Policia apelon për kujdes në komunikacion gjatë verës

Policia e Kosovës apeloi tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit.

Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore gjatë sezonit verorë ka caktuar Njësitet Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apeloi tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Faktorët kontribuues në shkaktimin e aksidenteve janë kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave te komunikacionit rrugor”, thuhet ndër të tjera në njoftim. / RTKLive

Lexo me shume nga kjo kategori…

Mbledhja e KQZ-së, përplasje mes VV-së dhe LDK-së

Mbledhja e KQZ-së, përplasje mes VV-së dhe LDK-së

Votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues (E plotësuar 18:15) - Ahmetaj: Do t’i korrigjojmë problemet e votuesve nga diaspora Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se do t’i zgjidhin të gjitha problemet e...

mehr lesen