Berisha rrëfen për herë të parë përse mbrojti Metën pas videos me Priftin

Në intervistën që dha për AbcNews ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë se pse doli në krah të kreut të LSI-së Ilir Meta në vitin 2011 pas publikimit të videopërgjimit me Dritan Priftin. Berisha tha se këtë e kishte bërë duke besuar në provat që kishte parë. “Nëse Ilir Meta më ka hedhur “hi syve” për 700 mijë euro, do të them se më ka hedhur “hi syve”. Megjithatë, kishte një proces gjyqësor. Në dokumentin që kam parë shkruhej qartë se dëmi i krijuar nga moszbatimi i vendimit të gjykatës ishte 700 mijë euro. A ishte rregulluar kjo më vonë nuk e di, por kishte një gjyq”, – tha Berisha në emisionin “Vendore 2015” të AbcNews.

Duke vijuar të sqarojë ato që ndodhën më pas, ish-kryeministri Berisha Ilir Meta pas dorëheqjes nuk mori asnjë detyrë publike. “E vetmja gjë që kërkoi ishte të bëhet President në vitin 2012, por doli kartoni i kuq, harroje i thashë”, – tha Berisha. / Lapsi.al

Lexo me shume nga kjo kategori…

Rezultatet e fundit: 38 bashki e majta, 13 e djathta

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 52 bashki. Në 38 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 13 fitues janë kandidatët e së djathtës dhe 1 i partisë së minoritetit grek "Mega". Pas Korçës dhe Lushnjes koalicioni i majtë ka marrë 3 nga bashkitë e...

mehr lesen

Zemra.com – Rama dhe befasia kuqevjollcë

Përderisa kanë nisur të numërohen kutitë e para të votuesve, përfshirë edhe votat e kryeqytetasve, i pari i Qeverisë, Edi Rama, sjell ne postimin e tij në Facebook edhe imazhet nga Brenda vendvotimeve Përderisa kanë nisur të numërohen kutitë e para të votuesve,...

mehr lesen