“Thirrjet e Nënave” braktisin “Vetëvendosjen”

Protest

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” Nysrete Kumnova, kryetare e kësaj organizate. Ajo nuk ka pranuar të flasë shumë për këtë qështje, me arsyetimin se ka problem shëndetsore, por shkurtimisht ka thënë përmes telefonit se nuk do të jenë pjesë e protestes. “Unë personalisht jam sëmurë duke marrë infuzion dhe nuk do të jem të marten në Prishtinë. Por gjithashtu besoj që askush prej familjarëve nuk do të jetë atje. Në shoqatë kemi vendosur që të mos jemi pjesë e asnjë proteste”, ka thënë shkurtimisht ajo.

Kumnova nuk ka dhënë arsye shtesë se pse kanë evendosur ta braktisin protestën, por megjithatë ka shtuar se shoqata do të vazhdojë të qëndrojë prapa qëndrimeve të veta. “Në do të vazhdojmë ta kërkojmë shkarkimin e Jabllanovicit, por tash e tutje këtë do ta bëjmë të pavarur si shoqatë me metodat tona”, ka përfunduar ajo.

Ndërkohë, të pyetur nga gazeta, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë kanë thënë se nuk kanë informacione për ndonjë lëvizje të tillë. “Unë sot e kam vizituar zonjën Kumnova në spital dhe ajo më ka thënë se vazhdon të qëndrojë prapa asaj që e kem nisur, prandaj edhe në emër të saj bëj thirrje për pjesamrrje sa më massive në protesten e nesërme. Nuk e di nëse ka ndryshuar diçka në qëndrimin e saj”, ka thënë Driton Çaushi, koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, për të sthuar se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë lindin dyshimet për ndonjë lojë politike. “Nëse ka ndonjë lëvizje atëherë dihet se kjo është në vazhdë të sulmit politik të subjekteve politike që nuk kanë guzim të pozicionohet në këtë situatë”, ka thënë Çaushi. Ai këto deklarata i ka dhënë në një konferencë për media në ambient të hapur, e në të cilën ndryshe nga heart tjera nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësuese e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.

Ndryshe, burime brenda Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, kanë thënë për gazeten se nënat e të pagjeturve nga Gjakova kanë vendosur që realizimin e kërkesave të tyre për shkarkimin e ministrit Jabllanovic ta kërkojnë të vetme si shoqatë, pasi pas protestës që u mbajt të shtunen në Prishtinë, ato kanë konstatuar se kjo qështje tashmë ka marrë përmasa politike e partiake, prandaj ato nuk janë të interesuara që qështja e të pagjeturve të bëhet mjet për përfitime politike të subjekteve politike në Kosovë.

Në këtë vendim duket që ka ndikuar edhe eskalimi në dhunë dhe vandalizëm i protestës së të shtunes. Këtë e dëshmon edhe një deklaratë e së dieles e Nyzrete Kumnovës, e cila për mediat kosovare ka thënë se “Thirrjet e Nënave” disatoncohet nga dhuna e përdorur gjatë protestes. “Nënat e Gjakovës ndihen të prekura dhe të ofenduara për shkak të atyre sjelljeve ekcesive, ku u sulmua ndërtesa e Qeverisë” ka thënë ajo.

Lexo me shume nga kjo kategori…