″]