Dredhëza është e mirë kundër stresit

Konsumimi i përditshëm i dredhëzave mund të jetë me efikasitet të lartë në kontrollimin e tensionit dhe uljen e stresit.

Dredhëzat janë të pasura me shumë elemente ushqyese, si vitamina dhe antioksidues.

Jo vetëm që mund t’i konsumoni të freskëta, por dredhëzat mund edhe t’i shoqëroni me ushqime të tjera, ose t’i përfshini në sallata. Ato janë edhe një mjet shumë i mirë për dietë, pasi ju ngopin dhe ofrojnë pak kalori.

Kakao mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me „flavanoli“, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me „flavanoli“-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja.

Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve.

Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave.

“Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve.

Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kafja zvogëlon rrezikun nga aksidentët në trafik

“Kafeja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë zvogëlojnë rrezikun nga përplasja”,thuhet në punimin e botuar në revistën “British Medical Journal”,por ekspertët e sigurisë në trafik tërheqin vërejtje se kafeina nuk mund të jetë zëvëndësuese e gjumit.

Më se një e treta e pjesmarrësve kanë thënë se gjatë vozitjes pinë kafe dhe pije të tjera me kafeinë,ndërsa gjysma e atij numëri të intervistuar thonë se këtë e bëjnë që të qëndrojnë të zgjuar.

Studimi ka zbuluar se shoferët që kanë konsumuar kafeinë kanë pasur 63 % më pak shance që të përfshihen në aksident trafiku në krahasim me shoferët që nuk kanë konsumuar kafeinë.

Gjuha agjeron

Gjuha agjeron

 

“Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit. Edhe ata të cilët largohen nga Laghvu (fjalët e kota, të rreme e të liga, mashtrimet, përgojimet dhe gjithë çfarë ka ndaluar Allahu).” (Muminun, 1-3)

Dëmet e gjuhës janë të mëdha. Ebu Bekri e kapte gjuhën me dorë, e qante, dhe shprehej: “Kjo do të më humbë.” Ibni Abasi i drejtohej gjuhës me fjalët: “Flit vetëm të mirën, do të përfitosh ose hesht, do të shpëtosh.”

“Dhe thuaju robërve të Mi se duhet të flasin vetëm fjalët më të mira, sepse vërtet shejtani mbjell mosmarrëveshje mes tyre. Me të vërtetë që shejtani është për njeriun armik i hapur.” (Israë, 53)

“O ju që keni besuar! largohuni prej dyshimeve. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Edhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave, as mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit një gjë të tillë. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirëplotë.” (Huxhurat, 12)

Të nderuar agjërues! Çdo fjalë është e ruajtur. Për çdo fjalë do të jepet llogari. “Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18)

Atëherë, si mund të agjërojë gjuha kur ajo përgojon dhe shpif?! Si mund të agjërojë kur ajo gënjen dhe mashtron?! Si mund të agjërojë kur fyen dhe dëshmon rrejshëm?!

Muhamedi (lavdë­ri­mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Besimtar i mirë është ai prej gjuhës dhe dorës së të cilit muslimanët janë të ruajtur.” (Transmeton Buhariu)

Të kujtojmë edhe këtë: I Dërguari i Allahut thotë: “Njerëzit më të urryer tek Allahu janë polemizuesit e ashpër dhe ata që nuk lëshojnë pe në hasmëri.” (Buhariu dhe Muslimi)

Muhamedi (lavdë­ri­mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë: “I garantoj shtëpi në qoshet e xhenetit atij që le polemikën edhe nëse është në të drejtë, shtëpi në mes të xhenetit atij që le gënjeshtrën edhe në shaka dhe shtëpi në lartësi të xhenetit për atë që ka moral të mirë.”(Transmeton Ebu Davudi)

Atëherë, agjërim i vërtetë është kur gjuha është në përmendje të Allahut të Lartësuar. Dhikri më i mirë i këtij lloji është lavdërimi i Allahut me atë që e ka lavdëruar Allahu vetveten dhe me atë që e ka lavdëruar i Dërguari (lavdë­ri­mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ky lavdërim është në tri shkallë: hamd, thena dhe mexhd.

Kur të thuash Elhamdu lil-lah, kjo është lajmërim mbi Allahun me cilësi të plota, duke e dashur dhe duke qenë i kënaqur me Të, por nëse e përsërit këtë gjë herë pas here, bëhet thena, e nëse e lavdëron me cilësi të madhështisë dhe mbretërisë, atëherë bëhet mexhd.

Allahu i Lartësuar këto tre lloje i ka përmendur në fillimin e Fatihasë. “Kur të thotë njeriu: “El-Hamdu lil-lah rabbil-alemin”, Allahu thotë: “Më falënderoi robi Im.” Kur të thotë: “Errahman Errahim”, Allahu thotë: “Më lavdëroi robi Im”, kurse kur të thotë: “Maliki jeumud-din”, Allahu thotë: “Më madhëroi robi Im.”

Përmendja e Allahut është një dhunti e madhe, dhuratë bujare, me të afrojmë nimetet (dhuntitë) dhe largojmë nikmetet (dënimet), është ushqim i zemrës, kënaqësi e syrit, lumturi e shpirtit, shpirt i jetës dhe jetë e shpirtit.

Allahu im! Më mundëso që gjuha ime të thotë vetëm të vërtetën!

Allahu im! Ruaje gjuhën time nga çdo gjë që Ti nuk e do dhe nuk je i kënaqur!

Ulvi Fejzullahu – Bujanoc

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip