Hirra, pija që mund të kurojë një sërë sëmundjesh

Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni
Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme per shkak të vlerave të larta ushqyese dhe për shkak që e rregullon tretjen.

Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese se sa të bardhat e vezës. Nxitë punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.

Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.

Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dinë se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve. /mapo

Lexo me shume nga kjo kategori…

Pjeshka, ky frut magjik

Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga...

mehr lesen

Dardha mbron zemrën, trurin e sytë

Dardhat janë të mbushura kryesisht me vlera të larta ushqyese. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminave A, B1, B2, C, E, acidit folik. Ato janë të pasura me bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj...

mehr lesen