Zekati dhe grupet të cilëve u takon ai

Zekati dhe grupet të cilëve u takon ai

Zekati dhe grupet të cilëve u takon ai

Zekati dhe grupet të cilëve u takon aiTema që do ta trajtohet në këtë punim seminarik është: „ Grupe të njerëzve të cilëve u takon zekati “. Çështja e zeqatit në trojet tona është një ndër problemet më të medha, është obligimi i cili më së paku praktikohet në trojet tona duke harruar se zekati është në shkallën më të lartë dhe më dhe më të çmuar prej ibadeteve që bëhen për All-llahun xh.sh.

Njëra nga pesë kushtet e Islamit është zekati, prej ku nënkuptohet edhe vlera e tij.  Zekati luan rol të rëndësishëm në jetën e muslimanit në këtë botë por duke mos e harruar edhe botën tjetër. Mos dhënia e zekatit konsiderohet një prej mëkatëve të mëdha, dënimi  për të merret në botën tjetër.

Është shumë më rëndësi të potencojmë se Islami si fe i kushtoj shumë rëndësi edhe distribuimit d.m.th i kushtoi kujdes të madh vendit ku duhet të jepët zekati. Islami këtë çështje nuk e la në duart e imamëve që ata të bëjnë ndarjen e tij sipas hamendjes dhe logjikës së tyre, poashtu All-llahu xh.sh. nuk e  la ndarjen e zekatit në duart e atyre që lakmojnë pasurinë që tentojnë të marrin edhe atë që nuk u takon atyre.

Kur’ani e shtjelloi këtë problematikë shumë hollësisht dukë i numruar edhe grupet të cilëve u takon zekati dhe nuk la që këtu të futet logjika e çdo kujt.

E lus All-llahun xh.sh. që në këtë punim të shkurtër seminarik të paraqes atë çka është e vërtet duke filluar nga ajetet, hadithet e deri tek mendimet e dijetarve Islam për këtë çështje, e nëse bëj ndonjë gabim e lus All-llahun xh.sh të më fal.

Definicioni i Zekatit

Termi „ Ez-Zekat“  në aspektin gjuhësor është infinitiv i foljes zeka, thuhet zeka esh-shej’u është shtuar dhe rritur, poashtu thuhet zeka fulanun kur përmisohet. Pra,  Zekati është: bereqet, shtim, pastrim dhe përmisim.[1]

Ndersa në aspketin terminologjik të sheriatit Islam do të thotë:  „ Pronësim i një pjese të caktuar të pasurisë, prej pasurisë së caktuar, për personin e caktuar që ligjëdhënsi Islam e ka caktuar të jepet për hir të All-llahut xh.sh  “.[2]

Kur’ani për Zekatin

Zekati është një prej pesë sharteve të Islamit,  ky obligim përmendet në shumë vende në Kur’an dhe në Hadithet e Muhamedit a.s. Zekati së bashku me namazin në Kur’an është përmenduar në rreth 30 vende kurse vetëm  zekati  në  70 vende.[3]

Këtu do ti paraqes vetëm disa ajete Kur’anore ku All-llahu xh.sh  kërkon prej nesh që ta kryejm këtë obligim, duke pasur parasysh se numri i ajeteve që flasin për zekatin është shumë i madhë, unë do të paraqes vetëm disa ajete që flasin direkt për dhënien e zeqatit.

Ajeti i parë:

وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَارْكَعُوا مَعَ الرَّاكِعِينَ

“Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien)”.[4]

Ajeti i dytë:

خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِمْ بِهَا وَصَلِّ عَلَيْهِمْ إِنَّ صَلَاتَكَ سَكَنٌ لَهُمْ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh”.[5]

Ajeti i tretë:

وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَأَقْرِضُوا اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنْفُسِكُمْ مِنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِنْدَ اللَّهِ هُوَ خَيْرًا وَأَعْظَمَ أَجْرًا

“…dhe kryjeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh…”[6]

            Ajeti i katërt:

وَرَحْمَتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَالَّذِينَ هُمْ بِآيَاتِنَا يُؤْمِنُونَ

“….e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona ”.[7]

 

Hadithet për Zekatin

Numri i haditheve që flasin për zekatin është shumë i madh që tregon qartë për vlerën dhe rëndësin që ka ky farzë në Islam, ndërsa do të paraqesim vetëm disa hadithe që janë më dobiprurës.

Hadithi i parë:

“ Islami është ngritur mbi pesë ( shtylla ): në të dëshmuarit se nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhamedi a.s është i Dërguari i Zotit, në kryerjen e Namazit, në dhënien e Zekatit, në të vizituarit e Ka’bes dhe në agjërimin e Ramazanit „.[8]

Hadithi i dytë:

“ Nuk ka asnje ditë që gthinë, e njerëzve të mos u vijnë dy melek, njëri prej tyre thëret O Zoti im, kush i ka dhënë sadaka të nevojshmit jepi konpenzim. Tjetri thotë: O Zoti im, ai që e ruan pasurinë aq shumë sa që nuk jep asgjë, jepi shkatërrim „.[9]

Hadithi i tretë:

“….All-llahu i ka ngarkuar me dhëniene zekatit nga pasuria e tyre, i cili do të mirret nga të pasurit prej tyre dhe do të kthehet të varfërve nga mesi i tyre „.[10]

Hadithi i katërt:

“Kush jep sadakë, e cila është sa vlera e një hurme, të fituar në mënyrë të ndershme, ndërsa All-llahu nuk pranon asgjë tjetër pos asaj që është fitua në mënyrë të ndershme e hallall, All-llahu do ta marrë në dorën e vet, e pastaj do ta kultivojë për pasurin e saj, si dikush prej jush që e rrit dhe kujdeset për mëzin e veogël, gjersa të mos bëhet si kodër “[11].

 

Kujt i takon të pranoj Zekatin

All-llahu xh.sh. ka përcaktuar qartë se kujt mund t’i jepet zekati dhe kush ka të drejtë për të, duke numruar në mënyrë taksative kategoritë e shfrytëzuesve.

All-llahu xh.sh. thotë:

إِنَّمَا الصَّدَقَاتُ لِلْفُقَرَاءِ وَالْمَسَاكِينِ وَالْعَامِلِينَ عَلَيْهَا وَالْمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمْ وَفِي الرِّقَابِ وَالْغَارِمِينَ وَفِي سَبِيلِ اللَّهِ وَاِبْنِ السَّبِيلِ فَرِيضَةً مِنْ اللَّهِ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

“ All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet ”[12].

  1. 1.      Të varfërit لِلْفُقَرَاءِ

Sipas sheriatit Islam i varfër konsiderohet ai person i cili posedon pasuri më pak se nisabi, ose më pak se vlera e tij. Edhe pse ai person fizikisht është i shëndosh dhe mund të punojë e fitojë. Sipas sheriatit Islam i varfër konsiderohet edhe ai person i cili ka tokë apo shitore por të ardhurat nuk mund t’i mbulojnë harxhimet esenciale për jetes.[13]

  1. 2.      Miskin – Nevojtarët  وَالْمَسَاكِينِ

Miskin sipas sheriatit Islam është ai person i cili nuk posedon kurrfarë pasurie, ai është në gjendje më të keqe se i varfëri, ku nënkuptohet njeriu i cili banon në tokë të pluhërosur për shkak të skamjes së madhe. Miski ka të drejt t’u kërkoj ushqim për mbijetesë. Për këtë  grup kemi edhe Hadithin  Muhamedit a.s ku thotë:  “ Nevojtari nuk është ai që sillet duke kërkuar në mesin e njerëzve të cilin e largojnë një apo dy kafshata, një apo dy hurma, përkundrazi necvojtarë quhet ai që nuk gjenë pasuri të mjaftueshme dhe nuk kuptohet në mesin e njerëzve se është i varfër në mënyrë që t’i jepet sadaka dhe nuk ngrihet për tu kërkuar njerëzve.”[14]

Duhet të cekim se sipas disa fukahave nuk ka dallim mes miskini dhe fekirit, ku sipas tyre të dy janë në një gjendje të njejtë, ku sipas tyre shprehja Fekir dhe Miskin është e ngjajshme si Islam dhe Iman.[15]

  1. 3.      Punëtorët që e tubojnë zekatin وَالْعَامِلِينَ عَلَيْهَا

Këtu bëjnë pjesë personat të cilit bëjnë tubimin e zekatit, ku sipas ajetit Kur’anor edhe këtyre u takon një pjesë e zekatit. Kusht kryesor i këtyre është që të jenë njohës të mirë të dispozitave të zekatit.

Tubuesit e  zekatit duhet të jenë musliman të drejtë, t’i njohin mirë parimet islame dhe  të jenë të aftë për tubim sepse zekati është amanet i cili duhet respektuar. Zekati është pasuri shoqërore, andaj për mbledhësin nuk lejohet të marrë nga ajo pa të drejtë. Në lidhje më këtë, Adij b. Umejri transmeton hadithin nga Muhamedi a.s i cili thoshte: “ Atë që kemi punësuar në një punë ( për tubimin e zekatit ) le të na vijë me pakicën dhe shumicën ( e asaj pasurie ), çka ti jepet ( si pagesë nga shteti për mundin që e ka bërë ) le ta marrë e çka jo, mos të marrë ”. [16]

Lejohet që tubuesit e zekatit të jenë edhe të pasur por me mos të jenë nga familja e Muhamedit a.s., duke u mbështetur në hadithin e Ebu Seid el Hudrit që thotë se Muhamedi a.s ka thënë: “Sadakaja nuk i lejohet një të pasuri me përjashtim të pesë rastëve: Për atë që merret me shpërndarjen e saj, apo një njeri që e ka blerë me pasurin e tij, apo një tjetër që është zhytur në borxhë ose ai që lufton në rugë të All-llahut ose kur një nevojtari jepet sadaka dhe ai ia dhuron një të pasuri ”.[17]

  1. 4.      Për përfitimin e zemrave وَالْمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمْ

Zekati u jepet edhe atyre personave të cilët duhet përfituar zemrat e tyre e të anojnë në Islam, apo për tu mbrojtur nga sherri dhe dëmet e tyre, të shpresohet nga ndonjë e mirë e cila është në interesë të muslimanëve.

 

Ky grup njerëzish ndahet në disa kategori:

4.1.Grupi që u jepet që të hyjnë në Islam siç ishte rasti me Sufjan bin Umeje të cilit Muhamedi a.s i dha nga plaçka e luftës së Hunejnit edhe pse ai ishte mushrik.

4.2.Grupi i dytë janë ata persona të cilëve u jepet zekat vetëm e vetëm mos t’i sjellin dëm shtetit islam.

4.3.Grupi i tretë janë personat të cilët janë në fillim të islamit, për të përforcuar zemrat e tyre u jepet zekat.[18]

 

  1. 5.      Për lirimin e robit وَفِي الرِّقَابِ

Këta janë ata robër të cilët bien dakord me pronarët e tyre se do t’ua japin një pjesë të pasurive, ndërsa si kundër vlerë për këtë ata do t’i lënë të lirë.[19]

Atëherë  ai rob i cili dëshiron të lirohet nga robëria, por nuk ka pasuri i takon të marrë nga pasuria e zekatit. Për këtë All-llahu xh.sh flet në Kur’an ku thotë:

وَالَّذِينَ يَبْتَغُونَ الْكِتَابَ مِمَّا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ فَكَاتِبُوهُمْ إِنْ عَلِمْتُمْ فِيهِمْ خَيْرًا وَآتُوهُمْ مِنْ مَالِ اللَّهِ الَّذِي آتَاكُمْ

 E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t’i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve ”.             [20]

Duhet të cekim se ky grup i njerëzve për momentin nuk ekziston, sepse nuk ka më robër.

  1. 6.      Borxhliut وَالْغَارِمِينَ

Të zhyturve në borxhe, pavarësisht a është zhytur në borxhe për interesa personale,sikur që është martesa, apo blerja e barnave për shërim, apo për interesa të përgjithsme shoqërore.[21] Argument për këtë është ngjarja kur Pejgamberi a.s  i ka thënë njërit prej sahabeve i cili ishte i zhytur në borxhe “Qëndro te ne derisa te vijë zekati,pastaj i urdhëriojmë që të ndajnë zekat edhe për ty”. [22]

Muxhahidi ka thënë: “ Tre llojë njerzish konsiderohen borxhlinj: njeriut të cilit vërshimi ia ka rrëmbyer pasurinë, njeriut të cilit zjarri ia ka djegur pasurinë dhe një njeri i cili ka fëmijë shumë e nuk posedon pasuri, ai person hyn në borxh, me qëllim që t’i mbloj harxhimet e familjes së tij ”[23].

Duhet pasur kujdes të veçantë se borxhlinjët të cilët kan hyrë në borxhë për veprime të ndaluara islamikisht siç është droga, alkooli, luajtja e kumarës etj, këtyre personave nuk u jepet zekati për të paguajtur borxhin.

  1. 7.      Në rrugë të All-llahut وَفِي سَبِيلِ اللَّهِ

Bëhet fjalë për një grupë njerëzish të cilët për hir të ngritjes së Islamit shkojnë në luftë, këtij grupi u jepet zekat aq sa ka nevojë për përgatitje për në luftë[24].

Fukahatë e katër medh’hebeve janë të një mendimi se me fjalën وَفِي سَبِيلِ اللَّهِ në këtë ajet siç thamë është për qëllim xhihadi. Mirpo shtrohet pyetja se me fjalën xhihad a janë për qëllim vetëm lufta e armatosur me armë apo është për qëllim edhe format tjera të saj?

Por sot me fjalën xhihad ka një kuptim më të gjërë sesa lufta e armatosur, ngase lufta me armë sot llogaritet një nga llojet e xhihadit. Mundë që të luftohet edhe me laps edhe me gjuhë. Gjithashtu xhihadi mund të bëhet edhe me forma tjera siç është lufta mendore, ekonomike, politike dhe nëpërmjet mediumeve publike.[25]

Në rastet tona, sipas mendimit të shumicës së ulemave, më e rëndësishmja është kategoria e shtatë “për të mirën e përgjithshme – për në rrugën e All-llahut – “fi sebilil-lahi”, që përfshin të gjitha llojet e arsimit dhe edukimit islam, gjegjësisht ngritjen dhe zhvillimin e instituteve dhe enteve fetare, qëllimi i të cilave është ruajtja dhe avancimi i parimeve islame.[26]

  1. 8.      Udhëtarve وَاِبْنِ السَّبِيلِ

Udhëtar të cilët mund të ndihmohen me pasurinë e zekatit janë ata njerëz të cilët tentojnë të shkojnë në udhëtim për ndonjë veprim të mirë siç është haxhi, apo arsimimi, por nuk u mjafton pasuria. Gjithashtu udhëtarë konsiderohen ato persona të cilët nga ngelur pa pasuri në ndonjë vend të huaj, të tillët duhet ndihmuar me zekat.[27]

Kush ka prioritet në zekat

Muhamedi a.s thotë: “ O ummeti i Muhamedit pasha Atë i Cili më ka dërguar me të vërtetën, vërtet All-llahu nuk do pranoj sadakan prej asnjë njeriu që ka farefis, i cili ka nevojë për ndihmë, kurse ai e orienton atë te të tjerët. Pasha Atë në dorën e të Cilit ndodhet jeta ime, All-llahu njeriun e tillë në ditën e gjykimi as që do e shikojë ”.[28]

Më mirë është nëse dikush fillon nga vëllezërit e tij, motrat, pastaj fëmijët, xhaxhallarët, motrat e babait, motrat e nënës, pastaj familjarët e tjerë, fqinjët pastaj banorët e lagjes dhe në fund banorët e vendit.

Përfundimi

Me ndihmën e All-llahut, u mundova të paraqes një punim të shkurtër rreth zekatit, edhe pse zekati si ibadet nuk mund të përshkruhet me një punim si ky, por këtu kam cekur atë më thelbësoren, pa mos hyrë shumë në detaje.

Ky  punim është ndar  në tituj dhe nëntituj në të cilin,  për secilën ka argumente nga Kur’ani apo Hadithet e Muhamedit a.s. Në fillim të këtij punimi bëra një hyrje rreth zekatit duke treguar kuptimin e tij në aspektin gjuhësor dhe në atë terminologjik të sheriatit islam.

Në  pjesën  “ Ajetet për Zekatin ”, janë paraqitur disa ajete që flasin drejtpërsëdrejti  për këtë obligim edhe pse numri i ajeteve për të  është shumë i madh. Gjithashtu  u përfshi edhe Hadithi si burim i  dytë i sheriatit.

Pas ajeteve dhe haditheve, fillon edhe thelbi i temës “ Kujt i takon zekati ”, pa fjalët e All-llahut nuk mund të fillosh asgjë. Fillova me ajetin Kur’anor i cili bën kategorizimin e zekatit aq bukur sa që nuk ka nevojë për  hamendje. Për ta bërë këtë punim sa më të qartë për çdo grup që i takon zekati. Është bërë sqarim  më i  hollësishëm përmes  ajeteve  Kur’anore, Haditheve  dhe  mendimeve  të dijetarve më eminent për këtë çështje.

Dhe në fund është  cekur se cili ka prioritet në marrjen e zekatit, këtë prioritet më së miri e sqaron  Hadithi i Muhamedit a.s. i cili është shumë i qartë, shumica e njerëzve edhe  pse i kanë të afërmit e tyre të varfër, zekatin e dërgojnë në vende tjera.

            Ndoshta kam gabuar diku pa dashje, All-llahu i fal gjunahet pa qëllim..!!!

 

 

Literatura e shfrytëzuar:

  1. Sherif Ameti – Kur’ani me përkthim në gjuhën shqipe – Arabi Saudite, 1413.

  2. Selim Sulejmani – Fikhu Hanefi Ibadat I – Prishtinë, Mars – 2008.

  3. Irfan Abazi ( et. al ) – Pesë Shtyllat e Islamit – Shkup, 2003/1424

  4. Jusuf  Zimeri – Dispencë për vitin e dytë në Medrese.

  5. Bejadin Ameti – Kreu i Zekatit – Shkup, 2003/04.

  6. Naser Ramadani – Hadithi për vitin e katërt – Shkup, 1998.

  7. Ejup Mazllami – Rrugët e ndritshme të Islamit – Tetovë, 2005.

  8. Imer Jusufi – Hutbet e Xhumasë – Kërçovë, 2006.

  9. Faqe interneti: 9.1. http://www.islamgjakova.net/category.php?cat_id=zekati

9.2. http://www.forum-islamik.com/forum/shoëthread.php?22341-Kush-e-meriton-dh%EBnien-e-zekatit

9.3. http://www.udhaebesimtareve.com/kujt-i-takon-zekati-3/

_________________________
[1] Bejadin Ameti,  Kreu i Zekatit, Shkup 2003/04,  fq. 1.

[2] Irfan Abazi ( et. al ), Pesë shtyllat e fesë Islame, Shkup 2003, fq. 351.

[3] Ejup Mazllami, Rrugët e bdritshme të Islamit, Tetovë 2005, fq. 89.

[4] Sure El-Bekare, ajeti 43, Sherif Ameti, Perkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe.

[5] Sure Tevbe, ajeti 103, Sherif Ameti, Përkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe.

[6] Sure Muzzemmil, ajeti 20, Sherif Ameti, Përkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe.

[7] Sure A’raf, ajeti 156, Sherif Ameti, Përkthimi i Kurnait në gjuhën shqipe.

[8] Transmeton Buhariu dhe Muslimi, hadithin mund ta gjeni te libri “ HADITHI, për vitin e katërt”, fq.4, Rexhep Osmani.

[9] Transmeton Ebu Hurejreja. Hadithin mund ta gjeni në librin “Kreu i Zekatit”, Bejadin Ametit, , fq. 12

[10] Transmeton Ibn Abbasi, hadithin mund ta gjeni në librin “ Hutbet e Xhumasë” Imer Jusufi, fq. 64.

[11] Transmeton Buhariu në Sahihun e tij, 1410.

[12] Sure Tevbe, ajeti 60, Sherif Ameti, Perkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe.

[13] Irfan Abazi ( et. al ), Pesë shtyllat e fesë Islame, Shkup 2003, fq. 395-396.

[14] Transmeton Buhariu me nr.1479, Muslimi me nr.1039.

[15] Dispenc për vitin e dyt në Medrese, Jusuf Zimeri, fq. 16.

[16] Transmeton Muslimi.

[17] Transmeton Muslimi 1072.

[18] Këtë ndarje të grupeve mund të shihni në librin, Fikhu Hanefi I, Selim Sulejmani, Prishtinë 2008, fq. 445-446.

[19] Selim Sulejmani. Fikhu Hanefi I, Shkupi 2008, fq. 446.

[20] Sure Nur, ajeti 33.

[21] Faqe internet: http://www.forum-islamik.com/forum/shoëthread.php?22341-Kush-e-meriton-dh%EBnien-e-zekatit

[22] Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi dhe Nesaiu.

[23] Jusuf Kardavi, Fikhu ez Zekat, 2/623.

[24] Dispenc për vitin e dyt në Medrese, Jusuf Zimeri, fq. 19.

[25] Irfan Abazi ( et. al ), Pesë shtyllat e Islamit, Shkup 2003, fq. 411-412.

[26] Faqe interneti: http://www.islamgjakova.net/category.php?cat_id=zekati

[27] Dispencë për vitin e dytë në Medrese, Jusuf Zimeri, fq. 19.

[28] Transmeton Taberaniu në Evsatin e tij dhe thekson se hadithi është merfu’.

Shkruan: Muzemil Osmani

Gjitha Xhamiat ne Gjermani

Gjitha Xhamiat ne Gjermani

Xhamia Ardhmeria ne Iserlohn Albanischer KulturzentrumArdhmeria IserlohnStahlschmiedestr. 458636 IserlohnTelefon: +49152 53581168 => Google Maps Karte Islamische-Albanisches Kulturzentrum Kleiner Pulvertlich 17-2120099 Hamburg Tel.: 040-241472Fax: 040-240401 Imam:...

mehr lesen
Zekati dhe grupet të cilëve u takon ai

Zekati dhe grupet të cilëve u takon ai

Tema që do ta trajtohet në këtë punim seminarik është: „ Grupe të njerëzve të cilëve u takon zekati “. Çështja e zeqatit në trojet tona është një ndër problemet më të medha, është obligimi i cili më së paku praktikohet në trojet tona duke harruar se zekati është në...

mehr lesen
Profeti Muhamed – Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed – Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij, Abdullahu, ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte. Nëna Emine jetoi derisa ai u bë...

mehr lesen
IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR!

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR!

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR! Në pamundësi të bashkimit të të gjithë imamëve në një vend, vendosa të ju drejtohem publikisht me një letër të tillë; sa qortuese aq edhe këshilluese në të njëjtën kohë. Në prag të shekullit në të cilin kemi hyrë, shihet qartë se bota...

mehr lesen
Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu), i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i...

mehr lesen

DISA FJALË DREJTUAR MJEKËVE DHE TË SËMURËVE

Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e...

mehr lesen
Falja e Namazit

Falja e Namazit

Rëndësia e këtij obligimi islam në veçanti theksohet në më se njëqind ajete kur'anore, sepse namazi është vërtetim dhe manifestim i besimit të vërtetë - imanit. Përgatitja për namaz Për namaz nevoiten disa përgatitje, të cilat përbëhen nga këto kushte: 1.trupi, petku...

mehr lesen

Studimi i fundit i mjeksisë gjermane rreth agjërimit

Studimet e fundit gjermane në fushën e mjeksisë tregojnë se, agjërimi i përseritur e aktivizon trurin dhe e mbron atë nga gjakderdhja e mbrëndshme. Studimet tjera thonë se agjërimi konverton toksinat e trupit në energji. Këta studiues kanë zbuluar pas një studimi tre...

mehr lesen

TI DHE FAMILJA JOTE GJATË RAMAZANIT

Familja jote, shoqëria e afërt, të cilët të konsiderojnë mbretëreshë është përgjegjësi për ty në çdo kohë dhe në çdo rast. Detyrimet e tua ndaj familjes shtohen në muajin që e arrijmë vetëm një herë në vit e nuk garantohemi se do ta arrijmë vitin e ardhshëm “Muaji i...

mehr lesen

Në syfyr ka bereqet

Muhammed b. Ibrahim El Hamd Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim! Ne një hadith, te pajtuar për saktësinë e tij, qëndron: “تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً Bëni...

mehr lesen