Në Kosovë rreth 350 mijë ndërtime pa leje

Në Kosovë, zyrtarisht janë regjistruar rreth 350 mijë ndërtime pa leje. Tash faza tjetër e procesit është shqyrtimi i tyre në të cilën do të bëhet legalizimi, aty ku ka mundësi.

Tashmë gjithçka ka përfunduar. Në Kosovë janë regjistruar në regjistrin kombëtar rreth 350 mijë ndërtime pa leje. Me përmbylljen e këtij regjistri, përfundoi edhe faza e parë e procesit të legalizimit.
Ferid Agani, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë thotë se shndërrimi i ilegalitetit në legalitet, jo ligjore në ligjore është arritja me e madhe e këtij procesi. „Jam shumë I lumutur që këtë e kemi bërë së bashku” tha ai. Këtë proces po e ndihmon USAID-i, ndërsa prezentë në këtë ngjarje ishte një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit Amerikan. Alina Romanoëski, Koordinatore për Ndihmë të Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Euro-Azi, kjo gjë është përifutese për familjen dhe komunitetin që të drejtat për pronën duhet të realizohen. ndërsa, James Hope, Drejtor i Misionit të USAID në Kosovë tha se duke qenë partnerë mbetet shumë punë për tu bërë. „Do të jemi të angazhuar të vazhdojmë, sepse kemi shumë punë për të bërë. Sot nuk jemi duke festuar, por jemi duke u bërë gati për punën e madhe që na pret”, tha ai.
Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Ministrinë e Planifikimit që ta shtyjë përpara këtë projekt. Faza e dytë e procesit të trajtimit të objekteve pa leje, do të nisë në shtator të këtij viti për të përfunduar në fillim të vitit 2017. / RTKLive.com

Lexo me shume nga kjo kategori…