von Zemraadmin | Nov. 29, 2015 | Kosova
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë dërguar në Prokurorinë Themelore të Kosovës, në Pallatin e Drejtësisë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ai tha se ende nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për caktim të masës së sigurisë nga Prokuroria, dhe të arrestuarit ende nuk kanë arritur në Gjykatën Themelore.
“Ne jemi në pritje të kërkesës nga ana e Prokurorisë, nuk e di a mund të bëhet ajo sonte, nesër apo në ditët në vazhdim”, thotë Ibrahimi. / Reporteri.net
Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von YouTube. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf die Schaltfläche unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.
Mehr Informationen
von Zemraadmin | Nov. 17, 2015 | Kosova
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nuk do të ketë normalizim të situatës në rast se nuk tërhiqen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Përmes këtij njoftimi ata kanë thënë se situata po tensionohet si rezultat i insistimit të pushtetit për t’i realizuar marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ne nuk do të pranojmë diçka të tillë dhe nuk do të ketë shtensionim të situatës pa hequr dorë Qeveria nga besnikëria ndaj Serbisë.
Lexojeni njoftimin e plotë të VV-së:
Nuk ka normalizim pa u tërhequr marrëveshjet!
Sot, deputetët e opozitës pamundësuan sërish vazhdimin e seancave të Kuvendit të Kosovës. Megjithëse Kuvendi u blindua nga qindra policë, opozita vazhdoi protestën e saj brenda Kuvendit për të parandaluar normalizimin e punës së institucioneve. Koalicioni i „Zajednicës“ mund të mbajë mbledhje ilegale nëpër bufe e skuta të Kuvendit, por në Kosovë nuk do të ketë normalitet pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Situata po tensionohet si rezultat i insistimit të pushtetit për t’i realizuar marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ne nuk do të pranojmë diçka të tillë dhe nuk do të ketë shtensionim të situatës pa hequr dorë Qeveria nga besnikëria ndaj Serbisë. /RTKLive.com
von Zemraadmin | Nov. 16, 2015 | Kosova
Shefat e grupeve paraletrare të subjekteve opozitare kanë bërë thirrje që mos të ketë seancë në Kuvendin e Kosovës sepse thirrja e seancës vetëm se do ta thellojë krizën.
Sipas tyre thirrja e seancës së nesërme tregon se ky koalicion është koalicion i arrogancës.
“Ju bëjmë thirrje mos të bëjnë provokime të tilla. Çështja e buxhetit është diçka që pret, jo urgjente. Për çdo eskalim përgjegjës ka me qenë kryetari i kuvendit”, ka thënë shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën ,Valdete Bajrami.
Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca deklaroi se derisa Qeveria mos t’i tërheq nënshkrimet, opozita e bashkuar do ta pamundëson punën e Qeverisë në Kuvend.
“Po i bëjmë thirrjeve kokave të arsyeshme, nëse ka të tilla që ta anulojmë. Kjo thirrje e seancës është thellim i krizës në vend. Mbajtja edhe e një seance është përshkallëzim i situatës që nuk e dëshiron askush”, tha ai. / RTKLive.com
von Zemraadmin | Nov. 16, 2015 | Kosova
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së Kosovës, ku u shqyrtua gjendja e sigurisë në vend, pas ngjarjeve të fundit tragjike në Paris.
Duke vlerësuar hapat e ndërmarrë deri më tani nga institucionet e shtetit, kryeministri Isa Mustafa, theksoi se Kosova duhet të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet që të përballet me kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe rrjeteve të krimit të organizuar.
“Kosova është pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit dhe vazhdon të luaj rol domethënës duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të dhe shtetet tjera aleate, në përballje me këtë fenomen dhe rrezik global. Institucionet e sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë punuar shumë në këtë aspekt dhe kemi rezultate të dukshme në hetimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve të dyshuara terroriste dhe rrjeteve kriminale. Qeveria dhe institucionet tjera, poashtu, kanë punuar në zhvillimin e infrastrukturës ligjore”, tha kryeministri Mustafa, duke iu referuar miratimit të Ligjit që parandalon pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftëra të huaja dhe Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi se Republika e Kosovës duhet të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet që të përballet me këto sfida dhe të jetë shumë efikase në parandalimin dhe adresimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e rajonit dhe aleatët tanë ndërkombëtarë.
Në takim, u bë e ditur se është bërë shtimi i masave dhe vigjilencës në vendet publike, institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, objektet kulturore e fetare, si dhe në mjediset e përziera etnike.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të AKI-së raportuan mbi gjendjen e sigurisë, me ç’rast konfirmuan që institucionet janë në nivel të detyrës dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet që të parandalojnë çdo lloj kërcënimi për sigurinë në vend.
Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka kërkuar nga institucionet relevante që të marrin menjëherë masat e nevojshme për të ofruar siguri në komunikacionin rrugor anekënd Kosovës, duke pas parasysh shqetësimet legjitime të qytetarëve, pas rritjes së numrit të aksidenteve me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur kohët e fundit. / RTKLive.com